Janet refuzon të shohë dokumentarin e Michael

Janet Jackson nuk ka në plan ndonjëherë ta shohë dokumentarin për Michael Jackson, ‘This Is It”, pasi do të ishte shumë e dhimbshme për të.
Filmi që përfshin pamje nga provat që Mbreti i Popit bënte për koncertet e parapara në Londër ka qenë hit në kinematë botërore dhe tashmë ka kaluar shumën e 200 milionë dollarëve vetëm për tre javë lëshimi.

Anëtarët e familjes Jackson, përfshirë edhe babanë Joe, dhe vëllezërit e Michael, Jermaine, Tito, Jackie dhe Marlon, që të gjithë dolën në premierën e Los Angeles muajin e kaluar, por Janet refuzoi ta shohë atë.

“Nuk e kam parë. Dhe përfundimisht nuk do ta shoh, jo tash. Nuk e di nëse ndonjëherë do ta bëj”, ka thënë Janet për ABC News.