Jeni "Pro" apo "Kunder" klonimit te njeriut?

Mundësia për klonimin e njeriut, doli kur shkencëtaret skoceze në Institutin Roslin krijuan delen e shumëpërfolur “Dolli” (gjini 385, 810-13, 1997), që rriti interesin dhe shqetësimin në gjithë botën për shkak të komplikimeve të saj shkencore dhe etike. Bema, e përcaktuar nga revista Shkenca si revolucioni i 1997-es, gjithashtu solli pasiguri mbi kuptimin e ”klonimit”—një term mbrojtës i përdorur tradicionalisht nga shkencëtaret për të përshkruar proceset e ndryshme për dyfishimin e materialit biologjik.

Personalisht jam Pro,pse jo mbas “vdekjes” time,te rilinde nje Kliton tjeter identike si une.:slight_smile:

Ka shume teori ne lidhje me pranimin ose jo te klonimit. Njeriu gjithmone ka dashur te sfidoje vdekjen - por mos harrojme qe kloni dhe pse kopja jone eshte nje entitet me vete. Cdo te ndodhte sikur disa kopje te miat te vinin verdalle. Mendoni te keni vec nje kopje tuajen, nese kjo kopje kryen nje krim te gjithe do me identifikonin mua si kriminel - asnje nuk do dinte te dallonte isha une apo kloni.

Apo vjen kloni te banka jote dhe ta than gjithe llogarine :stuck_out_tongue:

Po sikur femija juaj te gjendet perballe faktit ku shikon 2 njerz identik - kush do jete babai i vertete? Do shembet koncepti me i forte i races njerezore - familja edhe pse ne ditet e sotme ka degradim, por sidoqofte 1 mbetet babai ne cdo familje qe ai krijon.

Ajo cka mendohet sot per klonimin eshte klonimi i pjeseve dhe organeve te trupit.

Mund t’ju ndodhe nje aksident dhe me klonim te zevendesojne nje krah apo kembe apo gisht. Nuk ke pse te presesh ne liste per dhurues organesh kur ti mund te vendosesh nje kopje identike te tij. Apo mundesia per te zevendesuar dhembet :smiley:

Jam dakord per klonime te pjeseshme e jo te kompjet individit.

Jo jo ti sme kuptove,une thashe qe geni im te klonohet mbas vdekjes sime.:slight_smile: Muhabet kot ë :p:):o

Nëse ky fenomen do kontrollohej me kujdes që të mos ket probleme siç i përmendi më lart kokushta nuk gjej arsye të jem kundra
Do më pëlqente ideja të kisha klonin tim sikur të ishte akoma më përfekte se un do më pëlqente më shum :smiley:

Kokushta, kur behet fjale per klonim, ai qe mund te jet “Klon” nuk do ket te njejten moshe me individin qe i jane marre embrionet, prandaj nuk do ishte e mundur qe te ngaterroheshin. Pastaj edhe nese do te kryhej nje krim, sado identik qe mund te jete ai “Klon”, gjurmet e gishterinjve nuk mund te jene asnjeher te njejta. Megjithese edhe mendimi yt me pelqen. Do ishte mire sikur te klononin organet njerezore.

Duhet te pranojme gjithashtu se “Kloni” do binte ne kundershtim me ligjet e natyres.

Ekziston dhe nje eksperiment tjeter ne te cilen po kryhen studime tek zvarraniku qe ne quajme Hardhuce ose ne gjuhe popullore Zhapik. Hardhuca ka nje pigment ne trupin e tij, i cili pasi ia presim bishtin, ben te mundur qe bishti i tij te formohet perseri ne gjendjen qe ka qene me pare. Edhe ky do ishte nje zbulim mjaft i bujshem sepse te gjithe njerezit ne bote qe sot jane invalide, pa kembe apo pa dore, do mund te kishin perseri gjymtyret e tyre. :slight_smile:

Nga njera ane teknologjia dhe zbulimet qe kemi arritur po ndihmojne racen njerezore te jetoje me gjate, por mos te harrojme qe jemi ne te cilet po e cojme drejt fundit kete bote.

jam kunder

Cik si e nderlikuar , kunder

kunder se me kete bote qe eshte e me keta politikane qe jane kudo na moren me qafe
do ta perdorin per fitime per lek e jo per te miren e njerzve e sigurt kio…

kunder, kunder, kunder!!:smiley:

Gjithmone kunder!!!

Kunder…

Pse kunder Erina

Po njeri eshte dhe Erina nuk do si te tjeret :stuck_out_tongue:

Pro :smiley: / Pajtona me Kliton:)

Kunder jam

Kunder, jo per arsye specifike apo morale. Thjesht nuk dua nje tjeter Enver Hoxha dhe sdua qe ti bejne kopje Zt Sali Berisha :slight_smile:

Me pelqej kjo qe the ReniX

Ne kete rast shkenca eshte demshme, jam dakod me klonimin e organeve , ndryshe totalish kunder

megjithese paskam komentuar “pro”, votuar nuk kisha! Kshtu qe e verteta eshte se nuk me intereson! :smiley: