Jennifer Aniston refuzon oferten e Playboyt

LOS ANGELOS-Aktorja Jennifer Aniston ka hedhur poshtë nje ofertë të vlefshme 4 milionë funte për të pozuar nudo për revistën Playboy.
Bosi i magazinës, Hugh Hefner, raportohet se i është drejtuar ish-aktores së serisë “Friends”, pas fotografimit të saj për magazinën GQ, në të cilën ajo ka pozuar pothuajse nudo menjë kollare varur në qafë.

Sipas spekulimeve të fundit, Hefner i ka bërë këtë superofertë Anistonit, si dhe shpërblime shtesë në rast të shitjeve të mëdha.

Por, burimet thonë se aktorja tashmë 40-vjeçare nuk është e interesuar të tregojë më shumë sec duhet trupin e saj, dhe ka hedhur poshtë ofertën 4 milionëshe.

(burimi/BalkanWeb)

skan pun tjteer kto vec me ekspozu trupin me?