Jennifer Lopez: Te behesh nene ndryshon gjithcka

Jennifer Lopez mund te duket e njejte, por ajo thote se ka ndryshuar shume qe kur eshte bere nene e dy binjakeve 18-muajshe Max dhe Emme. “Nuk ka gje me te bukur se te nxjerresh ne jete nje person. Pra ti t’i japesh jete nje tjeter qenie njerezore dhe te kesh pergjegjesi per te”- shprehet aktorja e famshme e Hollywood ne nje interviste te dhene per revisten e perjavshme ‘Instyle’ me rastin e 15 vjetorit te krijimit te saj. “Je TI perpara se te vijne femijet dhe je perseri TI pas ardhjes se femijeve, por ju siguroj qe kjo TI nuk eshte e njejte”- vazhdon ajo.
Aktorja dhe njekohesisht kengetarja e famshme e cila ne muajin korrik te ketij viti festoi 40 vjetorin e lindjes me nje party vertet te madh flet per kete eksperience dhe shprehet se e ka ndryshuar ate plotesisht si person, duke filluar qe nga jeta private dhe deri tek karriera e saj ne televizion dhe ne biznese.
“Pa dyshim qe te behesh prind ndryshon tere prespektivat e tua rreth gjithckaje”- shprehet Lopez. “Tani nuk ke me veten tende ne plan te pare. Eshte dikush tjeter qe ti do me shume dhe qe ti kujdesesh me shume se vetja jote”.
Per yllin e hollywood ky ka qene nje ndryshim teper i madh, pasi ajo shquhej edhe per pjesemarrje te gjere ne cdo aktivitet te mundshem, ishte nje person teper aktiv, por qe tani mund te thuhet se ka ardhur ne nje pike qe as ajo vete nuk do ta mendonte se do te arrinte. Ajo eshte gati te beje ate qe nuk e ka bere ndonje here, ‘te refuzoje gjera qe ka vertet shume qejf te beje’.
“Jam ne nje faze te cuditshme te jetes. Me duket sikur jam ne gjendje te refuzoj shume gjera qe kam qejf te bej. Nuk jam e sigurt a duhet te jem aq aktive sa me pare, pasi kam dicka teper te rendesishme per t’u marre dhe me duhet te ul rendimentin tim ne karrieren televizive”- thote ajo. Por nga ana tjeter mund te thuhet se ajo eshte frymezuar nga femijet e saj, sidomos nga Max, i cili ka hedhur hapat e tij te para dhe e ka ndihmuar Jeniffer te shkruaje nje kenge per te.
Kur vjen puna tek martesa, Lopez, e cila tashme ka pese vjet martuar me Marc Anthony shprehet se eshte dicka qe vlereson me shume ne jete dhe se e ka ndihmuar shume pasi ka pasur mundesine ‘te kete shume ekperienca te bukura por edhe shume te veshtira, per te cilat mund te kete thene ‘ups’ dhe mund te jete penduar.
Ajo ende vazhdon te lexoje libra qe flasin per histori dashurie apo per ceshtjen e te dashuturit dhe per kete Jennifer shprehet: “Eshte pyetja qe ende nuk ka nje pergjigje te sakte – cili eshte celesi i te dashuruarit?”
Dhe per sa ka arritur ne jete ajo shprehet: “Mendoj se ne jete te gjithe kalojme eksperienca te veshtira nga te cilat nxjerrim shume mesime”- shprehet ajo. “Une kam arritur te kuptoj shume gjera dhe dy prej tyre jane se nje lidhje e vertete do kohe per t’u provuar nese eshte e tille dhe se te behesh prind te ndryshon jeten plotesisht”- perfundon Lopez.