Jezu Krishti (isai A.s.) Profet Dhe I Dërguar VetĖm

Senad Maku

Qė nga krijimi i njeriut tė parė fillon misioni i tė dėrguarve tė Zotit xh.sh. Ademi a.s. ishte njeriu i parė dhe pejgamberi i parė. Pejgamberllėku nuk arrihet me mundim e me lodhje dhe as me shumė ibadet, por ėshtė begati e dhuruar prej Allahut xh.sh. atij qė dėshiron prej robėrve tė Tij. Qėllimi i dėrgimit tė pejgamberėve ishte pėr ti udhėzuar njerėzit nė rrugė tė drejtė dhe tė vėrtetė, pėr besimin nė njė Zot dhe pėr largimin e tyre nga rruga e shtrembėr, nga e pavėrteta, nga adhurimi i shumė zotėrave.
Allahu xh.sh. zgjodhi pejgamber nga vende tė ndryshme, ēdo pupull ka pasur Pejgamber. Pra qėllimi i tyre ishte qė ti ndihmojė mendjes sė njeriut qė sa mė lehtė tė gjejė rrugėn e drejtė, pėr besimin nė Allahun xh.sh. dhe pėr tia ngrit njeriut moralin e lartė.
Kėtė e tregon edhe Allahu xh.sh. nė Kur’anin Famėlartė:
“Ne dėrguam nė ēdo popull tė dėrguar qė t’u thonė: “Adhuroni vetėm All-llahun, e largonu djave (adhurimit tė tyre)!” Por, pati nga ata qė All-llahu e udhėzoi dhe pati nga ata qė isshte i gjykuar me humbje, pra udhėtoni nėpėr botė dhe shihni se si ishte fundi i gėnjeshtarėve?” (En-Nahl: 36) poashtu nė ajetet tjera thotė:
“… nuk pati asnjė nga popujt qė nuk pati tė dėrguar”. (Fatir: 24)
“Ne nuk dėrguam asnjė tė dėrguar para teje e tė mos i kemi shpallur atij se: nuk ka zot tjetėr pėrveē Meje, pra mė adhuroni!”. (El-Enbija: 25)
Allahu xh.sh. dėrgoi shumė Pejgamber-profet, qė nga njeriu i parė dhe Pejgamberi i parė, Adami (Ademi a.s.) e deri te Pejgamberi i fundit Muhamedi a.s… Pejgamberėt para Muhamedit a.s. ishin tė dėrguar pėr njė kohė, pėr njė vend dhe pėr njė popull tė caktuar, kurse Muhamedi a.s. ishte dėrguar pėr tėrė njerėzimin.
Allahu xh.sh thotė: “Ne nuk tė dėrguam ty ndryshe vetėm se pėr tė gjithė njerėzit, myzhdedhėnės dhe tėrheqės i vėrejtjes, por shumica e njerėzve nuk e dinė”. (Sebe: 28)
Pėr Jezusin (Isan a.s.) si i dėrguar, si Pejgamber i Zotit flet Kur’ani Famėlartė, poashtu edhe vet Bibla.
Feja Islame, Kur’ani i Madhėruar pėr Isain a.s. thotė: Se Isai a.s. ishte i dėrguar i Allahut xh.sh. ashtu siē kan qenė edhe tė dėrguarit e tjerė, dhe misioni i tij ka qenė i njėjtė me profetėt e tjėrė. Allahu xh.sh. thotė:
“Ata (ithtarėt e librit) thanė: “Bėhuni jehudi ose tė krishterė, e gjeni rrugėn e drejtė”! Thuaj: “jo, (asnjėrėn) por fenė e drejtė tė Ibrahimit qė ai nuk ishte nga idhujtarėt. Ju (besimtarė) thuani: “Ne i besuam All-llahut, atė qė na u shpall neve, atė qė iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhėsve (tė Jakubit qė ishin tė ndarė nė dymbedhjetė kabile), atė qė i ėshtė dhėnė Musait, Isait dhe atė qė iu ėshtė dhėnė nga Zoti i tyre pejgamberėve, ne nuk bėjmė dallim nė asnjėrin prej tyre dhe ne vetėm atij i jemi bindur”. (Bekare: 135-136)
“Ai u pėrcaktoi juve fe atė qė i pat pėrcaktuar Nuhut dhe atė qė Ne ta shpallėm ty dhe atė me ēka e patėm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. (I porositėm) Ta praktikoni fenė e drejtė e mos u pėrēani nė tė. Pėr idhujtarėt ėshtė rėndė kjo nė ēka ju i thirrni ata. All-llahu veēon pėr tė (pėr besim tė drejtė) atė qė do dhe e udhėzon atė qė i drejtohet Atij”. (Shura: 13)
Edhe Pejgamberi i fundit Muhamedi a.s. ka thėnė:
“ Tė gjithė profetėt janė mes tyre vėllezėr prej tė njėjtit baba dhe feja e tyre ėshtė njė”. (Transmeton Buhariu)
Po qėse njė njeri mohon Pejgamberin e Isait a.s., nuk mund tė jetė besimtarė. Sepse tė gjithė profetėt kanė kumtuar tė njėjtat parime dhe baza tė besimit, prandaj feja qė ka gjetur shprehjen e saj nė kumtesėn e tyre, ka qenė gjithmon Islami.
Pėr dėrgimin e Isait a.s. si i dėrguar flasin edhe citate tjera Kur’anore:
“Po kur Isai erdhi me argumente tha: “Erdha te ju me pejgamberllėk dhe erdha t’ju sqaroj atė pjesė qė e kundėrshtonit, pra kini frikė All-llahun dhe mė respektoni mua! S’ka dyshim, se All-llahu ėshtė Ai Zoti juaj, andajAtė adhuronie! Kjo ėshtė rrugė e drejtė!” (Zuhruf: 63-64)
“Mesihu, bir i Merjemes, nuk ėshtė tjetėr, vetėm se i dėrguar; para tij pati shumė tė dėrguar. Nėna e tij ishte e drejtė (e ndershme). Qė tė dy ata ishin qė ushqeheshin (si njerėzit tjerė). Ja, si u sqarohen atyre argumentet dhe shih pastaj sesi ikthejnė shpinėn tė vėrtetės!” (El-Maide: 75)
“Ne i patėm dhėnė Musait librin dhe pas tij patėm dėrguar shumė pejgamberė. Isait, birit tė Merjemės i dhamė argumente (mrekulli) dhe e fuqizuam me (Xhibrilin) shpirtin e shenjtė. E saherė qė u erdhi ndonjė i dėrguar me ēka nuk u pėlqeu juve, a nuk u bėtė kryelartė dhe disa prej tyre i pėrgėnjeshtruat e disa i mbytėt? (Bekare: 87)
“O ithtarėt e librit, mos teproni nė fenė tuaj dhe mos thuani tjetėr gjė pėr All-llahun, pėrveē asaj qė ėshtė e vėrtetė. Mesihu Isa, bir i merjemes, ishte vetėm i dėrguar i All-llahut. Ishte fjalė e Tij (bėhu) qė ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymė (shpirt) nga Ai. Besonie pra All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij e mos thoni: “Tre” (trini). Pushoni (sė thėni), se ėshtė mė mirė pėr ju. All-llahu ėshtė vetėm njė All-llah; larg qoftė asaj qė Ai tė ketė fėmijė. ē’ka ka nė qiej dhe nė tokė ėshtė vetėm e Tij. Mjafton qė All-llahu ėshtė planifikues i pavarur”. (En-Nisa: 171)

Kur shfletojmė Biblėn, shohim se edhe nė vet Biblėn tregohet qartazi se Jezusi erdhė si i dėrguar nga Allahu xh.sh. dhe ėshtė njė ndėr profetėt e tjerė. Ku nė vazhdim do ti cekim disa nga citatet qė pėrmendėn nė katėrt ungjijt si tė Mateut, Markut, Lukės dhe Gjonit, duke mos ju referuar krejt Dhjatės sė Re nė tėrėsi sepse edhe aty ka plotė citate ku tregohet pėr Jezusin dhe dėrgimi i tij si profet, por do tė referohemi me kėto katėr ungjij.
Te Ungjilli i Mateut 10:40-41 tregohet se Jezusi u tha nxėnėsve tė vet:" Ai qė ju pranon, mė pranon mua; dhe ai qė mė pranon mua, pranon atė qė mė ka dėrguar.Ai qė pranon njė profet nė emėr tė njė profeti, do tė marrė shpėrblimin qė i takon profetit; dhe ai qė pranon tė drejtin nė emėr tė tė drejtit, do tė marrė shpėrblimin qė i takon tė drejtit".
Poashtu Jezusi tha: ‘‘Cilido qė pranon njė nga kėta fėmijė nė emrin tim, mė pranon mua; dhe kushdo qė mė pranon mua, nuk mė pranon mua, por atė qė mė ka dėrguar’’ (Marku 9 :37)
Nė Ungjillin e Llukes tregohet se Jezusi u tha nxėnėsve: “Kush ju dėgjon, mė dėgjon mua; kush ju pėrbuz, mė pėrbuz mua; dhe kush mė pėrbuz, pėrbuz atė qė mė ka dėrguar’’. (Llukes 10 :16)
Transmetohet nga Jezusi tė ketė thėnė:Jezusi u tha atyre: ''Ushqimi im ėshtė tė bėj vullnetin e atij qė mė dėrgoi dhe tė kryej veprėn e tij”. (Gjoni 4 :34)
Poashtu tek Gjoni 5 :37 thuhet qė Jezusi ka thėnė:“Dhe Ati, qė mė dėrgoi, ai vetė ka dėshmuar pėr mua; ju nuk e keni dėgjuar kurrė zėrin e tij dhe as nuk e keni parė fytyrėn e tij”.
Ndėr kėto citate qė i cekėm tė bibles bėjnė me dije se Jezusi qartė pohon se ėshtė i dėrguar i Zotit. Jezusi pohon se dikush e ka dėrguar dhe kush e pranon mesazhin, dėrgesėn e tij, ka pranuar Zotin qė e dėrgoi Jezusin. Me fjalė tė tjera, Jezusi ėshtė pejgamber, Zoti e dėrgoi qė ta udhėzoi popullin e tij.
Jezusi pohon se ėshtė pejgamber, sepse deklarohet: “Ai qė pranon njė profet, nė emėr tė njė profeti dotė marrė shpėrblimin qė i takon profetit”. Ky ėshtė pohim i qartė nga Jezusi se ėshtė pejgamber, i dėrguar i Zotit.
Fragmenti “Ushqimi im ėshtė tė bėj vullnetin e atij qė mė dėrgoi dhe tė kryej veprėn e tij” vėrteton se Jezusi u thoshte njerėzve se ai ėshtė vetėm i dėrguar i Zotit dhe vėrteton se veprimi i Jezusit ėshtė realizimi i vullnetit tė Zotit dhe nėnshtrim ndaj atij vullneti, tė predikojė dhe ta kryej shpalljen me tė cilėn Zoti e dėrgoi. Jezusi deklarohet dhe ėshtė shumė i qartė nė fjalėt e tij, ku nuk ka vend pėr paqartėsi, Jezusi shprehet me gjuhė tepėr tė qartė, pėr atė qė dėshiron tė dėgjojė dhe tė kuptojė se ai ėshtė i dėrguar i Zotit.
Jezusi u tha shokėve: ‘‘Asnjė profet nuk pėrēmohet, veēse nė vendlindjen e vet dhe nė shtėpinė e vet’’.( Mateu 13 :57)
Ashtu edhe kritika tjetėr qė Jezusi iu tha popullit tė vet pėr mosbesimin e tyre tregohet tek Lluka 4/24 ku thotė:’‘Nė tė vėrtetė po ju them se asnjė profet nuk mirėpritet nė atdheun e vet". Jezusi pohoi se ėshtė pejgamber dhe se cifutėt nuk e njihnin, nuk e pranonin si tė tillė.
Nė citatin tjetėr Jezusi tha:’‘Mė duhet ta shpall lajmin e mirė tė mbretėrisė sė Perėndisė edhe nė qytete tė tjera, sepse pėr kėtė jam dėrguar’’. (Lluka 4:43)
Citati i sapopėrmendur tregon se obligimi i Jezusit ėshtė ta pėrhap Lajmin e Mirė (Shpalljen), ai pohoj se ishte i dėrguar, d.m.th. profet. Nė Ungjillin sipas Llukės 24/19 tregon rastin e dy nxėnėsve qė i rrėfenin Jezusit pas shfaqjes sė tij ( pas kryqėzimit tė supozuar), duke mos e njohur atė, i thanė:’‘Ēėshtjen e Jezusit nga Nazareti, qė ishte njė profet i fuqishėm nė vepra dhe nė fjalė pėrpara Perėndisė dhe pėrpara gjithė popullit".
“Dhe turmat thonin: ‘‘Ky ėshtė Jezusi, profeti nga Nazareti i Galilesė”. (Mateu 21:11) “Atėherė tė gjithė u mrekulluan dhe lėvdonin Perėndinė duke thėnė: ‘‘Midis nesh doli njė profet i madh’’. “Ata duke u pėrgjgjur thanė: ‘‘Disa thonė “Gjon Pagėzori”, tė tjerė “Elia” dhe tė tjerė njė nga profetėt e lashtė qė ėshtė ringjallur’’. (Lluka 7:16/ 9:19) “Atėherė njerėzit, kur panė shenjėn qė bėri Jezusi, thanė: Me tė vėrtetė ky ėshtė profeti, qė duhet tė vijė nė botė’’. (Gjoni 6:14)
Kėtu shihen krejt qartė argumentet bindėse se Jezusi pėr nxėnėsit ishte njeri. Lajmėtarė, i dėrguar, profet i Zotit. Fjalėn i dėrguar e gjejm edhe nė citatet tjera si p.sh. tek Gjoni 7:18 ku thotė: “Kush flet nga vetja e tij kėrkon lavdinė e vet, kurse ai qė kėrkon lavdinė e atij qė e ka dėrguar ėshtė i vėrtetė, dhe nė tė nuk ka padrejtėsi”.
Pėrsėri tek Gjoni 8/29 thotė: "Dhe ai qė mė ka dėrguar ėshtė me mua; Ati s’mė ka lėnė vetėm, sepse bėj vazhdimisht gjėrat qė i pėlqejnė’’.
Poashtu Jezusi tek Gjoni 8/42 thotė:“Atėherė Jezusi u tha atyre: ''Po tė ishte Perėndia Ati juaj, ju do tė mė donit, sepse kam dalė dhe kam ardhur nga Perėndia; nuk kam ardhur, pra, nga vetja ime, por ai mė ka dėrguar”.
Këto fragmente vërtetojnë se Jezusi është Pejgamber i Zotit, dhe se ai predikoj mesazhin e Zotit drejtuar njerezve. Ai nuk erdhi nga vetja por ishte dërguar nga Zoti. Këto ishin disa nga citatet në bibel të cilët vërtetojnë, argumentojnë që Jezusi ishte vetëm profet i dërguar i Zotit e jo më tepër.
Jezusi pasi ringjalli të vdekurin të cilin e kishin bartur në qytetin që quhej Nain, të pranishmit thanë:’‘Midis nesh doli një profet i madh’’ dhe: ‘‘Perëndia e vizitoi popullin e vet’’. (Lluka 7:16)
Të pranishmit thanë: “Profet i madh”, d.m.th. Profet i Zotit-i dërguar, d.m.th. që është një sinjal i qartë se ai është i dërguar i Zotit.
Këto gjëra të qarta a duhet të qartësohen edhe më tepër ? Ku janë ata që dëshirojnë të dijnë, të dëgjojnë, të lexojnë, ku janë ato që dëshirojnë të kuptojnë e të udhëzohen ? KU ? Për atë që dëshiron udhëzim, rruga është tepër e qartë, ndërsa ai që dëshiron humnerën, rrugët janë të qarta dhe të shumta.
Pra duke analizuar citatet e lartpërmendura si ato Kur’anore poashtu edhe Biblike tregojnë qartazi se Jezusi ka qenë i dërguar i Zotit dhe profet i Tij.
Më poshtë do të tregojmë se Jezusi ishte i dërguar veç te një popull ashtu siç ishin Pejgamberët e tjerë para tij. Jezusi ishte i dërguar veç te populli hebre-çifut, te populli i tij, këtë gjë e argumenton Kur’ani poashtu edhe bibla.
Do ti referohemi së pari citateve Kur’anore ku thotë:
“Dhe, të dërguar te bijtë e Israilit: unë kam ardhur nga Zoti juaj me argument, unë nga balta ju bëj diç si shpendi, i fryej atij dhe ai me lejen e All-llahut bëhet shpend, unë i sheroj të verbërit, të sëmurit ne lëkurë, dhe unë me lejen e All-llahut ngjalli të vdekurit: unë ju tregoj për atë që e hani dhe për atë që e depononi në shtëpiat tuaja. Vertetë, kjo është fakt për ju nëse jeni besimtarë”. (Ali Imran: 49)
“Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: “O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!” E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapët”. (Saff: 6)
“Ai (Isai) ka qenë vetëm një rob, të cilin e bëmë pejgamber dhe e bëmë shembull të jashtëzakonshëm si përvojë për beni israilët”. (Zuhruf: 59)
“Po kur Isai erdhi me argumente tha: “Erdha te ju me pejgamberllëk dhe erdha t’ju sqaroj atë pjesë që e kundërshtonit, pra kini frikë All-llahun dhe më respektoni mua! S’ka dyshim, se All-llahu është Ai Zoti juaj, andajAtë adhuronie! Kjo është rrugë e drejtë!” (Ez-Zuhruf: 63-64)
Citatet Kur’anore tregojnë qartë se misioni i Jezusit dhe dërgimi i tij ishte te populli i vet te Beni Israilët gjë që edhe vet bibla e tregon ku thotë:
Në citatin Mateu 1/21 në të cilën thuhet se engjëlli i tha Jozefit: "Dhe ajo do të lindë një djalë dhe ti do t’i vësh emrin Jezus, sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre’’.
Nga ky fragment kuptojmë se, te fjala e përmendur “popullin e tij”, dihet që populli i Jezusit ishin çifutët. Në citatin nuk thuhet “do të shpëtojë njerëzit” ose “të shpëtojë botën”, por citati thotë: “do të shpëtojë popullin e tij”. Pse? Sepse Jezusi nuk erdh për tërë njerëzimin por qe i dërguar nga Zoti xh.sh. vetëm për çifutët, ashtu siç kanë qenë edhe të dërguarit para tij për një popull.
Pas lindjes së Jezusit, arritën disa dijetarë nga lindja në Jerusalem dhe pyetën: ‘‘Ku është mbreti i Judenjve, që ka lindur?” (Mateu 2:2)
Përsëri në Ungjillin e Mateut 2:6 thotë:"Dhe ti, Bethlehem, tokë në Jude, nuk je aspak më e parendësishmja ndër princat e Judesë, sepse nga ti do të dalë një udhëheqës, që do të kullotë popullin tim, Izraelin’’.
Nga argumentet konkludojmë se Jezusi ishte profet-i dërguar i çifutëve, erdh ta shpëtojë popullin e vet nga rruga e shtrembër, nga devijimi. Erdh që ta udhëheq popullin e tij drejt të vërtetës dhe besimit në një Zot, dhe adhurimin ndaj një Perëndie.
Tek Mateu 7/6 thuhet:“Mos u jepni qenve ç’është e shenjtë dhe mos i hidhni margaritarët tuaj para derrave, që të mos i shkelin me këmbë dhe të kthehen kundër jush dhe t’ju shqyejnë”.
Jezusi këtu i urdhëron dhe porositë nxënësit e vet që thirrjen atyre të mos ua predikojnë derrave. Në traditën çifute derrat janë njerëz të etniteteve jo çifute. Ky fragment vërteton se Jezusi përkufizoi misionin e tij vetëm për bijt e izraelit.
Kur Jezusi i dërgoi dymbëlljetë apostujt e tij, ato i porositi duke thënë:“Këta janë të dymbëdhjetët që Jezusi i dërgoi mbasi u dha këto urdhëra: ''Mos shkoni ndër paganë dhe mos hyni në asnjë qytet të Samaritanëve, por shkoni më mirë te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit”. (Mateu 10:5-6)
Jezusi ua ndaloi apostujve që njerëzit joçifut që të mos i thërrasin në fe, as fqinjët e tyre, samarianët. Misioni i tij ishte i përkufizuar apostafat për delet e humbura të shtëpisë së Izraelit.
Në Mateu 15/24 thuhet:’‘Unë nuk jam dërguar gjetiu, përveç te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit’’.
Në krahinat e Tirit e Sidonit, një grua nga Kananeja që kishte ardhur, filloi të thërras e të bërtasë: “O Zot bir i Davidit! Vajza ime është tmerrësisht e pushtuar nga një Demon!” Jezusi iu përgjigjë: “Unë jam i dërguar vetëm te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit”. Jezusi pse refuzoi shërimin e bijës së gruas nga Kananeja, sepse ai siç theksoi është i dërguar vetëm për popullin e Izraelit, i dërguar vetë për delet e humbura të Izraelit d.m.th. profet i Zotit për popullin çifutë.
Në citatin tek ungjilli i Llukës 2/32 thuhet:"dritën për të ndriçuar kombet dhe lavdinë e popullit tënd, Izraelit’’.
Vet citatët e lartpërmendur tregoj përgjigjen se Jezusi ka qenë i dërguar veç për një popull, te Beni Israilët.
Lluka tregon se si Jezusi iu drejtua një turme të popullit çifut me fjalët:“Sepse, ashtu si Jona qe një shenjë për Ninivasit, kështu edhe Biri i njeriut do të jetë një shenjë për këtë brez”. (Lluka 11:30)
Fragmenti vërteton se Jezusi është i dërguar i veçant për një vend.
Jona (Junusi a.s.) sipas fragmentit, ishte pejgamber për banorët e Ninovës, poashtu Jezusi ishte shenjë për këtë brezni. Fjala “për këtë brez”, nënkuptohet për vendodhjen e brezit në kohën e ekzistimit, d.m.th. Jezusi ishte për bijt e Izraelit, vetëm për atë brez (për popullin e caktuar dhe vend të caktuar).
Fragmenti tek Lluka 13/33-34, kur çifutët kërkuan nga Jezusi ta lëshojë Jeruzalemin, atëher Jezusi u tha:“Por sot, nesër e pasnesër më duhet të ec, sepse nuk mundet që një profet të vdesë jashtë Jeruzalemit. Jeruzalem, Jeruzalem, që i vret profetet dhe i vret me gurë ata që të janë dërguar! Sa herë desha t’i mbledh bijtë e tu sikurse klloçka i mbledh nën krahë zogjtë e vet, por ju nuk deshët!”.
Jezusi tregoi se është pejgamber dhe se nuk do ta lëshojë Jeruzalemin dhe banorët e Jeruzalemit, çifutët i cilësoi si vrasës pejgamberësh. Poashtu argumenti vërteton se Jezusi është i dërguar enkas për Izraelitët.
“Dhe ti, Bethlehem, tokë në Jude, nuk je aspak më e parendësishmja ndër princat e Judesë, sepse nga ti do të dalë një udhëheqës, që do të kullotë popullin tim, Izraelin” (Mateu 2:6)
Këto ishin disa citate-fragmente nga bibla të cilët lajmëronin Jezusin si profet i çifutëve, përpos këtyre citateve që ceka ka edhe shumë fragmente të tjerë nga bibla në tërësi që tregojnë se Jezusi është profet i Zotit dërguar popullit të Izraelit, çifutëve.

Pra si përfundim Jezusi ishte një nyje në zinxhirin e gjatë të profetëve dhe të dërguarve që Zoti i dërgoi në shoqëri dhe në kombe të ndryshme sa herë që ata kishin nevojë për një udhëheqje apo devijonin nga mësimet e Zotit. Jezusi a.s. u përgadit nga Zoti në mënyrë të veçantë për tu dërguar tek hebrenjët që kishin devijuar nga mësimet e Moisiut dhe të dërguarve të tjerë.
Për fund le të mbetet fjala e Allahut xh.sh. ku thotë në Kur’anin Famëlartë:
“O ithtarët e librit(krishteret-jehudit), përse, duke qenë se ju e dini të vertetën e ngatërroni me gënjeshtën dhe fshihni realitetin”? (Ali Imran: 71)