Jolie t’u japë fëmijëve filmin “Mr & Mrs Smith”

Angelina Jolie mezi pret t’ua tregojë fëmijëve filmin “Mr & Mrs Smith’, pasi kjo do t’u japë atyre rastin të shohin se si ajo u takua për herë të parë me babain e tyre, Brad Pitt.
Bukuroshja 35 vjeçare, e cila u takua me partnerin aktual Brad Pitt në xhirimet e filmit aksion të vitit 2005 “Mr & Mrs Smith” përderisa ai ishte i martuar me Jennifer Aniston, ka pranuar se ajo dëshiron që të gjashtë fëmijët e saj ta shohin fimlin, pasi aty do të shohin kohën kur prindërit e tyre janë takuar për herë të parë.

“Mendoj se ky do të jetë një film mjaft qesharak për fëmijët. Për arsye se është nëna dhe babai i tyre në të. Natyrisht se ishte film mjaft argëtues. Më pëlqeu skenari sepse ka të bëjë me lidhjet dhe pyetjet që dalin nga lidhjet e dashurisë. Dhe më pëlqeu karakteri im. Kishte gjëra që ajo pati për t’i thënë, besim dhe sinqeritet. Unë nuk i besoj aq lehtë vetes”, deklaroi Jolie.