Juventus - Roma, Totti: Sfidë prestigji

Pasi arkivuan tri pikët e radhës ndaj Livornos, në shtëpinë e Romës kanë nisur menjëherë të mendojnë për Juventusin. I pari që shënjestron formacionin e Antonio Contes është kapiteni Francesco Totti, I cili në pjesën më të madhe të lojës ndaj toskanëve qëndroi në stolin e rezervave, sepse Garsia kërkon ta ketë në formë maksimale të Martën në Cerekfinale të Kupës së Italisë.

Tani presim Juventusin. Është një sfidë e cila vlen shumë për ne si për prestigj ashtu edhe për kualikimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Duke iu kthyer suksesit ndaj toskanëve, Totti shpjegoi se fitorja u duk e thjeshtë për meritë të futbollistëve verdhekuq, që e vlerësuan si duhet këtë kundërshtar.

Në kampionatin tonë nuk ekzistojnë ndeshje të lehta. Edhe takimi me Livornon mund të komplikohej nëse nuk do të luanim si duhet, kokulur dhe të sigurtë, duke vlerësuqar çdo aksion. Ishim të zotë dhe vetëm për këtë arsye gjërat u dukën më të thjeshta.”

Nga Adi Metaliu - SuperSport