Kadiu: Mbetem shqiptar, por...

Kledi Kadiu, i cili ka arritur suksese të mëdha në Itali, në një intervistë për “Albania News”, ka thënë se i pëlqen fakti që e thërrasin ‘balerini shqiptar’, porse do të dëshironte më shumë që shqiptarët në Evropë të përmendeshin për të mirë dhe jo vetëm ‘në kronikën e zezë’.
“Është e vërtetë dhe më bëjnë të ndihem mirë, kur dëgjoj të thonë gjithmonë, ‘balerini shqiptar Kledi, ose ‘balerina shqiptare Ambeta, pasi kronika e zezë, është e bombarduar me lajme negative, që kanë si protagonist një të huaj, zakonisht rumun, por disa vite më parë, në vend të rumunëve ishim ne”.

“Edhe tani, shpesh ndodhin episode të pakëndshme. Mund të them vetëm që një njeri negativ, mbetet i tillë, përtej faktit që mund të ketë një pasaportë shqiptare, italiane, rumune etj”.

“Duhet të dënohet kush bën krim, për të vënë në kontroll ata që janë sipas rregullave. Për sa i përket eksperiencës time, dhe se si erdha në Itali, është diçka, që sigurisht, jo të gjithë, do ishin të zotë ta përballonin, dhe kjo është një përgjigje dhe pak ironike, kur herë pas here thuhet për zili, apo xhelozi”.