Kaka dhe Ibra? Nje enderr e larget per Milanon…

Merkatoja e veres u duk se rezultoi fatale per tifozet e dy skuadrave nga Milano, pasi ata humben idhujt e tyre, Kaka dhe Ibrahimovic me te cilet kishin te lidhura endrrat per te ardhmen.
Por duke pare paraqitjet e dy sulmuesve ne Spanje, a duhet te kene keqardhje Inter dhe Milan qe i lane te lire? Persa i perket Zllatan Ibrahimovic, Inter duket se nuk ka humbur asnje pjese me largimin e tij, madje me afrimin e disa elementeve te tjere, skuadra zikalter eshte me e kompletuar dhe ka nje fytyre te veten.

Ibra po kalon nje periudhe te zeze tek Barca pasi nuk po shenon dhe nuk arrin te ruaje nervat ne fushe, duke e lene skuadren ne balte, ashtu si ne ndeshjen e fundit kunder Almeiras ku mori karton te kuq. Nga ana tjeter, Mourinho ka ditur te ndertoje nje sulm efikas edhe pa pranine e suedezit, duke e bere me frontale dhe me te frikshme skuadren.

Po Kaka? Braziliani jo vetem qe po kalon nje krize personale, por ai duhet te duroje edhe kritikat e ashpra te mediave spanjolle. Kjo gjendje kulmoi me fishkellimat e tifozeve ne ndeshjen kunder Seviljes. “Pa te rrezikojme te biem nga kategoria”, thane tifozet e Milanit ne vere, te cilet e perjetuan keq largimin, por Kaka duket se eshte nje kujtim i larget per ta.

Leonardo, ashtu si Mourinho, ka aritur te ndertoje dhe motivoje nje grup solid, pavaresisht moshes se vjeter te skuadres. Kaka nuk shenon gol qe prej 7 ndeshjesh, pavaresisht se Perez ka paguar 65 milione euro per te. E njejta gje vlen edhe per Ibrahimovic, i cili duhet te rikthehet sa me shpejt me kembe ne toke pasi eshte lojtari me i shtrenjte ne historine e nje klubi te madh si Bacelona.

Ish interisti ka shenuar 12 gola deri ne kete pike te sezonit, shume pak po te shikojme mesataren e tij nje vit me pare. Por kjo nuk eshte me shume shqetesuese se fakti qe shtatlarti suedez po prish te gjitha skemat e trajnerit Guardiola, i cili ndertoi vjet nje skuader me gjeometri perfekte. Ekujlibrat tek Barca jane prishur ndjeshem me blerjen e Ibras, pasi elementet e rinj te nuk arrijne te dalin ne pah, ashtu si nje sezon me pare kur fituan gjithcka qe mund te fitohej ne Spanje dhe Europe.