Kaka: Gjithmonë do të jem fans i Milanit

Superylli brazilian Kaka, i cili sonte në Santiago Bernabeu do të prezantohet edhe zyrtarisht si lojtar i Real Madridit, ka thënë se ai gjithmonë do të jetë fans i ish-klubit të tij.

Braziliani ishte përforcimi i parë më i madh i verës i gjigantit spanjoll dhe i kushtoi këtij klubi plot 67 milionë euro, që shkuan në drejtim të Milanit.

“I falënderoj të gjithë fansat e Milanit. Ata janë gjithmonë në zemrën time. Milani është pjesë e historisë time dhe unë jam pjesë e historisë së Milanit. Ne gjithmonë do ta kemi këtë raport”, ka thënë Kaka në një intervistë të fundit.

“Falënderoj të gjithë që më kanë dërguar mesazhe përkrahëse. Gjithmonë do të jem fans i rosonerëve”, ka shtuar më tej braziliani.

Kaka së fundi triumfoi në Kupën e Konfederatave me kombëtaren e Brazilit dhe u shpall lojtari më i mirë i këtij turneu nga votat e gazetarëve.

ky esht i papam edhe si lojtar por edhe si njeri mbi te gjitha edhe pse sjam me milanin

Me vjen keq qe u largua nga Milani. Ishte lojtari im i preferuar aty.
Gjithsesi, Milani do dije te triumfoje dhe pa te. :smiley:

Gjithashtu dhe une mendoj qe Kaka eshte nje lojtar dhe njeri i papam , mendoj se dhe pse Kaka u largua nga Milani ai do te vazhdoje te triumfoje dhe te Real Madriti. :smiley: