Kaka ne Derbi Riaftësimi në kohë rekord

Ndoshta nuk është e vërtetë, por në Milano duan ta besojnë. Kaka në derbi me Interin! Ëndërr, utopoi dhe deri çmenduri. Por mjafton ta mendosh për të ngritur moralin dhe për të sjellë humorin në kampin kuqezi. Pas pesimizmit të ditës së dielë, kur u tha se Kaka do të mungojë për 15 ditë, optimizmi vjen nga fjalët e Zhan Pierr Merseman, mjek i MilanLab. “Kaka është shumë më mirë, reagon ndaj kurave dhe nuk po ndien dhimbje në këmbë. Nesër (sot) mund të provojë të vapojë. Pastaj do të shikojnë nëse do të jetë i gatshëm për derbin, të paktën për në pankinë. Gjithsesi, është ende herët për të folur me saktësi.” Shokët e skuadrës, që e kanë parë të pedalojë, mendojnë se ai ndien akoma dhimbje. Situata do të vëzhgohet me kujdesin më tëmadh ditë pas dite. Edhe nëse do të jetë në fushë me Interin, nuk do të mund të shikojmë Kakanë në formën më të mirë. Aq më tepër në terrenin e “San Siros”, ku të dielën ka qenë i detyruar të ndërrojë këpucët. Në vend të atyre me 13 taka Kaka ka veshur ato me gjashtë taka, që nuk i ka qejf aspak. Pikërisht për shkak të terrenit Kaka është dëmtuar vetë, duke u mbështetur keq në tokë.

Janë shuar përfundimisht shpresat për të parë Rikardo Kakanë në fushë në derbi me Interin. Pas shenjave pozitive të filljavës, Kaka nuk është stërvitur as sot, duke iu nënshtruar terapisë për kalimin e dëmtimit. Madje Kaka është larguar duke çaluar nga fusha e stërvitjes. Në këtë pikë jo vetëm që nuk do të jetë me Interin, por mund të mungojë në ndeshjen e parë të Kupës UEFA me Verderin në transfertë. Në mungesë të Kakasë trajneri Ançeloti duhet t’i besojë Ronaldinjos, i cili rezultoi deciziv në ndeshjen e fazës së parë, pasi qe autori i golit të vetëm që i dha fitoren Milanit. Një lajm i mirë për Milanin është aktivizimi i Kaladzes për 90 minta me kombëtaren e tij ndaj Irlandës së Trapatonit. Përjashtohet mundësia e aktivizimit të Nestës, që megjithëse po stërvitet me grupin, është larg formës sportive.