Kaka, në kopertinën e Fifa 11

Kaka, një prej yjeve të ekipit Real Madrid, emri i plotë i të cilit është Ricardo Izecson dos Santos Leite, do të jetë i vendosur në kopertinën e lojës së radhës Fifa 11.

Mesfushori i ekipit Spanjoll Real Madridi që njihet anembanë botës me nofkën e tij Kaka, përveç se do të jetë në kopërtinë ai do të jetë edhe qendra e reklamave globale, marketingut dhe fushatave promocionale të Fifa 11.

Kaka është shprehur i nderuar që do të jetë në ballinën e Fifa-së, sepse siç thotë ai, gjithmonë ka qenë adhurues i zjarrtë i EA Sports, në veçanti i Serisë Fifa. “Të qenit në ballinë e Fifa Soccer 11 është një nder i madh për mua pasi që shumë pak lojtarë kanë këtë mundësi, dhe në kopertinën e kësaj loje mahnitëse janë paraqitur disa prej lojtarëve më të mirë të botës”.

Kohë më parë në ueb faqen tonë postuam edhe disa detaje të reja nga kjo video lojë e dedikuar për futbollin, e cila pritet të paraqitet në treg gjatë tetorit të këtij viti. Fifa ka premtuar shumë ndryshime dhe në bazë të imazheve të para detajet e karaktereve, stili i lojës, driblimet, e shumëçka tjetër na lënë të presim me ëndje për të parë se çfarë ka përgatitur EA kësaj radhe për entuziastët e sportit.

//youtu.be/X24JkHgh9WQ

Tamam e paskam imituar!

fLm ReniX nese ma ke bo ti me youtube :slight_smile: Se e pata qit veq linkin per youtube pasiqe nuk dita ku osht CODI per youtube:S

Kodi per Video eshte pas atij te Imazhit!