Kaka prezantohet tek Reali, nis epoka e tij galaktike

Pritja mbaroi! Reali i Madridit ka prezantuar dje Kakàn, “galaktikun” e parë të një epoke të re. Braziliani zbriti në aeroportin e Madridi, në mëngjesin e ditës së djeshme, me një linjë të posacme, pasi fluturimi i tij i parë kishte qenë Johanesburg-Amsterdam. Pasi kaloi disa vizita mjekësore suplementare dhe shumë të shpejta, drekoi me bashkëshorten e tij. Pastaj, fantazisti shkoi në zyrat e Realit ku firmosi kontratën, pasi më parë e kishte autografuar me anë të faksit.

Më pas, rreth orës 20:30, ai zbriti në fushën e “Santiago Bernabeu”-t, për herën e dytë në karrierën e tij. Më parë kishte qenë në vitin 2002 kur luante me San Paolon dhe shënoi një gol për ekipin brazilian. 40 mijë tifozë të Realit i dhanë mirëseardhjen te skuadra 9 herë kampione e Europës, ndërsa në konferencën për shtyp u lejuan vetëm 400 gazetarë, pavarësisht se kërkesat i kalonin një mijë. Pas prezantimit, 26-vjeçari shkoi në hotelin “Mirasierra”, atje ku kanë qëndruar Zidan, Bekham, Figo, Ronaldo dhe Kanavaro, përpara se të gjenin një shtëpi në Madrid. Kakà u ble nga Milani për 68 milionë euro dhe do të përfitojë 9 milionë euro në sezon për pesë vitet e ardhshëm. Kakà do të mbajë fanellën me numër 8.

//youtu.be/ZgYua9a62Ko

edhe pse i pasur i ka arrit gjitha ne karrier prap se pra ky do shkelqej perseri si futbollist, ndryshe nga ronaldo qe mendoj se do bie ne madrid si lojtar

Kshu menoj dhe une… :smiley: