Kalimi ne Windows 8 pa humbur skedaret dhe dokumentat

Jeni perdorues i Windows XP, Vista apo 7 dhe deshironi te kaloni ne Windows 8 ? Ne kete artikull do te ju shpjegojme hapat kryesore per nje kalim te sigurte ne Windows 8.

Sistemi i ri Operativ i Microsoft, Windows 8, doli ne shitje nga fundi i muajit Tetor dhe sic e dime jo te gjitha programet jane kompatibel me kete Sistem Operativ! Ne do te ju spjegojme rreth detajeve se cili version i Windows 8 do te ishte me i pershtatshem per juve, ngaqe Windows 8 eshte ne dispozicion vetem ne kater versione: Windows 8, Windows 8 Pro, Windows 8 Enterprise dhe Windows 8 RT dhe si te shikoni nese software-t e deritanishem funksionojne ne Windows 8.

Cmimet e Windows 8

Windows 8 sic e tham edhe me lart, eshte ne kater versione, por cili version eshte me i pershtatshmi per neve ? Windows 8 vetem, eshte ai version per perdoruesit shtepiak dhe qe nuk u nevoiten shume gjera ne Sistemin e tyre. Windows 8 Pro eshte versioni i Windows 8 i cili ka vecori extra per perdoruesit profesionale dhe per firma te vogla, si virtualizimin dhe kodimin e skedareve. Windows 8 Enterprise eshte dizajnuar enkas per firmat e medhaja, por e vetmja gje qe e ben te ndryshoje nga Windows 8 Pro eshte cmimi.

Windows 8 parimisht eshte i pajisur me funksionet me te rendesishme te cilat jane te nevojshme si per perdoruesit shtepiak ashtu edhe per ata profesioniste. Per firmat, Windows 8 Pro ofron nje funksion extra i cili do te mund te ishte interesant edhe per profesionistet absolut te Windows. Varianti i Windows 8 per pajisjet me prozessor ARM eshte shenuar me shtojcen ,RT". Windows 8 RT nuk mund te gjendet ne treg, por ofrohet vetem nga prodhuesit e pajisjeve me prozessoret ARM. Ne keto pajisjet nuk funksionojne programet e zhvilluara per sisteme x86/x64 (32 dhe 64bit), por vetem aplikacionet Metro. Shtesa „RT“ vjen prej asaj qe aplikacionet metro jane te bazuara ne Windows Runtime (Win RT).

[b]Cmimet e versioneve te Windows 8 sipas Amazon.de[/b]

Tek pajisjet me Windows 7 te cilat jane blere para Tetorit 2012, perdoruesit ofrojne nje mundesi kalimi (upgrade) ne Windows 8 per vetem 14,99 Euro. Me shume info mund te gjeni [b]ne webfaqen e Microsoft[/b]. Ka disa prodhues qe duan t`i marrin per vete cmimet e kalimit ne Windows per disa modele te caktuara, pra te ofrojne Windows 8 falas. Bleresit e Laptopeve dhe Kompjutereve te firmes HP mund te gjejne me shume info [b]ne webfaqen e HP[/b]. Akoma nuk eshte bere zyrtar lajmi se sa do te kushtoje Windows 8 perfundimisht, por per momentin Microsoft eshte duke e ofruar kalimin nepermjet shkarkimit per vetem 29,99 Euro.

Shikimi i kompatibilitetit dhe sigurimi i te dhenave

Tek instalimi, Windows 8 kontrollon per hard dhe software dhe jep udhezime per probleme te mundshme. Kete mund ta beni me [b]Windows 8 Upgrade Assistant[/b], dhe pasi te keni shkarkuar aplikacionin, e hapni ate dhe kontrolloni nese kompjuteri juaj eshte ne gjendje te kaloje ne Windows 8.

Parapergaditjet per kalim (upgrade) ose instalim te ri

Perparase te kaloni ne Windows 8, eshte mire qe software-t tuaj ti sjellni ne gjendjen aktuale! Nese beni nje instalim te ri, nuk do te shfaqen probleme per ti marre programet e zakonshme duke perfshire edhe azhornimet, gjithashtu e njejta vlene edhe per drivers! Shikoni ne webfaqen e kompjuterit tuaj nese jane publikuar drivers per Windows 8! Windows 8 sjell me vete drivers per gati te gjithe kompjuteret, por tek modelet e vjetra mund te shfaqen probleme.

Kontrollimi i kompatibilitetit

Microsoft ofron nje [b]webfaqe[/b] ne te cilen ju mund te kerkoni per pajisje dhe software. Ketu ju jepni fjalen kyçe ose shfletoni permes katalogut te produkteve. Informacionet bazohen kryesisht tek vleresimet e perdorueseve dhe shpesh nuk jane te detajuara. Nese per shembull nje software eshte klasifikuar si “jo kompatibel”, ju nuk merrni me shume informacion nese ai nuk funksionon fare apo ka vetem disa funksione te kufizuara.

Kalimi: Marrja e te dhenave nga Sistemi i vjeter

Nese keni ndermend te beni nje instalim te ri te Windows 8, mund te ruani se pari te dhenat personale dhe rregullimet qe ndodhen ne Windows XP apo Vista dhe pas instalimit te Windows 8 ti riktheni ato perseri ne Sistem. Per ta bere kete procedure, perdoreni programin Windows Easy Transfer i cili gjendet ne DVD-ne e instalimit te Windows 8 ne direktorin [b]\support\migwiz[/b]dhe hapeni Migsetup.exe. Windows Easy Transfer megjithate nuk i ruan programet! Kto ju duhet tinstaloni vete me vone.

Pasi te keni hapur programin Windows Easy Transfer klikoni mbi “Next” me pas zgjidhni pajisjen e ruajtjes se te dhenave, per shembull nje HDD i jashtem ose USB stick. Opsioni “Nje rrjet” eshte menduar per transferimin direkt te te dhenave permes rrjetit nga nje Windows-XP/Vista/7 ne nje PC me Windows 8.

Hapi i dyte: Klikoni mbi “Ky eshte kompjuteri i vjeter” dhe pas nje kontrollimi te elementeve te zgjedhura per transferim do te shikoni nje liste me hapesiren e nevojshme ne pajisjen ku keni zgjedhur te beni transferimin. Pasi te klikoni mbi “pershtat/personalize” dhe “zgjeruar/advanced” do te merrni te dhena dhe foldere te tjere per t`i siguruar. Por per kete jane te nevojshme njohuri te detajuara te vendruajtesit.

Hapi i trete: Pasi ti keni zgjedhur elementet e deshiruara, klikoni mbi [b]"vazhdo/next"[/b]. Ne dritaren ne vijim keni mundesine qe ti mbroni te dhenat permes nje fjalekalimi. Se fundmi do te shfaqet nje dialog me “ruaj ne/save to” ne te cilin ju e caktoni se ku do duhet Windows Easy Transfer t`i ruaj te dhenat e siguruara. Kjo mund te jete nje HDD i jashtem, nje USB stick apo nje driver rrjeti.

Tani instaloni Windows 8 ne nje kompjuter tjeter, shkruani emrin dhe fjalekalimin e kontos tuaj dhe vazhdoni me proceduren e instalimit… Tek Windows 8 programi Windows Easy Transfer instalohet me te. Per ti kthyer te dhenat e ruajtura me lart, ju duhet vetem te klikoni dy here mbi skedarin e backup-it. Se fundmi ju mund edhe te zgjidhni se cilat skedare dhe te dhena deshironi qe Windows Easy Transfer ti riktheje ne kompjuterin e sapo formatizuar.

Azhornimi dhe kalimi (upgrade)

Azhornimi: Instalimi i ri Windows 8 ne PC

Nese kushtet paraprake per Hard dhe Software pershtaten, atehere instalimi i ri do duhej te funksionoje pa problem si ne kompjuteret e vjeter ashtu edhe tek te rinjte. Instalimi ndryshon vetem pak nga Windows 7. Ju e ndizni kompjuterin (BOOT) ose nga nje DVD instalimi ose nga nje USB stick. Nje USB instalimi per Windows 8 mund ta krijoni me [b]Windows 7 USB/DVD Download Tool[/b]. Thjeshte ndiqni udhezimet e instalimit te Windows 8 ne USB stick. Nje ndryshim i rendesishem: Windows 8 ju kerkon gjithsesi nje celes aktivizimi! Per ta dhene me vone si ne Windows 7, nuk eshte me e mundur. Pas rindezjes se fundit do ju duhet te beni disa zgjedhje. Do te pyeteni nese doni te zgjedhni “Rregullimet e shpejte” ose ato manuale. Zakonisht keshillohet qe te zgjedhni te paren dhe me pas mund te beni ndryshimet sipas deshires.

Hyrja (log in) ne PC: Nje ndryshim i rendesishem kundrejt Windows 7 eshte pyetja e llojit te hyrjes. Ju mund te hyni si deri tani me nje konto lokale ose te perdorni nje Microsoft-Konto. Për të fundit zgjedhni Konton tuaj te Windows Live ose hapeni nje te re direkt permes programit te setupit. Microsoft-Konto e ka perparesine qe per sherbimet si SkyDrive dhe Store nuk do ju duhet te futeni perseri log in. Përveç kësaj mund te sinkronizoni te dhenat ne mes me shume kompjutereve apo tableteve me Windows 8, si konfigurimi i Windows apo favorizimet e shfletuesit. Nese deshironi nje hyrje lokale, klikoni mbi “Sign in without Microsoft Account” dhe me pas mbi “Local Account”. Edhe atehere ju mund t`i perdorni sherbimet e Microsoft, por qe do ju duhet te futeni log in per apalikacionet ne fjale.

Kalimi: Nga Windows XP, Vista, 7 tek Windows 8

Kush nuk ka deshire qe ta instaloje nga fillimi Windows 8, mund te beje nje kalim (upgrade) nga sistemi i tanishem (Inplace-Upgrade). Me se paku probleme tek kjo procedure na shkakton Windows 7. Ju mund te kaloni nga cili do version ne Windows 8 ose Windows 8 Pro. Sebashku me levizjen do te ndermerren edhe te dhenat personale, rregullimet e sistemit dhe programete e instaluara. Tek Windows XP mund te kalohen vetem te dhenat personale, pra ato te cilat i keni krijuar vete nen “My Documents & Settings”, tek Vista shtese rregullimet e sistemit. Por nese doni te kaloni ne Windows 8 nga Windows XP ose Vista, do ju duhet qe te gjitha programet t`instaloni vete! Nje kalim nuk eshte i mundshem ne mes arkitekturave te ndryshme! Nje Windows 7 me 32-bit nuk mund te freskohet ne Windows 8 me 64-bit. Edhe gjuha e sistemit duhet te jete identike.

Ja se si funksionon kalimi (upgrade): Para kalimit ju duhet te beni nje backup te te dhenave personale dhe dokumentave tuaja! Nese kalimi has ndonje problem, programi i setupit provon qe te risjelle gjendjen e meparshme. Nuk eshte e garantuar qe procesi i kalimit ne cdo rast funksionon pa probleme. Nese keni zgjedhur qe te beni nje kalim (upgrade) hapeni setupin e programit te kalimit ne Windows 8 dhe ndiqni me pas udhezimet…

Marre nga [b]PCWelt.de[/b] dhe perkthyer nga iceman per Lirenti.com, Dhjetor 2012

Shume pune e mire :slight_smile:

Bravo, uroj te jete ne ndihme te anetareve qe do kalojne ne Windows 8!