Kam mesuar..

Kam mësuar që të rritesh nuk do të thotë të festosh përvjetoret.
Që heshtja është përgjigja e duhur kur dëgjohet një idiotësi.
Që të punosh nuk do të thotë vetëm të fitosh para.
Që miqtë fitohen duke treguar se cilët jemi realisht.Që miqtë e vërtetë qëndrojnë me ne deri në fund.Që gjërat e këqia shpesh fshihen pas një pamje të parë të mirë.Që natyra ëshë gjëja më e bukur e kësaj jete.Që kur mendoj se di gjithçka, ende nuk di asgjë.Që një ditë e vetme mund të jetë më e rëndësishme se shumë vite.Që mund të bisedosh me yjet.Që mund t’i rrëfehesh hënës.Që mund të udhëtosh në pafundësi.Që është e shëndetshme të dëgjosh fjalë të mira.Që është e nevojshme të ëndërrosh.Që mund te jesh femijë gjatë gjithë jetës.Që qënia jonë eshtë e lirë.Që Zoti nuk të ndalon të bësh diçka në emër të dashurisë.Që të vetëgjykohemi nuk është dhe aq e rëndësishme, kur në të vërtet ajo që ka rëndësi është paqja shpirtërore.E më në fund kam kuptuar që nuk mund të vdesësh për të mësuar të jetosh.

Po ti cfar ke mesuar?

kam mesuar nje vrim ne uj per kte sezon :o …ncncnc

…Të besosh në dashuri, sot të quajnë ëndërrimtar,
Ta vlerësosh dhe ta kërkosh përkëdheljen,
Të shprehësh ndjenjat që ke në zemër,
Rrezikon të të përqeshin pas krahëve.
Njeriu që ende guxon të ëndërrojë, harron se është vetëm një dritë e vetmuar në kopshtin e madh përplot me ëndrra të shuara.
A thua, vallë, duhet të heqim dorë nga ëndrra jonë, vetëm e vetëm pse të tjerët i kanë vrarë të vetat?
Nëse nuk guxojmë ta vlerësojmë më të bukurën në zemër, atëherë ç’tjetër gjë e bukur mbetet për të jetuar?
Le të të quajnë ëndërrimtar!
Ëndërro, se jo të gjithë ata që marrin frymë me të vërtetë jetojnë!..

…Se Kjo eshte nje bote e padrejte!..Asnjehere nuk do te kesh ate cka te takon…

…Nuk ka lot te pare apo te fundit…ka vetem lot qe zberthejn shpirtin…!!

Qe ligji eshte i barabarte per te gjithe…por kjo vetem ne teori.:’(

…se brenda nesh shkelin shumë njerëz në jetë…dhe gjurmët më të mëdha…i lënë ata që ecin në maje të gishtërinjve…

…Kam mesuar se vetmia eshte paqe…Dhe sa me shume flas me njerez…aq me shume e besoj kete…