Kam nevoje per ndihme perreth facebook

kam ndryshuar shpeshhere passwordin sepse e dinin shum persona dhe tani nuk me del me dhe kur bei te nderroi duke klikuar kam harruar passwordin nuk me vjen mesazhi me kodin e sigurise mendoj se e bllokon si spam mesazhet e fb
nese dikush mundet te ne ndihmoje do ja dija shum per ndere
:(:(:(:(:(:(:(:(:(:(:frowning:

Duhet te presesh derisa te vije mesazhi konfirmimit, zakonisht serverat jane te mbingarkuar.

Me ka ndodh dhe mua dicka e tille,por mesazhi sme ka ardhur ndonjeher,keshtu qe mos u pref per mesazh por hap dhogari tjeter.:slight_smile:

meszhet nuk vijne se i bllokon msn si spam me duket
dhe desha te dija a ka ndonje mundesi qe te vijne perseri mesazhet e facebook

Procedura është shumë e thjeshtë. Nëse klikon tek Kam harruar fjalëkalimin, të shfaqet një kuti teksti ku të kërkohet të vendosësh kodin që shikon në figurë dhe më poshtë vendos e-mailin tënd. Nëse këtë procedurë e kalon me sukses (e them këtë pasi shpeshherë teksti në figurë të ngatërron pak), e-maili të vjen direkt. Në raste të rralla ka vonesa por jo shpesh. Nëse Hotmail e pengon si e-mail të të shfaqet në Inbox, shiko tek Junk sepse aty e ke me siguri. Edhe një këshillë. Pasi të kesh vendosur tekstin në figurë dhe e-mail dhe ke klikuar tek Reset Password, rilexoje faqen se mos ke bërë ndonjë gabim.

Nëse nuk arrin të resetosh fjalëkalimin, më dërgo të dhënat e tua me mesazh privat dhe ta resetoj unë.

Kalofsh mirë.

ok rrofsh lale kshu e lejme