Kam nevoje per ty...

Kam nevoje prane dikujt te jem
Kam nevoje dikujt “te dua” ti them
Kam nevoje te ndjej ngrohtesine
Kam nevoje per dike qe tme tregoje dashurine
Kam nevoje per stinen e veres
Kam nevoje te ndjej rrahjet e zemres
Kam nevoje qe te jem diku
Kam nevoje qe ti te jesh me mu
Kam nevoje per nje fjale te arte
Kam nevoje per nje puthje te zjarrte
Kam nevoje per ty
Kam nevoje qe te jemi te dy!… :frowning:

credit:ennyebh.altervista.org

Bravo “miss you” e bukur kjo…

Afrohu dhe me ngroh zemren qe per ty po vuan,
afrohu dhe largo dhimbjet,qe aq gjat me munduan .
afrohu me afer dhe ne sy me shiko
afrohu dhe thuaj nje fjal, me thuaj qe me do,
shikoj syt e mi dhe do te gjesh dashurin
qendro pran mejet dhe do te fal lumturin.

te bukura kto … :slight_smile:

epo kujt ti thuash? hahahah

Do vi e derën do
hap me ngadalë

Herët në mëngjes pa
gdhirë.

Do ulem te koka pa thënë asnjë fjalë

Do shoh fytyrën tënde të mire.

Ti as do ta ndihesh që do jem pranë

Do thuash, kur sytë të çelësh

“Mos jam akoma në ëndërr vallë?”
do qash e do qeshësh…

Te dua …Vogelushe.

Do te te dua sa te kem fryme ne kete jete. Nuk njoh jete tjeter dhe kete qe kam do e jepja per nje moment

[video=youtube_share;0ZjlkgY9LGE]https://youtu.be/0ZjlkgY9LGE[/video]

London Beat-…I’ve been thinking about you…

Nje ne ujin e embel Dje 15:30

Nje ne ujin e kripur Mbreme 21:21…

“Do ta kete per ne varreza” I peshperiti tjetres mbasi ja bleva e teksa dilja nga dera…ndoshta ish fytyra ime…

“Ua cfare fati” i tha nje tjeter tjetres teksa afrohesha te ulesha tek “Green Park” (Une?)

Mbas shume cigaresh (Po, e kam rifilluar) e ngritjes ne kembe po vetem, per tu afruar prane ujit te embel …nuk besoj se i ka thene te njejten gje tjetres.

…E nuk besoj se do te pushoje ky veprim ne zemren time, deri sa te mos rrahe me. Kudo qe te me coje jeta , sado diploma te marr, sado i afte te jem per te racionalizuar…

Jo deri sa ti te me Thuash…jo te shkruash…Po ose jo…

Urime per nderrimin e prefiksit

Meh, sigurisht qe thashe qe sdo ta beja kete ritual kete vit perderisa s’degjova asnje peshperime ne dhjetor…


Ps: Vite e vite neper net e prap s’di te ve nje foto tamam. Kjo ndodh kur ecen me frymezim, e jo ne menyre konstante.

Ose kur je i “Paqendrueshem” si’c me ke quajtur ti. Askush s’me njeh me mire nga gjinia femerore , askush s’me njeh me pak

hahaha :stuck_out_tongue: bahet mire bahet :stuck_out_tongue:

e lexova 2 her me shum vemendje
nje shpirt shum i trazuar
sa shum po vuan :|…me vjen keq !

shumm ebukur kjo syrius :slight_smile: por edhe shum … nuk po gjej dot fjalen qe ta pershkruaj … tamam sic e tha labja siper shpirt i trazuar

S’me gezojne as yjet plot ndricim.
gezimin do ma siellje vec ti shpirti im,
per mua s’do kishte asgje rendesi
vec ty te te kisha prane pergjithnje…

shume e bukur!..

…Gati ma ktheve shpinen, besen qe ma dhe e theve,
tash jom vetem duke kendu ket’ kang vetem per neve!

//youtu.be/mpwqZxmNSOo

Për ty i harrova mëngjeset, dhe jetova veç naten tonë të gjatë e të pafundme.
Për ty i humba të gjithë miqtë dhe ëndrrat e mia.
Veç për ty bëra gjithçka, që nuk duhej.
Gjithçka që kurrë nuk do t’a kisha bërë po të mos ishe ti.
Për mua askush nuk u kujtua kur ti ike…
Për ne askush nuk pyeti, kur u harruam
dhe unë kërkova vetën në xhamat e thyer të kujtesës sime
te cilen e hodhe në koshin që mban nën skrivaninë tënde.
Une të kerkova të më ktheje të pakten dhimbjen
që një ditë e harrova mes dokumentesh e ditaresh
ku ti nuk shkrove kurrë për mua.
Ti i’a mbylle deren dashurisë sime të për’lotur që të qante tek pragu
ku qëndronte veç qeni yt i përkëdhelur
Për ty, i harrova mëngjeset
Pa ty, nuk i gjeta as netët
Ti dhe unë…
Që nuk ishim kurrë dy…! :frowning: :frowning: :frowning: Nga: Epos Blue

kam nevoj per ty per te qene e lumtur.