Kampionati Anglez 2008-2009

Liverpuli e ka fituar kryendeshjen e javës, duke mposhtur Çelzin me rezultat 2:0. Fernando Torres ka shënuar dy gola të vonshëm, për t’i mundësuar Liverpulit fitoren si dhe të mos e lejojë Mançester Junajtedin të krijojë epërsi më të madhe se dy pikë. Pas 88 minutash lojë pa gola, Torres shënoi një gol të bukur me kokë, pas harkimit nga Fabio Aurelio, duke sjellë edhe epërsinë e parë për Liverpulin. Goli, i cili ishte i pari i Torresin këtë sezon në “Anfield”, u pasua shpejt edhe nga një gol tjetër, që shënoi në çastet e fundit të ndeshjes. Çelzi që nga minuta e 60-të luajti me një futbollist më pak, pasi me karton të kuq u ndëshkua Frank Lampard. Një penalti e shndërruar në gol nga Kristiano Ronaldo ka mjaftuar për t’i sjellë tri pikë të reja kampionit në fuqi, Mançester Junajted, në ndeshjen ndaj Evertonit në “Old Trafford”. Momenti vendimtar i ndeshjes ishte dy minuta para fundit të pjesës së parë, kur Mikel Arteta ndërhyri ndaj Majkëll Kerrik, ndërsa gjyqtari e vlerësoi si penallti. Ronaldo nuk gaboi nga pika e bardhë, duke i sjellë kështu fitoren Mançesterit. Kjo ndeshje u karakterizua edhe me një rekord tjetër. Portieri Edvin van der Sar ruajti edhe kësaj here portën e paprekur, duke thyer rekordin e mëhershëm prej 1.103 minutash pa pranuar gol. Pas barazimit në mesjavë kundër Evertonit, Arsenali ka barazuar sërish, këtë radhë kundër skuadrës së Valon Behramit, Uest Hemit. Me këto pikë të humbura “Topçinjtë” ia pamundësojnë vetes garën për titull. Me rezultat të ngjashëm ka përfunduar edhe takimi ndërmjet skuadrës që mban vendin e katërt, Aston Villa, e cila është përballur në fushën e saj kundër Uiganit.

Liverpuli fiton në minutat shtesë, kalon Mançesterin


Liverpuli i Rafa Benitezit edhe nje herë ka bërë mrekullinë në minutat e fundit të ndeshjes. Përsëri heroi i të kuqve është spanjolli Fernando Torres, që ka shënuar në minutat shtesë golin e fitores së skuadrës së tij ndaj Portsmuthit. Gjithçka ka qenë e hapur dhe fitorja mund t’i përkiste edhe vendësve, që deri në minutën e 85-të kanë qenë në avantazh. Mirëpo futbolli luhet për 90 minuta dhe më mirë se futbollistët e Portsmuthit këtë e dinë djemtë e Benitezit. Kajt ka barazuar 5 minuta para përfundimit, ndërsa Torres shënoi golin e fitores në të 90-ën. Me këtë fitore Liverpuli është ngjitur provizorisht në vendin e parë, me një pikë më shumë se Mançester Junajtid, që do të luajë të dielën në transfertë me Uest Hemin. Çelsi i Felipe Slokarit nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në fushën e tij me Hull Sitin, duke konfirmuar kështu momentin e keq që po kalon. Të dielën do të luhet edhe derbi londinez mes Totenhemit dhe Arsenalit. Më poshtë janë të gjitha rezultatet e ndeshjeve të sotme të Premier Ligës.

Të shtunën u luajten:

Portsmouth 2 - 3 Liverpool

Manchester C. 1 - 0 Middlesbrough

Chelsea 0 - 0 Hull C.

Everton 3 - 0 Bolton W.

Sunderland 2 - 0 Stoke C.

Wigan Athletic 0 - 0 Fulham

Ëest Bromëich A. 2 - 3 Newcastle U.

Të Dielën Luhen

13:30 Tottenham H. - Arsenal

16:00 West Ham U. - Manchester U.

Mançester Junajtid i ka lënë vetëm një natë kohë për të festuar Liverpulit, që një ditë më parë mori kreun e renditjes, pasi mundi në transfertë Portsmuthin me reultatin 2-3. Skuadra e Aleks Fergusonit kam rifituar pozicionin e të parit, pas fitores së radhës me Uest Hemin, në fushën e këtij të fundit. “Djajtë e kuq” prej disa javësh po mbretërojnë në Premier Ligë, pavarësisht presionit të vazhdueshëm të Liverpulit, që deri tani ka treguar se është skuadra më e denjë për t’i rivalizuar për titullin. Arsenali po i largohet gjithnjë e më shumë kreut, pasi nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në derbi me Totenhemin.

Dy ndeshjet e tjera qe u luajten sot:

Tottenham H. 0 - 0 Arsenal

West Ham U. 0 - 1 Manchester U.

08/02/2009

Trajneri i Mançester Junajtedit ka pohuar se drejton ekipin më të mirë në Premier Ligë

Trajneri i Mançester Junajtedit, Sër Aleks Ferguson, beson se ai drejton skuadrën më të mirë në Premier Ligë. Pas një fillimi të ngadaltë të këtij sezoni, “djajtë e kuq” kanë marrë ritmin e tyre të njohur dhe tashmë kanë vetëm një humbje në 23 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Junajtedi, që kryeson kampionatin anglez, ka mbrojtjen më të pathyeshme dhe ka arritur rekordin mbresëlënës prej 13 ndeshjesh pa pësuar gol në kampionat. I pyetur për formacionin e tij më të mirë, trajneri i vjetër skocez ka thënë se nuk kishte ndonjë formacion të preferuar, duke pohuar se skuadra e tij bënte lojë ekipore. Duke qenë se Junajtedi po luan shumë mirë në çdo kompeticion këtë sezon, trajneri i skuadrës kampione beson se ka aktualisht skuadrën më të mirë në Angli. “Njerëzit më pyesin se cili është për mua formacioni më i mirë dhe përgjigja ime e shkurtër është se nuk kam një të tillë”, ka thënë Fergusoni. “Unë përzgjedh skuadrën që më duket më e mira për atë ndeshje të caktuar. Unë kam shumë ide në mendje kur zgjedh një formacion, duke nisur nga ajo se kush prej lojtarëve ka nevojë për pushim dhe kush do të luajë në ndeshjen në vijim. Unë mund të them se cilët janë 14 15 lojtarët më të mirë, por mund t’iu them madje se kemi lojë ekipore dhe se kemi një skuadër të shkëlqyer. Në fakt është më e mira në Angli. Secili prej lojtarëve po luan mirë dhe kur ishim në krizë dëmtimesh, uniteti ynë ishte i shkëlqyer. Ndihem në faj që jam i detyruar të lë dikë jashtë, edhe pse ka luajtur shumë mirë ndeshjen e mëparshme. Klubi sigurisht është në pozicion të fortë, por trajneri e ka të vështirë”. Tani që sezoni 2008/09 e ka kaluar gjysmën e vet Fergusoni është i kënaqur që skuadra e tij po tregon vendosmëri dhe grintë për të mbajtur kurorën e kampionit. “Jemi në një moment të sezonit ku çdo lojtar duhet të japë maksimumin. E kemi parë edhe në vitet e shkuara. Grupi aktual duket se ka ballancim të mirë. Për shembull, kur shkuam në fushën e Stok Sitit, ishte ndeshje e vështirë, sapo ishim kthyer nga Japonia, por megjithatë e fituam ndeshjen, sepse nuk u dorëzuam. Ishte një test i vështirë që duhej fituar, duke qenë se vinim nga Botërori i Klubeve. Që kur fituam atë, nuk jemi ndalur”, ka përfunduar Fergusoni.

Katërfishohet kontrata e Ivansit

Xhoni Ivans do të marrë katërfishin e rrogës aktuale te Junajtedi, pasi ka dhënë kontributin e tij për arritjen e rekordit prej 13 ndeshjesh pa pësuar gol në kampionat. Mbrojtësi nga Irlanda e Veriut merr për momentin 10,000 stërlina në javë, por Junajtedi do t’i ofrojë një kontratë me vlerë 40,000 stërlina në javë për pesë vitet e ardhshëm. Ivans ishte pranë largimit nga Junajtedi verën që shkoi drejt Sandërlendit pas dy vitesh huazim te Junajtedi. Trajneri Ferguson e bindi të qëndronte dhe tani Evans po vjel frytet e vendimit të tij. Fergusoni ka treguar se i ka thënë këto fjalë Evansit: “Mendo se ku ke dëshirë të jesh pas tre katër vitesh? Në skuadrën e parë të Junajtedit apo të Sandërlendit? I thashë se do të ishte titullar te ne, sepse kishte potencialin për të qenë i tillë. I thashë se do të zinte vendin e Rio Ferdinandit”.

Kupa e Anglisë
1/8 t e finaleve
Dje
Svansea - Fulhem 1- 1
Blekbërn - Koventri 2 -2
Shefild U - Hull 1 -1
Uest Hem - Midëllsbrou 1- 1
Uotford - Çelsi 1 -3

Kupa, mbizotërojnë barazimet
Në Kupën e Anglisë të premten u regjistruan katër barazime dhe për këtë ndeshjet do të luhen sërish. Fitoi vetëm Çelsi, 3-1 ndaj Uatfordit. Blekbërni vetëm në fund arriti të barazonte kundër Koventrit në fushën e vet, kurse Midëllsbrou nuk arriti të mposhte Uest Hemin në përplasjen e vetme të dy skuadrave të Premier Ligës. Fulhemi nuk mundi t’u imponohej inferiorëve të Svanseas në stadiumin “Liberty”, ndërkohë që edhe Shefild Junajtedi dhe Hall Siti do ta përsërisin ndeshjen pas barazimit 1- 1. Blekbërni u shpartallua 4- 1 nga Koventri në raundin e tretë të edicionit të vjetshëm të këtij kompeticioni dhe u duk se po përsëritej historia, derisa goli i minutës së fundit nga Kristofer Samba siguroi barazimin 2- 2.

Premier Ligë
Ndeshje e prapambetur
Dje
Portsmuth - Mançester Siti 2 0
Xhonson 70′, Hreidarson 75′

Arrestohet drejtuesi, kërkohet një trajner, por skuadra fiton në fushën e lojës ndaj Mançesterit
Portsmuthi në “udhëkryq” fiton ndaj Sitit!
Portsmuthi dha gjithçka në fushë për të marrë një fitore të pastër 2 0 kundër një Mançester Siti pa ide në ndeshjen e prapambetur të Premier Ligës të luajtur në “Fratton Park”. Ndeshja u duk se po shkonte drejt barazimit derisa “paqja” u prish nga një gol i bukur i Glen Xhonsonit. Katër minuta më vonë një gol nga Herman Hreidarson vulosi rezultatin. Portsmuthi u duk se e kërkoi me ngulm fitoren, teksa Piter Krauç dhe David Nugent patën disa raste të mira për të shënuar në pjesën e parë, por nuk qenë të saktë në finalizim. Ndeshja të jepte përshtypjen e një tjetër mundësie të pashfrytëzuar nga Portsmuthi pas ndeshjes së humbur 2 3 kundër Liverpulit javën që shkoi, por Xhonson ndezi shkëndijën e një fitoreje të bukur për vendasit, të cilët me Hreidarsonin siguruan tri pikët e merituara. Siti, në anën tjetër, shpesh u duk se luante rolin e një spektatori që kishte ardhur pa dëshirë në atë stadium, fakt që konfirmohet edhe nga zëvendësimi i Robinjos kur rezultati ishte ende 0 0.
Donadoni - Roberto Donadoni ka dëshirë të bëhet trajneri i ardhshëm i klubit anglez të Premier Ligës, Portsmuth, thotë një lajm i botuar në tabloidin anglez “The Daily Mirror”. Me sa duket, 45 vjeçari, që ka drejtuar edhe Italinë synon të hyjë në fillim të javës tjetër në negociata me pronarin e klubit, Sasha Gajdamak. Portsmuthi është ende në ndjekje të ish trajnerit të Anglisë, Sven Goran Erikson, si trajneri i ardhshëm i këtij klubi. Megjithatë, edhe pse nuk ka pasur një fillim të mirë të përvojës me përfaqësuesen meksikane, Erikson është ende nën kontratë me ta, kështu që Portsmuthi duhet të derdhë shumë parà për ta joshur të shkojë në “Fratton Park”. Ish mesfushori i Milanit, Donadoni, nga ana tjetër, është pa punë për momentin, duke qenë se është zëvendësuar nga Marçelo Lipi si trajneri Italisë.
Arresti - Drejtori ekzekutiv i Portsmuthit, Piter Storri, është arrestuar edhe një herë nga policia angleze në kuadër të hetimeve për korrupsion në futboll, ka konfirmuar klubi anglez. Storri, i arrestuar për herë të parë në nëntor 2007 i dyshuar për manipulime dhe dëshmi të rremë, u mor në pyetje nga policia për “punë taksash” në Londër. Storri ka mohuar çdo veprim të kundërligjshëm dhe nuk u akuzua nga policia, ka konfirmuar një zëdhënës i klubit anglez. “Piter Storri është paraqitur në stacionin e policisë në Bishopsgejt dhe u është përgjigjur pyetjeve, që lidhen me hetimet e bëra më herët. Ai ka qenë shumë bashkëpunues me policinë dhe gjatë pyetjeve nuk është ngritur ndonjë akuzë ndaj tij. Pas këtyre pyetjeve, presidenti ynë ekzekutiv do të paraqitet në polici në qershor 2009, kur pritet të mbyllet përfundimisht çështja”, ka pohuar zëdhënësi i klubit të Portsmuthit.

Polemikat
Martin O’Nill sulmon Kapelon
Martin O’Nill ka ndër mend të kërkojë një shpjegim nga Fabio Kapelo se përse shëndeti i Emil Heskit u vu në rrezik gjatë ndeshjes miqësore të Anglisë kundër Spanjës. Sulmuesi i Aston Vilës ka përkeqësuar dëmtimin e tij të mëhershëm në tendinën e Akilit dhe O’Nill ka treguar pakënaqësinë e tij për vendimet e marra nga trajneri i përfaqësueses. Ky dëmtim vjen në një moment shumë kritik për Vilën dhe O’Nill është veçanërisht i zemëruar, sepse stafi i Anglisë e dinte se Heski ishte i dëmtuar. Sulmuesi nuk kishte marrë pjesë në stërvitje para ndeshjes me Spanjën dhe Kapelo madje kishte premtuar se do të respektonte dëshirën e trajnerit O’ Nill në këtë periudhë vendimtare të sezonit. “Do të isha dakord nëse do të bëhej fjalë për një ndeshje eliminatore”, ka thënë O’Nill. “Ndeshjet eliminatore janë të rëndësishme për vendin. Por ishte një miqësore dhe mund të humbësh”, ka shtuar trajneri i Vilës. Aston Vila do të luajë kundër CSKA së së Moskës të mërkurën në Kupën UEFA dhe më pas luan kundër Çelsit të shtunën që vjen në Premier Ligë, kur të dyja skuadrat luajnë për një vend në Ligën e Kampionëve.

Burimi:Sporti Shqiptare

Mançester Junajtid nuk ka ndërmend ta ndalë hapin drejt sukeseve sezonale. Skuadra e Aleks Fergusonit ka mundur në transfertë 4-1 Derbi Kauntrin, duke siguruar kështu kalimin për në çerkfinale të FA Cup. Mançesteri e ka mbyllur pjesën e parë në avantazhin e dy golave, autorë të të cilëve ishin Nani dhe Gibson. Në fillim të pjesës së dytë ka shënuar një gol shumë të bukur me kokë Kristiano Ronaldo, i kontestuar gjatë gjithë kohës nga tifozët vendës. Derbi ka shkurtuar diferencën me anë të Adisonit, por për ta mbyllur ndeshjen ka menduar Uellbek.
Në ndeshjen tjetër të Fa Cup, Evertoni ka mundur 3-1 Aston Vilën. Me këtë fitore Mançester ka treguar së dëshiron t’i fitojë në të katër kompeticionet, kampionatin anglez, dy kupat dhe Ligën e Kampionëve.

Ronaldo përshtyn, Savejxh nuk e vë re…

Kristiano Ronaldo ka pështyrë Robi Savajxhin e Derbi Kauntit gjatë pjesë së parë të sfidës mes Junajtedit dhe Derbit, në kuadër të çerekfinales së Kupës së Anglisë (që mbaroi 4 1 për Junajtedin). Të paktën kështu duket nga fotot e publikuara në faqen e parë të gazetës “The Sun” ku tregohet gjesti aspak i ndershëm i portugezit kundrejt kundërshtarit pas një përplasjeje në lojë e sipër. Në të vërtetë, sipas Savejxhit, një lojtar që nuk njihet aspak si i butë, nuk ka ndodhur asgjë.

BEFASIA “Nuk di a ekziston ndonjë foto që tregon se ka ndodhur diçka, pasi unë nuk kam vënë re asgjë, sepse nuk kam asnjë problem me Ronaldon”, ka pohuar Savejxhi. Në fakt, po të shohësh fotot, ylli i Junajtedit e ka shikimin jo drejt Savejxhit, teksa pështyn dhe mund të ketë qenë thjesht një gjest i zakonshëm i çdo futbollisti (edhe pse jo aq elegant).

Por në një tjetër foto, e publikuar nga “Daily Telegraph”, shihet që Savejxh e kap Ronaldon nga mënga për ta çuar nga toka dhe kjo mund t’ia ketë errësuar sytë Topit të Artë.
NUK KA PASOJA - Sipas gazetave angleze, ky episod nuk pritet të ketë pasoja për portugezin, edhe pse shumë komentatorë sportivë kanë nënvizuar faktin se nuk është hera e parë këtë vit që Ronaldo reagon në mënyrë agresive ndaj kundërshtarëve të tij pas ndonjë kontakti fizik (ka ndodhur me Endi Uillkinsonin e Stok Sitit, me Majkëll Dousonin e Totenhemit dhe Emanuel Pogatexin e Midëllsbrout). Por më pas kampioni i Sër Aleks Fergusonit ia ka hedhur pa u ndëshkuar.

Ferguson: Mund të fitojmë pesë trofe

Sër Aleks Ferguson ka këmbëngulur se dëshira e tij për të fituar pesë trofe këtë sezon me Junajtedin nuk është një ëndërr e parealizueshme. Mançester Junajtedi ka mundësinë të fitojë si asnjëherë tjetër brenda një sezoni pasi është kualifikuar edhe për çerekfinalet e Kupës së Anglisë.

Junajtedi mposhti 4 1 Derbin në këtë kupë. Pas fitimit të Kupës së Botës për Klube dhe pas vendit të siguruar në finalen e Kupës së Ligës kundër Totenhemit, që luhet në mars, Junajtedi mund të thellojë në pesë pikë diferencën me rivalët e tij në Premier Ligë nëse fiton nesër kundër Fulhemit.

Fergusoni, skuadra e të cilit garon edhe në Ligën e Kampionëve, beson se ka skuadrën e duhur për të fituar gjithçka që i del përpara. Pasi ka bërë shtatë ndryshime në ndeshjen kundër Derbit, duke lënë edhe Nemanja Vidiçin në stol, ndërkohë që Berbatovi nuk ishte fare, trajneri skocez është i vendosur ta ruajë skuadrën të freskët për fundin e sezonit. “Skuadra u tregua fantastike. Ka përballuar me sukses disa ndeshje shumë të forta”, ka thënë Fergusoni. Junajtedi tani do të ndeshet kundër Svanseas ose Fulhemit për çerekfinalen e këtij kompeticioni.

“Duke pasur në mendje ndeshjen e nesërme për kampionat, bëra disa ndryshime në skuadër dhe prapë skuadra luajti shumë mirë. Kjo na jep kurajë për të ardhmen. Jemi të gëzuar që kaluam në raundin tjetër të Kupës së Anglisë. Do të ishte mirë të luanim në fushën tonë, por jemi një ndeshje larg gjysmëfinales dhe kjo duhet të jetë një stimul i madh për të gjithë. Shpresoj që skuadra të ruajë këtë nivel loje si në javët e fundit. Kam parë që Svansea luajti shumë mirë kundër Fulhemit në ndeshjen e parë dhe ky rivalitet do të vazhdojë edhe më tej”, ka pohuar Fergusoni.

Runi pranë kthimit në fushë

Uejn Runi mund të luajë për Junajtedin në ndeshjen e nesërme kundër Fulhemit pas pesë javësh larg aksionit për shkak të një dëmtimi në tendinë. Kthimi i sulmuesit të Anglisë mund të ndodhë që nesër, kur Fulhemi viziton “Old Trafford” in. “Uejni duhet të jetë i gatshëm për ndeshjen e së shtunës kundër Blekbërnit dhe për këtë kemi shumë besim”, është shprehur trajneri Ferguson, duke shtuar se “ai mund të ketë shanse për të luajtur edhe kundër Fulhemit, por do të jetë në stol fillimisht”. Runi ka munguar që prej ndeshjes së fituar 1 0 kundër Uiganit, më 14 janar.

Madje ai ka qenë autori i golit vendimtar në atë ndeshje. Edhe pse fillimisht u tha se do të mungonte vetëm tri javë, stafi i Junajtedit deklaroi më vonë se rikuperimi i tij do të ishte më i gjatë. Runi humbi edhe ndeshjen miqësore të Anglisë kundër Spanjës, të humbur 2 0 nga anglezët. Në atë ndeshje sulmi i Anglisë përbëhej nga dyshja e Aston Vilës, Emil Heski dhe Gabriel Agbonlahor. Pa Runin, Junajtedi i ka fituar të shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke përparuar në kupë dhe duke dalë dy pikë përpara Liverpulit në Premier Ligë.

Nëse ka dicka që mund ta ndalë këtë Mancester, ky është vetëm Zoti. Skuadra e Sër Aleks Fergusonit ka korrur fitoren e radhës në Premier Ligë, duke mundur lehtësisht në “Old Trafort” Fulhamin. Në këtë mënyrë “djajtë e kuq” shkëputen edhe tri pikë të tjera, duke e cuar në pesë diferencën me vendin e dytë, Liverpulin. Rruga drejt titullit kampion është e hapur dhe vetëm gabimet trashanike mund ta ndalin Manesterit. Sikurse Interi në Itali dhe Barcelona në Spoanjë edhe Manesteri ka hedhur hapin e sigurt drejt titullit, sikurse ka bërë edhe sezonin e kaluar. Liverpuli mbetet rivali i vetëm për Fergusonin, pasi Arsenali dhe Celsi më shumë po mendojnë për të zënë një vend në katërshen e parë, që do t’u siguronte pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin që vjen.

Mancester – Fulham 3-0
Skols 12’, Berbatov 30’, Runi 63’

Liverpuli bëri një tjetër hap fals në rrugën drejt titullit, pasi dje barazoi 1 1 kundër Mançester Sitit në “Anfield”. Ky barazim ka bërë që Mançester Junajtedi të shkëputet në shtatë pikë para tyre. Gjuajtja e fuqishme e ish sulmuesit të Liverpulit, Kreg Belami, që përfundoi në rrjetë, u duk se do ta dënonte skuadrën e Benitezit dhe do t’i shkaktonte humbjen e parë në fushën e vet këtë sezon, por holandezi Dirk Kujt barazoi në fund të ndeshjes. Liverpuli, që do të luajë të mërkurën kundër Realit të Madridit në Ligën e Kampionëve ka barazuar gjashtë ndeshje në fushën e vet këtë sezon dhe shanset e tyre për të fituar titullin pas 19 vjetësh sikur po zbehen. Kampionati ka edhe 12 ndeshje për të luajtur, ndërkohë që Liverpuli ka 55 pikë, kurse Junajtedi 62 pikë. Junajtedi mori fitoren e dhjetë rradhazi në ligë, pasi mundi Blekbërn Roversin të shtunën. Çelsi i vendit të tretë ka 52 pikë. Uest Bromuiç Albion mbetet në fund të tabelës së renditjes, pasi u mund 2 0 nga Fulhemi, kurse Njukasëll Junajtedi barazoi 0 0 kundër Evertonit. Mungesa e kapitenit Stiven Xherard dhe e Ksabi Alonsos ishte vendimtare për Liverpulin, që nuk tregoi asgjë kundër Sitit, që ka fituar vetëm një ndeshje në transfertë këtë sezon. Albert Riera humbi rastin e vetëm të Liverpulit në pjesën e parë, kur gjuajti jashtë. Shtatë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, stadiumi i “Anfield”-it ra në qetësi kur sulmuesi uellsian Belami, të cilin Benitezi e konsideronte tepricë në vitin 2007, shënoi golin e avantazhit për miqtë. Sulmuesi brazilian Robinjo mund ta ketë devijuar pak topin, i cili përfundoi në rrjetën e Alvaro Arbeolas. Kujt realizoi golin e barazimit në minutën e 78 të. Liverpuli mund të kishte marrë tri pikët nëse Josi Benajun do të kishte shënuar pak minuta më vonë.

Premier Ligë, java e 26-të-22/02/2009

Fulhem Uest Bromuiç 2-0
Zamora 61′, Xhonson 72′

Liverpul Man.Siti 1-1
Kuit 78′ / Arbeola 51′ (aut)

Njukasëll Everton 0-0

Java e 28-te e Premier Liges ka treguar edhe nje here tjeter ambiciet e Liverpulit dhe te Arsenbalit, qe kane fituar takimet pekatese. Te kuqte kane mundur ne “Anfild” Sanderlendin 2-0, ndersa Arsenali ka mundur Uest Bromuicin 3-1, ku ka vendosur nje dopiete e Bentner. Celsi ka fituar serish me nje gol te sulmuest te Bregut te Fildishte dhe mbetet perseri ne vendin e tyre te renditjes. Festa i ka takuar Arsen Vengerit, qe ka arritur fitoren e pare pas pese barazimeve radhazi, kater nga te cilet me rrjeta te paprekura. Suksesi ne fushen e Uestr Bromuicit ka qene i merituar dhe ka treguar ambiciet e verteta te Arsenalit ne kampionat, por ne fakt ne nje kohe te vonuar. Celsi ka fituar vetem ne fundit e takimit, 11 minuta para vershellimes se gjyqtarit dhe perseri me nje gol te Didie Drogbase, i cili me ardhjen e Gus Hidinkut ne krye te Celsit duket se po kalon rinine e dyte. Per fitoren e Liverpulit kane menduar N’Gog dhe izraeliti Benajun, qe po behet gjithnje e me vendimtar ne lojen e skuadres se Benitezit. Tashme vemendja ne Premier Lige do te perqendrohet ne takimin e sotem Mancester Junajtid-Njukasell. Djemte e Fergusonit kane fituar te dielen e kaluar trofeun e pare sezonal, Craling Cup, pasi kane mundur pas gjuatjeve te penalltive Totenhemin.

[b]Liverpul-Sanderlend 2-0
N’Gog 52’ , Benajun 65’

Uest Bromuic- Arsenal 1-3
Brunt 7’ , Bentner 4’, 44’, Ture 38’

Portsmuth – Celsi 0-1
79’ Drogba[/b]

Skuadra e Fara Benitezit ka treguar dhembet kete radhe ne Premier Lige, dhe jo ndajnje kundershtari dosido. Viktima e radhes ka qene Mancester Junajtid, qe edhe pse luante ne shtepine e tij nuk ka mundur ta shmange humbjen te pakten per te ruajtur diferencen me Liverpulin. U sikur Mancesteri do te bente hapin e fundit drejt titullit kampion, kur Kristiano Ronaldo do te shenonte nga pika e bardhe e penalties, por avantazhi I vendesve zgjati vetem pese minuta. Fernando Torres barazoi ne minuten e 28-te, ndersa nje minut para skadimit te kohes se rregullt ka dyfishuar me 11-metersh kapiteni Stiven Xherard. Ne pjesen e dyte Mancestero do te hidhet ne sulm per te permbysur rezultatin por nuk ka qene shume I sakte ne veprimet e tij, cka I ka dhene mundesi kundershtarit te shenoje golin e trete dhe te katert. Me kete fitore te Liverpulit lufta per titullin kampin behet edhe me interesante. Tashme Mancesteri ka vetem kater pike me shume se Luverpuli I vendit te dyte, nderkohe qe priten te mbarojne edhe takimet e tjera.

Mancester Junajtid-Liverpul 1-4
23′ C. Ronaldo (pen.), 28′ F. Torres, 44′ S. Gerrard (pen.), 77′ F. Aurelio, 90′ A. Dossena

Ndeshjet e Tjera:

Blutë e Chelseat kanë arritur të shënojnë fitore minimale prej 1-0 në Stamford Bridge ndaj Manchester Cityt, duke rimarrë vendin e dytë të tabelës së Premierligës.Vendasit patën rastin të shënojnë që në minutën dytë të lojës, por goli i shënuar nga Lampard ishte nga pozicioni jashtë loje.

Por nuk vonoi shumë dhe blutë gjetën golin e avantazhit. Lampard pas një harkimi nga gjuajtja e lirë gjeti në zonë mesfushorin Michael Essien, i cili kalon në avantazh Chelsean.

Kjo ishte paraqitja e tretë e Essien pas rikthimit nga lëndimi, dhe goli i tij i parë këtë sezon për Chelsean.

Ekipi i Guus Hiddinks me këtë fitore barazon pikët me Liverpoolin, por merr vendin e dytë falë diferencës më të mirë të golave. Dy ekipet tash mbeten vetëm katër pikë prapa liderit Manchester United.

Kampioni në fuqi dhe lideri i Premierligës, Manchester United, ka pësuar edhe një goditje të radhës, pasi u mposht me rezultat 2-0 në fushë të Fulhamit, duke bërë edhe më të hapur luftën për titull.

Momenti vendimtar i ndeshjes erdhi në minutën e 18-të të lojës kur Paul Scholes u përjashtua nga loja dhe iu dhuroi një penalti vendasve, pasi ndaloi topin me dorë mu para golit.

Penaltia e shndërruar në gol nga Danny Murphy solli avantazhin e parë për vendasit, duke lënë në një pozitë të papërshtatshme ekipin e Sir Alex Ferguson.


“Mbrojtja” që i kushtoi me gol dhe përjashtim mesfushorit Paul Scholes.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta të mysafirëve, porta e Mark Schwarzer mbeti e paprekur gjatë gjithë ndeshjes. Madje Fulhami shënoi edhe një gol të dytë tre minuta para fundit të kohës së rregullt. Mesfushori Zoltan Gera siguroi pikët e Fulhamit me anë të një shënimi akrobatik pas një harkimi të ulët të Andrew Johnson.


Momenti i përjashtimit të Wayne Rooneyt.

Nervozizmi në radhët e Manchesterit e la këtë ekip në fushë me nëntë lojtarë në minutat e fundit të ndeshjes, pas përjashtimit të sulmuesit Wayne Rooney me kartonin e dytë të verdhë.

Humbja ishte e dytë me radhë në Premierligë për Djajtë e Kuq, pas humbjes 4-1 të vikendit të kaluar në Old Trafford nga Liverpooli.

Manchester United vazhdon të kryesojë me 65 pikë, i ndjekur nga Chelsea dhe Liverpooli me nga 61 pikë.

Derisa Chelsea po ashtu ‘humbi’ tre pikë në ndeshjen ndaj Tottenhamit, Liverpooli do të ketë rastin ta ngushtojë në një pikë disavantazhin, nëse nxjerr pikë të plota në ndeshjen e nesërme ne Anfield përballë Aston Villas.

Ndeshjet e tjera te perfunduara:

Një gol i vonshëm i shënuar nga 17-vjeçari Frederico Macheda, i ka dhënë fitoren 3-2 Mancehster United në ndeshjen dramatike përballë Aston Villas në Old Trafford, si dhe rikthimin në krye të tabelës së Premierligës.

Djajtë e Kuq kaluan në epërsi pas 14 minutash lojë me golin e Cristiano Ronaldos nga gjuajtja e lirë, por mysafirët u përgjigjën duke barazuar me anë të John Carrew pas gjysmë ore lojë, me të cilin rezultat edhe përfundoi pjesa e parë e ndeshjes.

Pjesa e dytë solli një ndeshje edhe më atraktive, me Aston Villa që kaloi në avantazh pas 13 minutash lojë pas pauzës. Një harkim i Ashley Young, gjeti saktësisht Gabriel Agbonlahor, goditja me kokë e të cilit përfundoi në rrjetën e Edvin Van der Sar, që doli nga porta para kohe.


Dy golashënuesit për Manchester United, Macheda dhe Ronaldo, i gëzohen golit të barazimit.

Djelmoshat e Sir Alex Ferguson nuk u dorëzuan deri në çastet e fundit të ndeshjes, duke shënuar edhe dy herë.

Ronaldo shënoi golin e dytë të tij në ndeshje dhjetë minuta para fundit të kohës së rregullt, duke gjetur këndin e majtë të portës së Brad Friedel me anë të një goditje për tokë.

Heroi i Djajve të Kuq ishte i riu italian Macheda, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e parë shtesë të lojës, për të rikthyer kështu rezultatin dhe për të dërguar Manchesterin sërish në krye të tabelës së Premierligës.


Momenti i avantazhit të Aston Villas me golin e Gabriel Agbonlahor

Liverpooli, që kryesoi për një ditë tabelën, mbetet një pikë prapa kampionit me 67 pikë, derisa Chelsea në pozitën e tretë ka 64.

Aston Villa me gjithë humbjen e katër radhazi, vazhdon të mbajë pozitën e pestë në tabelë me 52 pikë, por që rrezikohet nga Evertoni (51 pikë) që sot mposhti Wiganin me rezultat të thellë 4-0.


Festa në stolin e Djajve të Kuq pas golit të fitores.

Rezultatet e ndeshjeve te tjera



Takimi me më shumë gola në Ligën Premier këtë të shtunë, është zhvilluar në Stamfrod Bridge, ndërmjet Chelseat dhe Boltonit, ku janë shënuar plot shtatë gola.

Blutë kanë arritur të shënojnë fitore me rezultat 4-3, për të vazhduar presionin ndaj Liverpoolit dhe Manchester Unitedit, të cilën gjenden në vendin e dytë dhe të parë, respektivisht.

Lojtarët e Chelseat arritën të shënojnë katër gola, para se kundërshtari i tyre të shënojë. Ishte mesfushori gjerman, Michael Ballack, lojtari që filloi serinë e golave, pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë (40’).

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Dider Drogba, shënoi golin e dytë për vendasit në minutat e para të pjesës së dytë (48’), ndërsa pas saktësisht një ore lojë (60’), mesfushori anglez, Frank Lambard, shënoi golin e tretë për Blutë, nga pika e bardhë.

Tre minuta më vonë (63’), Drogba shënoi edhe golin e dytë personal në këtë ndeshje dhe golin e fundit për Chelsean.

Në njëzet minutat e fundit të ndeshjes, mysafirët u këndellën dhe filluan të shënojnë gola në portën e Petr Cech, dhe brenda tetë minutash shënuan tri herë.

Andy O’Brien shënoi golin e parë për Boltonin (70’), pas katër minutash shënoi Chris Basham, ndërsa rezultatin përfundimtar, 4-3, e vendosi Matthew Taylor në minutën e 78-të.

Rezultatet:

Kapiteni i Chelseat, John Terry, ka njoftuar se Blutë nuk janë të interesuar ta rikthejnë Jose Mourinhon në Stamford Bridge, por ata do të dëshironin që Guus Hiddink ta udhëhiqte skuadrën.

“Gjërat kanë shkuar shumë mirë dhe mendoj se do të ketë bisedime për qëndrimin e Hiddink. Nëse vazhdojmë të kemi sukses, atëherë ndoshta ai do të ndërrojë mendje”.

“Hiddink ka kryer një punë të shkëlqyer. Ai na përcjell çdo moment në stërvitje dhe nuk lejon që asgjë të tejkalohet pa u analizuar mirë”.

“Jose ka qenë një trajner i shkëlqyer dhe ka bërë një punë shumë të mirë këtu. Mourinho është menaxher i klasit botëror, dhe shumë lojtarë të klubit janë ende në kontakt me të, mirëpo unë mendoj se ne kemi nevojë për stabilitet”, ka thënë Terry.

Një dygolësh i shënuar nga mesfushori spanjoll Cesc Fabregas, ia ka siguruar tre pikë Arsenalit, për ta mbajtur të qetë në pozitën e katërt, e cila dërgon në Ligën e Kampionëve.

Takimi zhvilluar të dielën në Emirates Stadium, ndërmjet Arsenalit dhe Middlesbroughut, ka përfunduar me fitoren e Topçinjve me rezultat prej 2-0.

Heroi i ndeshjes për vendasit në këtë takim ishte Cesc Fabregas, i cili shënoi nga një gol në secilën pjesë të ndeshjes (26’ dhe 67’), për t’i siguruar fitoren, e cila e mban Arsenalin dhjetë pikë larg Aston Villas që mban pozitën e pestë.

Ndeshjet e tjera te perfunduara:


“Të kuqtë” fitojnë 3-0 ndaj Njukasëllit dhe mbajnë gjallë shanset e fundit për të arritur Mançesterin
Liverpuli nuk i dha asnjë shans për pikë skuadrës së rrezikuar të Njukasëllit kur këto skuadra u përballën dje në “Anfield”. Kjo fitore e çon sërish në tri pikë largësinë mes Liverpulit të vendit të dytë dhe Junajtedit të vendit të parë, që fitoi të shtunën kundër Midëllsbrout 2-0. Nga ana tjetër, Njukasëlli e sheh veten një hap më pranë rënies nga kategoria. Josi Benajun dhe Dirk Kajt i dhanë vendasve kryuesimin 2-0 në pjesë të parë, kurse Leiva Lukas e çoi rezultatin në 3-0 në minutën e 87-të.
Fitorja e 22-të e Liverpulit këtë sezon e çon skuadrën e drejtuar nga Benitezi në kuotën e 77 pikëve në 35 ndeshjet e zhvilluara deri tani. Kampionët në fuqi të Junajtedit, që mundën Midëllsbroun, kanë 80 pikë dhe një ndeshje mangët, që u jep mundësinë të arrijnë rekordin e Liverpulit, që ka fituar 18 kampionate angleze. Dështimi i radhës i Njukasëllit e lë këtë skuadër në vendin e 18-të, tri pikë larg mbijetesës kur kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në fund të sezonit. Hall Siti, që është në vend të 17-të, mund të afrohet edhe më pranë mbijetesës nëse mund sot Aston Vilën.
Trajneri i Njukasëllit, Alen Shirer, e la ish-partnerin e tij në sulmin e Anglisë, Majkëll Oeun, ndërkohë që Liverpuli aktivizoi Stiven Xherrardin, i cili e ka marrë veten nga dëmtimi. Ndryshe nga Xherrardi, Fernando Torres nuk luajti pasi është i dëmtuar. Pasi portieri i Njukasëllit kishte bërë dy pritje të mira të gjuajtjeve të Xherrardit nga distanca, Kajt humbi një rast të pastër pranë portës. Liverpuli kaloi në epërsi në minutën e 22-të, kur Kajt e merr topin në brendësi të zonës së miqve dhe e dërgon te Benajuni i pambuluar, i cili nga pesë metra shënon me të majtën. Benajun dukej sikur ishte në pozicion jasthë loje në momentin e golit.
Një gabim tjetër në mbrojtje solli edhe golin e dytë për Liverpulin gjashtë minuta më vonë, kur askush nuk e ndali Kajtin që të dërgonte në rrjetë topin e harkuar nga Xherrardi. Ksabi Alonso për pak sa nuk shënoi golin e tretë në minutën e 40-të, por gjuajtja e tij nga 25 metra goditi shtyllën. Njukasëlli mbeti me dhjetë lojtarë pasi Xhoi Barton u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 77-të.
Liverpuli shënoi golin e tretë me anë të Lukasit, i cili çoi në rrjetë topin e ardhur nga goditja e lirë e ekzekutuar nga Fabio Aurelio. Çelsi i vendit të tretë mundi Fulhemin 3-1 dhe vazhdon të ketë gjashtë pikë më pak se Junajtedi. Arsenali e garantoi vendin e katërt në Premier Ligë, që i siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër, pasi mundi Portsmuthin 3 0.
K. Ronaldo: Nuk iki te Reali
Kristiano Ronaldo e ka ngritur edhe më shumë moralin te skuadra e Mançester Junajtedit duke deklaruar se në mendjen e tij nuk ekziston më ideja e transferimit te Reali i Madridit. Skuadra spanjolle u përpoq shumë vjet që ta bënte për vete Ronaldon dhe lojtari portugez ka pranuar më herët se e ka pasur ëndërr të luajë një ditë në Spanjë.
Sër Aleks Fergusoni ishte pengesa kryesore që Ronaldo të mos transferohej në Spanjë, duke siguruar shërbimet e Ronaldos, i cili e ka ndihmuar shumë këtë sezon skuadrën e tij, e cila është pranë titullit të tretë rradhazi në Premier Ligë.
Zërat për transferimin e tij te Reali ende nuk janë shuar, pasi ish-presidenti i Realit të Madridit, Ramon Kalderon, ka aluduar se verën që shkoi ishte nënshkruar një marrëveshje. Por tani Ronaldo ka folur haptazi: “Nuk mendoj më për Madridin. Ajo ëndërr ka vdekur. E vetmja skuadër për të cilën ëndërroj tani është Mançesteri dhe fitimi i Championsit.”
Uejn Runi, “djall” i përjetshëm!
Uejn Runi dëshiron ta kalojë pjesën e mbetur të karrierës së tij si futbollist te skuadra e Mançester Junajtedit dhe është i gatshëm të nënshkruajë një kontratë të re me kampionët aktualë të Evropës. Kështu ka deklaruar ai dje për gazetën “The Sunday Telegraph”. Runi, 23 vjeç, ka thënë: “Jam i lumtur këtu dhe do të nënshkruaja me dëshirë një tjetër kontratë.
Dua të qëndroj te ky klub deri në fund të karrierës sime. Do ta nënshkruaja rinovimin e kontratës në çdo moment që klubi do të ma kërkojë”, ka thënë Runi, i cili i është bashkuar Junajtedit në vitin 2004, i blerë për 26 milionë stërlina. Ai ka edhe tre vjet kontratë me Junajtedin.
Runi ishte ndër më të mirët në fushë në fitoren 2-0 kundër Midëllsbrout të shtunën, duke e ndihmuar Junajtedin të marrë tri pikë të çmuara. Runi pritet të jetë në formacion nesër për ndeshjen e kthimit të gysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit në stadiumin “Emirates”.

Ndeshjet e tjera te perfunduara:

Blutë e Chelsea kanë lënë prapa eliminimin nga Liga a Kampionëve duke bërë një paraqitje të shkëlqyeshme në Emirates Stadium ku mposhtën Arsenalin me rezultat të thellë 4-1.Alex dhe Nicolas Anelka, i cili luajti kundër ish-klubit të tyre, që të dy shënuan në pjesë të parë për të çuar të qetë Chelsean në pauzën mes pjesëve. Alex shënoi me kokë pas një harkimi nga gjuajtja e lirë në minutën e 28-të të ndeshjes, derisa francezi Anelka dyfishoi rezultatin me një goditja nga largësia 11 minuta më vonë.

Pjesa e dytë e ndeshje filloi edhe më keq për Arsenalin, me Kolo Toure që çoi topin në rrjetën e vet (49’), pas një goditje të një ish-lojtari tjetër të Arsenalit, Ashley Cole.

Zëvendësuesi Nicklas Bentner zbuti ca rezultatin kur kishin mbetur edhe 20 minuta lojë, por një gol tjetër i vonshëm nga Florent Malouda vulosi fitoren e Lartë të ekipit të Guus Hiddink.

Me këtë fitore, Chelsea ka siguruar vendin e tretë në Ligën Premier, dhe tash mbledh 77 pikë, tre më pak se Liverpooli dhe gjashtë më pak se Manchester United.

Arsenali, që në ndeshjen e ardhshme do të udhëtojë në Old Trafford, do ta përfundojë sezonin në pozitën e katërt, pavarësisht rezultateve në ndeshjet e ardhshme. Topçinjtë mbledhin 68 pikë, 10 më shumë se Aston Villa, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të sezonit.

Rezultatet e ndeshjeve te tjera te Premier League

Klasifikimi

Manchester United ka fituar kampionatin anglez te futbollit per te 18-en here, pas barazimit 0-0 me Arsenal.
Formacioni i Sir Alex Ferguson ka tani 87 pike ne klasifikim dhe nuk mund te arrihet nga Liverpool, qe ndodhet 7 pike pas me dy ndeshje te paluajtura.

Ne kete sezon Manchester United ka fituar edhe boterorin per klube dhe Kupen e Liges.

Ndersa me 27 maj ne Rome do te luaje kunder Barcelona-s ne finalen e Liges se Kampioneve.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri i ri Carlo Ancelotti, Chelsea e ka filluar me fitore sezonin 2009/2010 në Ligën Premier.

Takimi i zhvilluar në Stamford Bridge, ndërmjet Chelseat dhe Hull Cityt, ka përfunduar me fitoren e Bluve me rezultat prej 2-1.

Heroi i vendasve në këtë përballje ishte Didier Drogba, i cili shënoi të dy golat për Chelsean.

Ndeshjen e hapi Tiger Steph (28’), i cili debutoi për Chelsean, mirëpo Didier Drogba barazoi rezultatin në minutën e 37-të.

Në minutat shtesë të takimit (90’+2), sulmuesi nga Bregu i Fildishtë shënoi edhe golin e dytë në ndeshje dhe të fitores për Chelsean.