Kampionati Anglez 2009-2010

Behrami shënon në fitoren e West Hamit

Valon Behrami ka ndihmuar ekipin e tij West Ham United të shënojë fitore 3-0 në ndeshjen ndaj Hull Cityt në Upton Park, për të bërë edhe një hap të madh drejt mbijetesës në Ligën Premier.

Behrami ishte ai që i dha startin e përkryer ekipit vendas, duke shënuar golin e tij të dytë për klubin pas vetëm tre minutash lojë. Mysafirët u munduan të rikthehen në lojë por pësuan një goditje në minutën e 52-të kur Craig Fagan u dërgua jashtë loje me kartonin e dytë të verdhë.

West Ham shpejt më pas kaloi në epërsi me golin e Carlton Cole (59’), para se Julien Faubert të vulosë rezultatin në çastet e fundit të takimit.

Me këtë fitore West Hami zen pozitën e 13-të, ku më herët gjendej ekipi i Canës, Sunderland, që tash ka zbritur në pozitën e 14-të.

Arsenali fiton me vështirësi ndaj Sunderlandit

Topçinjtë kanë pasur një punë të vështirë në Emirates Stadium në ndeshjen përballë ekipit të Lorik Canës, Sunderland, të cilin e mposhtën me rezultat 2-0.

Nicklas Bendtner çoi vendasit në epërsi pas 27 minutash lojë, por, pavarësisht dominimit të tyre, ata patën nevojë deri në minutat shtesë të ndeshjes për të siguruar tre pikët.

Kapiteni Cesc Fabregas u faulua në zonën e penaltisë nga Fraizer Campbell, për të shënuar më pas nga pika e bardhë.

Në anën tjetër Sunderlandi bëri presion të kohëpaskohshëm, madje duke rrezikuar në disa raste edhe të barazojë rezultatin.

Cana bëri një paraqitje të kënaqshme për ekipin e tij, duke pasur edhe një goditje në drejtim të golit. Por kosovari nuk arriti të shmangë as atë që ‘di’ më së miri, të ndëshkohet me karton të verdhë.

Me tre pikët e fituara Arsenali (55) i afrohet në dy pikë pozitës së dytë ku gjendet Manchester United (57), që u mposht më herët nga Evertoni. Chelsea vazhdon kryesimin me gjashtë pikë më shumë (61).

Evertoni godet edhe kampionin

Evertoni vazhdon të tregojë lojëra të mira dhe t’ua prishë planet ekipeve lidere të Ligës Premier.

Dhjetë ditë pasi mposhtën Chelsean, djelmoshat e trajnerit David Moyes kanë arritur përmbysin disavantazhin prej 1-0 për të fituar në fund me rezultat 3-1 edhe në ndeshjen përballë Manchester United të zhvilluar në Goodison Park.

Djajtë e Kuq kaluan në epërsi herët në ndeshje kur në minutën e 16-të të ndeshjes pas një asistimi të anësorit Valencia, Dimitar Berbatov shënoi nga afërsia për të çuar në nëntë numrin e golave në Ligën Premier këtë sezon. Por vendasit arritën të barazojnë shpejt, pas vetëm tre minutash, me anë të një goditje të rusit Diniyar Bilyaletdinov.

Pjesa e dytë solli edhe dy gola të tjerë për Evertonin, që të dy nga lojtarë zëvendësues, që i dhanë fitoren këtij ekipi. Dan Gosling i dha epërsinë për herë të parë Evertonin duke shënuar nga afërsia 15 minuta para fundit të ndeshjes, ndërsa Jack Rodwell vulosi fitoren në çastet e fundit të takimit.

Humbja pengoi Manchester United të marrë kreun tabelës dhe i jep shansin Chelseat të forcojë kreun nëse shënon fitore më vonë në udhëtim te Wolves.

Drogba forcon Chelsean në krye

Didier Drogba ka vazhduar shkëlqimin e tij të sezonit duke shënuar të dy golat e fitores 2-0 të Chelseat në udhëtim te Wolwerhapton Wanderers.

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë shënoi në secilën pjesë nga një gol, për të çuar në 19 numrin e shënimeve në Ligën Premier këtë sezon.

Goli i tij i parë erdhi pesë minuta para fundit të pjesës së parë, pas një asistimi nga Zhirkov (40’), ndërsa goli i dytë erdhi në minutën 67-të, pas një topi të gjatë nga portieri Petr Cech dhe një lëshimi nga mbrojtësi kundërshtar Christophe Berra.

Tre pikët e reja e forcojnë Chelsean në maje të tabelës së Ligës Premier me katër pikë më shumë se rivali më i afërt, Manchester United.

Rezultatet e Ndeshjeve,dhe ndeshjet qe do te luhen sot:

[b]

Manchester City dhe Liverpooli janë takuar në Stadiumin e Qytetit të Mançesterit për të zhvilluar ndeshjen e javës së 27-të në Ligën Premier.[/b]

Takimi ka përfunduar me rezultatin e fillimit të ndeshjes, 0-0, dhe të dyja skuadrat kanë grumbulluar nga një pikë.
Nga ndeshjet tjera, Aston Villa ka shënuar fitore të lartë prej 5-2 kundër Burnleyt, ndërsa fitore kanë shënuar edhe Blackburni dhe Fulhami, kundër Boltonit, respektivisht, Birminghamit.

Rezultatet e Ndeshjeve te Tjera:

Carlos Tevez është rikthyer në formacionin e parë për të shënuar dy gola dhe për të ndihmuar Manchester Cityn të shënojë fitore 4-2 ndaj Chelseat në derbin e zhvilluar në Stamford Bridge.

Blutë dominuan pjesën e parë dhe kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Frank Lampard në minutën e 42-të të ndeshjes. Por mysafirët shfrytëzuan njërin nga pak shanset, për të barazuar rezultatin që në këtë pjesë. Ishte i rikthyeri Carlos Tevez ai që rihapi rezultatin më minutën e parë shtesë të pjesës së parë, duke shënuar golin e 20-të të sezonit.
City arriti të frenojë sulmin e Chelseat në fillim të pjesës së dytë dhe madje kaloi në epërsi me anë të Craig Bellamy që shënoi nga një kënd i vështirë për të mposhtur portierin Henrique Hilario.

Drama e vërtet e ndeshjes ndodhi në 15 minutat e fundit me Chelsean që mbeti me nëntë lojtarë në fushë dhe me Cityn që shënoi edhe dy herë tjera.
Juliano Belletti, i cili u inkuadrua në pjesë të dytë si zëvendësim i Daniel Sturridge, faulloi në zonën e rreptësisë sulmuesin kundërshtar Garreth Barry për t’iu dhënë mysafirëve penalti dhe për t’u largua nga loja pas vetëm 15 minutash qëndrimi në fushë.
Carlos Tevez ishte i saktë nga pika e bardhë për t’i dhënë një goditje të radhës Chelseat (77’). Për tu bërë edhe më keq, vendasit mbetën me nënë lojtarë në fushë në dhjetë minutat e fundit pasi Michael Ballack faulloi nga prapa Carlos Tevez.
Të zgjedhurit e trajnerit Roberto Mancini shfrytëzuan epërsinë numerike në fushë për të shënuar edhe një gol të katërt, të dytin nga Bellamy, dhe për të shtuar vuajtjen e Chelsat.

E gjithë çfarë arriti të bëjë Chelsea ishte të ngushtojë rezultatin në 4-2, falë një penaltie të shënuar nga Lampard në kohën shtesë, pasi Barry faulloi lehtësisht Anelkan në zonën e ndaluar.
Kjo është hera e parë në 50 vitet e fundit që City e mposht Chelsean në të dy ndeshjet e sezonit.
Me këtë rezultat gara në Ligën Premier bëhet edhe më interesante, me Chelsean që do të qëndrojë vetëm një pikë mbi United, dhe me Cityn që rikthehet në pozitën e katërt të tabelës.

Arsenali ka shënuar dy herë në minutat e fundit të ndeshjes për të shënuar fitore 3-1 ndaj Stoke Cityt, me të tri golat protagonist kapitenin Cesc Fabregas.

Topçinjtë e panë veten në disavantazh pas tetë minutash lojë pas golit të shënuar nga Danny Pugh, por arritën të barazojmë në minutën e 32-të kur Nicklas Bentner shënoi pas një harkimi të kapitenit Cesc Fabregas për të mposhtur portierin Thomas Sorensen.
Edhe pse vendasit luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 66-të pas përjashtimit Ryan Shawcross, rezultati mbeti i barabartë deri në çastet e fundit të ndeshjes, kur topçinjtë shënuan dy gola të shpejtë. Së pari Cesc Fabregas shënoi nga pika e bardhë në minutën e fundit të kohës së rregullt për t’i dhënë avantazhin 2-1 Arsenalit.
Rezultatin e vulosi një gol tjetër i shënuar nga Thomas Vermaelen në minutën e katërt shtesë. Një goditje e Thomas Rosickyt u mbrojt nga portieri vendas, por aty u gjend shpejt Cesc Fabregas që asistoi për belgun, i cili shënoi golin e tretë për topçinjtë.
Fitorja e sotme e afron Arsenalin dy pikë afër Manchester United dhe tre pikë larg kreu të tabelës, ku qëndron Chelsea

[b]

Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat 2-1 kundër Blackburn Rovers për të mbajtur gjallë shpresat për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.[/b]
Të Kuqtë kaluan në epërsi me anë të simbolit Steven Gerrard (20’), mirëpo mysafirët arritën deri te goli i barazimit, kur nga penalltia realizoi Keith Andrews (40’).
Tre pikë nga ky takim Liverpoolit ia siguroi sulmuesi i kthyer nga lëndimi, Fernando Torres, i cili shënoi golin e fitores (43’).

faleminderit kliton

Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në takimin e sotëm përballë Burnleyt në Emirates Stadium.

Vendasit kaluan në epërsi që në pjesë të parë me golin e Cesc Fabregas (34), që ishte edhe goli i vetëm i pjesës së parë.

Me të filluar pjesa e dytë mysafirët arritën të barazojnë rezultatin me anë të Nugent (50’). Por pas 10 minutash të tjera vendasit arritën të rikthejnë epërsinë me anë të Theo Walcott (60’). I futur në lojë si zëvendësues Andrei Arshavin vulosi rezultatin në minutat shtesë të ndeshjes.

Topçinjtë patën edhe një varg rastesh në ndeshje, shumica e tyre të keqpërdorura nga sulmuesi Nicklas Bendtner gjatë të dy pjesëve.

Me tre pikët e reja Arsenali barazohet në pikë me liderin e tabelës Chelsean, që vazhdon të mbajë kreun falë diferencës më pozitive të golave.

Mancehster United do të ketë mundësi të marrë kreun nëse shënon fitore më vonë ndaj Wolves

[b]

Kampioni në fuqi Manchester United ka marrë kreun e tabelës së Ligës Premier pasi ka shënuar fitore të vështirë ndaj Wolves në stadiumin Molineux.[/b]

Në një ndeshje mjaft të baraspeshuar, Paul Scholes ishte autori i golit të vetëm që erdhi në pjesën e dytë të takimit (72’), dhe që mjaftoi për t’i dhënë fitoren minimale 1-0 Manchester United.
Fitorja e çon Manchesterin në maje të tabelës me 63 pikë, dy më shumë se dy ndjekësit, Chelsea dhe Arsenal. Chelsea, që nesër luan në kuadër të Kupës FA kundër Stoke Cityt, ka një ndeshje më pak të zhvilluar, e cila mund ta rikthejë në maje.