Kampionati Gjerman 2008-2009

Karlsruhe fiton 3-2 ndaj Hamburgut. Hofenheimi barazon, ndërsa Shalke mund Verder Bremenin
Debutuesit e Hofenheimit e ruajtën kryesimin në Bundesligë dje pas barazimit të papritur 1 1 kundër skuadrës së vendit të fundit, Borusias së Mynshengladbahut. Hofenheimit i erdhi në ndihmë goli i sulmuesit brazilian Uellington një minutë nga mbarimi i kohës së rregullt, gol që i dha edhe pikën që e çon në kuotën e 39 pikëve, dy pikë më shumë se Herta e Berlinit. Hamburgu shpërdoroi epërsinë 2 0 kundër Karlsruhes duke u mundur me rezultatin 3 2 dhe mbetet në vendin e tretë me 36 pikë. Herta barazoi 1 1 me Arminian e Bilefeldit të premten. Bajerni i Mynihut, në vend të katërt me 35 pikë, pret sot Borusian e Dortmundit. Mynshengladbahu i befasoi kryesuesit e Bundesligës me golin e shënuar në minutën e 44 ët nga Aleksandër Baumjohan, i cili do të jetë pjesë e Bajernit të Mynihut sezonin që vjen. Hofenheimi, skuadra e fshatit që ka kryesuar kampionatin me lojtarë të panjohur më parë, nuk tregoi formën dhe forcën e vet të mëparshme. Skuadrës kryesuese iu deshën 20 minuta për të krijuar një rast për gol. Edhe futja e sulmuesit Inedu Obasi, në vend të Selim Teberit në minutën e 62 të, nuk e ndryshoi shumë lojën e Hofenheimit, që e ndien shumë mungesën e sulmuesit Vedad Ibiseviç. Uellington shmangu një humbje të turpshme, duke barazuar në minutën e 89 të. Hamburgu u duk se po fitonte me lehtësi kundër Karlsruhes, kur Paolo Guerrero i kaloi miqtë në epërsi pas vetëm gjashtë minutash lojë. Kolin Benxhamin e dyfishoi rezultatin në minutën e 47 të pas një gjuajtjeje nga 12 metra. Por festa e lojtarëve të Hamburgut nuk zgjati shumë, pasi vetëm gjashtëdhjetë sekonda më vonë vendasit ngushtojë rezultatin falë golit të Sebastian Freit. Barazimi erdhi në minutën e 53 të me Xhovani Federikon. Frei befasoi mbrojtjen e Hamburgut kur arriti të shënonte golin e tretë për vendasit në kohë shtesë. Kjo fitore e çon Karlsruhen në vendin e 15 të. Hamburgu luajti 15 minuta pa sulmuesin Mladen Petriç, i cili mori karton të kuq për një faull të bërë ndaj një kundërshtari. Edhe Karlsruhe mbeti me 10 lojtarë pasi Marko Engelhardt u nxorr nga loja për kartonin e dytë të verdhë që mori në minutën e 82 të. Shtutgarti u ngjit në vendin e gjashtë dhe ruajti serinë e rezultateve pozitive nën drejtimin e trajnerit të ri, Markus Babel, i emëruar në muajin nëntor. Shtutgarti mposhti Bajerin e Leverkusenit 4 2; dy gola u shënuan nga sulmuesi Mario Gomez. Shalke 04, e vendit të nëntë, mposhti Verder Bremenin 1 0, duke i lënë kundërshtarët e tyre në vendin e dhjetë.

Burimi:Sporti Shqiptare


Sulmuesi gjerman ka shënuar dy gola në katër minutat e fundit, duke “fundosur” Dortmundin në “Allianz Arena”

Sulmuesi Miroslav Klose ka shënuar dy herë në minutat e fundit, duke i dhënë Bajernit të Mynihut fitoren 3-1 ndaj Dortmundit, në ndeshjen e luajtur dje në Bundesligë.

Klose shënoi nga një distancë e afërt me portën, duke kaluar topin poshtë këmbëve të portierit, në minutën e 87-të dhe dyfishoi avantazhin pak çaste më vonë, i shërbyer nga Frenk Riberi. Në këtë mënyrë, kampionët e Gjermanisë ngjiten në vendin e dytë të renditjes me 38 pikë.

Dortmundi pati fillimin e ëndërruar, teksa shënoi golin e parë pas dy minutash lojë me anë të Nelson Valdes, i cili fitoi duelin me Martin Demikelisin pas topit të marrë nga Tamas Hajnal. Bajerni reagoi menjëherë duke i krijuar probleme mbrojtjes mike, pasi Klose ishte më i shpejtë se kundërshtari i tij Neven Subotiç.

Në minutën e 17-të, portieri Roman Ueidenfeler bëri një pritje të mrekullueshme të gjuajtjes nga afër të Kloses, por u dorëzua pesë minuta më vonë, para brazilianit Ze Roberto. Mesfushori vuri barazpeshën në mesin e pjesës së parë, me portën e boshatisur. Në pjesën e dytë, Frenk Riberi dhe Luka Toni patën disa mundësi, por nuk arritën të mposhtnin Ueidenfelerin, futbollistin më të mirë të Borusias. Gjithsesi, tri minuta para fundit, skuadra e Klinsmanit gjeti ftohtësinë e Miroslav Kloses, që shënoi dy gola jetikë për fatet e sezonit.

“Fitorja ishte plotësisht e merituar në një ndeshje ku portieri kundërshtar bëri të paktën pesë pritje vendimtare. Futbollistët e mi patën meritën që besuan deri në fund,” - tha trajneri Klinsman. Bajerni është në vendin e dytë me 38 pikë, një më pak se Hofenheimi, i cili barazoi të shtunën, 1-1 me Mynshegladbahun. Herta ndodhet në vendin e tretë me 37 pikë, ndërsa Hamburgu, që të shtunën humbi në Karlsruhe, ka 36 pikë.

Dortmundi mbetet në vendin e nëntë. Në ndeshjen tjetër të luajtur dje, e cila mbylli javën e 19-të të Bundesligës, Kotbusi fitoi 3-1 ndaj Hanoverit në fushën e tij, duke u ngjitur në vendin e 15-të. Pas golit të parë të Rangelovit, Hanoveri mbeti me dhjetë futbollistë. Leon Andrease u ndëshkua me kartonin e kuq në ditën e debutimit. Kjo i dha mundësinë Enerxhies të shënonte edhe dy herë të tjera, duke marrë një trepikësh vendimtar në luftën për “mbijetesë”.

Burimi:Sporti Shqiptare

Dy skuadrat, që ndahen nga 40 kilometra, do të ndeshen për herë të 133‑të me njëjra‑tjetrën

Skuadrat gjermane të Shalkes dhe të Borusias së Dortmundit do të ndeshen sonte në derbin e 133‑të të Revierës duke e ditur se tri pikët janë më të rëndësishme sesa vetë buja e fitores, duke qenë se të dyja skuadrat shpresojnë të arrijnë një vend në kupat e Evropës sezonin që vjen. Dy gjigantët e futbollit gjerman kanë pasur deri tani një sezon për t’u harruar. Dortmundi renditet në vendin e nëntë, një vend dhe një pikë sipër Shalkes, por të dyja skuadrat e dinë se një ecuri e mirë deri në fund të sezonit do t’u jepte mundësinë të luanin në Evropë. Presioni nuk po ndihet vetëm nga trajneri i Shalkes, Fred Ruten, dhe nga menaxheri i përgjithshëm, Andreas Mëler, por edhe nga trajneri i Dortmundit, Jurgen Klop, skuadra e të cilit nuk mori më shumë se një barazim 1‑1 nga ndeshja kundër Energjisë së Kotbusit. Mesfushori i Shalkes, Zhermen Xhons, shpreson që suksesi ndaj rivalëve të tyre lokalë do të jetë një shtysë e madhe për sezonin e tyre. “Derbi është ndeshja e duhur për të përmirësuar sezonin”, ka thënë ai. “Secila skuadër ka mundësinë të ndryshojë opinionin publik menjëherë. Ne do t’u japim tifozëve tanë atë që kërkojnë prej nesh dhe kjo ka më shumë rëndësi”, ka thënë ai. Kurse trajneri Jurgen Klop është shprehur kështu në faqen zyrtare të skuadrës së tij në internet: “Kjo ndeshje veçohet nga të tjerat gjatë kampionatit, por nuk ka vlerë pikësh më shumë se të tjerat. Shalke do të tentojë të ushtrojë presion në fushën tonë, por atëherë ne do të kemi hapësira për të luajtur.” Në krye të tabelës, Herta e Berlinit do të ketë testin e saj të parë si kryesuese e Bundesligës duke luajtur kundër Volfsburgut, kurse Hofenheimi i vendit të dytë do të luajë në transfertë kundër Shtutgartit. Bajerni i Mynihut do të presë Këlnin, me Podolskin që mbështet të dyja skuadrat. Lojtari i përfaqësueses gjermane pritet të luajë ndeshjen e parë për Bajenrin për këtë vit pikërisht kundër skuadrës për të cilën do të luajë në vitin 2009. Podolski ka shënuar gol në ndeshjen e fundit mes këtyre skuadrave, por refuzoi të festonte për respekt ndaj klubit të qytetit të tij.

Kontratat e Mark van Bomelit dhe Ze Robertos përfundojnë këtë verë, por komentet e fundit të bëra nga drejtuesi i Bajernit të Mynihut kanë konfirmuar mendimet se Ze Roberto ka më shumë shanse që të luajë me bavarezët edhe sezonin tjetër. “Marku na ka kërkuar t’ia zgjasim kontratën për një arsye dhe ne pranuam”, ka bërë të ditur Rumenige. “Kemi rënë dakord me menaxherin e Ze Robertos që ai të vijë në Evropë dhe të bisedojmë së shpejti. Të dyja palët kanë shprehur dëshirën për të pasur një marrëveshje dhe nuk shoh pengesa për realizimin e kësaj”, ka shtuar Rumenige.

Trajneri i Verder Bremenit, Tomas Shaf, ka pohuar se skuadra e tij meritonte më shumë se ai barazim 1‑1 kundër Milanit në Kupën UEFA. Një gol i vonë nga Diego i dha vendasve barazimin në ndeshjen e parë të 1/16 të këtij kompeticion. Sipas trajnerit të Verderit, rezultati nuk i qëndron besnik mënyrës se si shkoi loja. “Një barazim 1‑1 kundër Milanit nuk është keq, por nuk është shpërblimi i plotë i mundit tonë”, tha Shaf. “Fatkeqësisht, nuk qemë në gjendje ta transformonim dominimin tonë në gola. Pak a shumë ne luajtëm me një portë në pjesën e dytë dhe ajo portë ishte e Milanit. Kjo na jep shpresë.”

“Më pëlqen futbolli italian. Seria A është kampionati më i mirë në botë, por ka shumë presion. Por për momentin mendoj vetëm për skuadrën time, Verderin.” Këto janë fjalët e sulmuesit brazilian Diego, i cili është në qendër të vëmendjes së disa klubeve evropiane. Por braziliani shprehet se vëmendja e tij është vetëm te Kupa UEFA. “Ishte një ndeshje e vështirë për ne - ka thënë ai pas ndeshjes kundër kuqezinjve. - Milani është një skuadër e madhe dhe në San Siro do të jetë e vështirë. Atje ata do të jenë favoritë. Por barazimi na krijon mundësinë që të luajmë për gjithçka, duke qenë se jemi ende në lojë.”

[b]Bundesliga, java e 21‑të

Sot[/b]

20:30) Shalke‑ Dortmund

Nesër

(15:30) Bajern Mynih ‑ Këln

(15:30) Arminia ‑ Bokum

(15:30) Borusia M ‑ Hanover

(15:30) Kotbus ‑ Verder Bremen

(15:30) Karlsruhe ‑ Frankfurt

(15:30) Shtutgart ‑ Hofenheim

(15:30) Volfsburg - Herta

Të dielën

(17:00) Leverkusen - Hamburg

20/02/2009

Sulmuesi Demba Ba shënoi një tregolësh, duke i dhënë Hofenheimit mundësinë të barazojë 3-3 në Shtutgart. Ky rezultat i jep skuadrës së Rangnikut kreun e renditjes me pikë të barabarta me Hertën, e cila u mund 2-1 nga Volfsburgu. Edhe Bajerni i Mynihut u mund nga Këlni me të njëjtin rezultat. Ba kaloi në avantazh Hofenheimin në minutën e 24-t dhe barazoi rezultatin 2-2 në fundin e pjesës së parë, pasi Shtutgarti kishte përmbysur gjithçka me golat e Kakut dhe Mario Gomezit. Ky i fundit shënoi sërish për vendasit, por goli i tretë i senegalezit Ba sigloi barazpeshën përfundimtare. Në minutën e fundit, Hofenheimi mund të fitonte, por Sejad Salihoviç gaboi nga pika e bardhë e 11-metrave. Gjithsesi, ekipi i ardhur nga kategoria e dytë kryeson Bundesligën me 40 pikë, aq sa ka dhe Herta e vendit të dytë, që u mund 2-1 në Volfsburg. Braziliani Siserio kaloi në avantazh kryeqyetasit, por dygolëshi i Dzekos, në pjesën e dytë, përmbysi situatën. Sot, Hamburgu, që është në vendin e parë dy pikë larg kreut, mund të marrë kryesimin nëse fiton në ndeshjen e fundit të javës ndaj Leverkusenit. Ndërkohë vazhdon kriza e Bajernit të Mynihut dhe Verder Bremenit. Kampionët e Gjermanisë janë mundur në shtëpinë e tyre, 2-1 nga Këlni, duke pësuar humbjen e tretë në katër ndeshjet e fundit. Skuadra e Klinsmanit mbetet dy pikë larg kreut. Në pjesën e parë, Bajerni kishte 80% të qarkullimit të topit, por nuk arriti të krijojë asnjë rast, ndryshe nga Këlni, që shënoi në të dyja mundësitë që iu paraqitën. Nemanja Vuçiçeviç gjeti Fabris Ehretin, i cili fitoi duelin me Martin Demikelisin dhe çoi topin mbi portierin Mikael Rensing. Problemet në mbrojtjen e Bajernit u panë edhe 12 minuta më vonë kur Viçiçeviç kaloi Filip Lahmin, duke i shërbyer një top të artë Brosinskit, që “firmosi” golin e dytë. Shpresat e Bajernit u ngjallën vetëm gjashtë minuta para fundit kur Daniel van Bujten shkurtoi diferencën, por ishte shumë vonë. Në vështirësi është edhe Verderi që mbetet në vendin e dhjetë dhe dje u mund 2-1 në Kotbus, pavarësisht se shënoi golin e parë. Në ndeshjet e tjera të luajtura dje, Frankfurti arriti një fitore të rëndësishme në Karlsruhe, ndërsa Arminia dhe Bokumi u ndanë në barazim 1-1. Mynshengladbahu fitoi 3-2 ndaj Hanoverit, duke mbajtur gjallë shpresat e vakta për shpëtim. Të premten, Dortmundi shënoi në çastet e fundit, duke marrë barazimin 1-1 ndaj Shalkes në derbin e Ruhrit.

Bundesliga, java e 21 të

Dje:

Bajern Mynih - Këln 1-2
Van Bujten 84′ / Ehret 22′, Brosinski 34′
Arminia - Bokum 1-1
Mijatoviç 83′ / Klimovicz 30′
Borusia M - Hanover 3-2
Bumxhohan 36′, Marin 43′, Nojvill 83′ / Pinto 53′, Shulc 77′
Kotbus - Verder Bremen 2-1
Iliev 51′, Rangelov 90′ / Almeida 46′

Karlsruhe - Frankfurt 0-1
Kaio 54′
Shtutgart - Hofenheim 3-3
Kakau 26′, Gomez 31′, 63′ / Ba 24′, 45′, 67′
Volfsburg - Herta 2-1
Dzeko 71′, 84′ / Sisero 62′

Të premten:

Shalke - Dortmund 1-1

Sot:
(17:00) Leverkusen - Hamburg

21/02/2009

Hamburgu mposht Leverkusenin, merr kreun e Bundesliges


Lufta per titullin kampion ne Bundeslige behet edhe me interesante. Kreun e renditjes kete jave nuk e ka Herta, as Hohenhami e as Bajerni, por Hamburgu, qe ka mundur ne transferte Bajen Leverkusenin. Dy gola te Jansen i kane dhene tri pike mjaft te cmuara Hamburgut, qe tashme ka dy pike me shume se ndjekesit me te afert, Herta e Berlinit dhe Hofenhajmi. Nderkohe Bajerni i Mynihut, qe vetem pak jave me pare kryesonte bashke me Hofenhajmin, renditet ne vendin e katert, pas humbjes shokuese ne shtepi me Kelnin. Pra, ne krye te renditjes eshte vene Hamburgu, i ndjekur nga Herta e Berlinit dhe Hofenhajmi.

Leverkusen – Hamburg 1-2
Jensen 18’ , 67’, Helmes 30’

Kampionët në fuqi të Bajernit të Mynihut kanë shkatërruar 5-1 ekipin e Hanoverit ditën e djeshme, duke u ngjitur kështu në vendin e dytë në klasifikimin e Bundesligës, katër pikë larg kryesuesve të Hertës së Berlinit. Bajerni, që është gjendur në disavantazh falë një goli të shënuar nga Shtajner pas vetëm 15 minutash lojë, ka reaguar menjëherë duke i dhënë pak frymëmarrje trajnerit Jurgen Klinsman pas eleminimit në mesjavë nga Kupa e Gjermanisë nga Bajer Leverkuseni. Ndërkohë sulmuesi i Hertës Andri Voronin ka shënuar një tregolësh, duke i dhuruar ekipit të tij një fitore 3-1 në transfertë kundër ekipit të Kotbusit, pasi vendasit kishin kaluar të parët në avantazh. Skuadra e Volfsburgut ka arritur dhe fitoren e pestë rradhazi me rezultatin e ngushtë 1-0 të arritur kundër Karlsruhes duke iu bashkuar, me të njëjtin numër pikësh (42), Bajernit dhe Hofenheimit, që nuk ka shkuar më larg se një barazim pa gola dje kundër Verder Bremenit. Gjithashtu, edhe Hamburgu nodhet në kuotën e 42 pikëve pas humbjes së thellë 4-1 të pësuar dje kundër Borusias së Mynshengladbahut, që për herë të parë pas shumë kohësh ka braktisur vendin e fundit në renditje.

Bundesliga Java e 23 të

Bajern i Mynihut Hanover 5-1
Van Bujten 20′, Kloze 25′, Altintop, 34′, Podolski 73′, Demikelis 89′/Shtajner 15′

Bor. Mynshengladbah- Hamburg 4-1
Friend 24′, Levels 42′, Brouers 54′, Marin § 65′/Petriç 29′

Kotbus Herta e Berlinit 1 3
Kagdas 21′/ Voronin 34′, 44′, 88′

Te dielen:

(17:00) Bajer Leverkusen-Bokum
(17:00) Bielefeld-A. Frankfurt

Kampionati gjerman ka nisur dje me gjashte ndeshjet e para. Herta e Berlinit ka perforcuar pozitat e saj ne krye te Bundesliges, pasi ka arritur nje fitore te ngushte por te rendesishme, 1-0 ndaj Bajer Leverkusen. Goli i vetem, por qe u dha tri pike kryesuesve mban firmen e Voroninit ne minuten e 50-te. Nderkohe, Bajerni i Mynihut, pas shume diteve te zeza ka gjetur serish fitoren ne kampionatin gjerman. Bavarezet kane mposhtur 3-0 ne transferte ekipin e Bokum, me gola te Ze Robertos, Lahmit dhe De Mikelisit. Fitore kane arritur edhe Mynhengalbdah dhe Arminia, 4-2 dhe 1-0 ndaj Kelnit dhe Karlsruhe. Takimet e vetme te mbyllura ne barazim kane qene Eintraht-Hofenheim 1-1 dhe Hanover-Borusia 4-4.

Bavarezët dhe “ujqërit” fitojnë ndeshjet e radhës dhe janë 1 pikë larg kryesuesve, që u mundën në Shtutgart

Kampionët e Bajernit të Mynihut mundën Karlsruhen 1‑0, dje duke ngushtuar në vetëm një pikë diferencën me Hertën e Berlinit të vendit të parë, e cila u mund 2-0 nga Shtutgarti. Bajerni, që kishte në formacion mesfushorin Frenk Riberi pas dy javësh i dëmtuar, u mjaftua me golin e shënuar nga Hoze Soza për të mbetur në garën për titull me 48 pikët e grumbulluara. Volfsburgu ka po 48 pikë sa Bajerni, pasi fitoi ndeshjen e shtatë, me rezultatin 3-0, kundër rivalëve të Arminia Bilefeldit. Sulmuesi Grafite shkoi në 18 gola këtë sezon kur shënoi golin e dytë të ndeshjes për skuadrën e tij. Hofenheimi dështoi të fitojë për të shtatën ndeshje rradhazi, duke barazuar 2-2 kundër Hanoverit falë golit të shënuar në fund të ndeshjes nga Uellington. Hofenheimi tani ndodhet në vend të pestë me 44 pikë. Bajerni i Mynihut e kërkoi fitoren që prej minutës së parë kundër Karlsruhes, me një Riberi të papërmbajtshëm në krahun e majtë. Bastian Shvajnshtajger dhe Mark van Bomel për pak sa nuk shënuan pas harkimeve të Riberisë në fillim të ndeshjes, por ishte Hoze Soza ai që e kaloi Bajernin në epërsi me një gjuajtje pranë portës pas një pasimi të saktë të Riberisë. Mbrojtja e Bajernit pati fare pak punë dhe skuadra bavareze mund të kishte shënuar golin e dytë me anë të Martin Demikelisit në minutën e 65-të, por portieri i Karlsruhes, Markus Miler, e dërgoi mbi traversë topin e gjuajtur prej tij me kokë. Miqtë, që renditen në fund të tabelës së klasifikimit, për pak barazuan një minutë më vonë kur gjuajtja e lirë e ekzekutuar nga Antonio da Silva, u grushtua me vështirësi nga portieri Mikael Rensing i Bajernit. Herta e Berlinit tani kryeson kampionatin me vetëm një pikë më shumë se Bajerni i vendit të dytë, pasi skuadra e trajnerit Lusien Favre nuk arriti t’i bënte ballë lojës sulmuese të Shtutgartit. Herta ia la zotërimin e mesfushës Shtutgartit që në fillim të ndeshjes dhe u mbështet te kundërsulmet. Por Shtutgarti ishte më i rrezikshëm dhe mund të kishte shënuar më herët me Timo Gebhartin dhe Mario Gomezin. Goli i parë i ndeshjes erdhi dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë, kur Mario Gomez pason për Kakaun, i cili shënon nga dhjetë metra largësi. Pesë minuta më vonë, Shtutgarti dyfishon rezultatin me anë të mesfushorit Sami Khedira, i cili shfrytëzoi një harkim të dhënë nga Tomas Hitzlsperger. Herta u hodh në sulm dhe pati disa raste të mira me anë të Andrij Voroninit dhe Pal Dardait, por sulmet e tyre erdhën tepër vonë. Shtutgarti tani ka 42 pikë dhe garon për një vend në Kupën UEFA. Hamburgu i vendit të katërt, me 45 pikë, luan sot kundër Shalke 04.

“Kaizeri” mbështet Kahnin te Shalke!
Presidenti i Bajernit të Mynihut, Franc Bekenbauer, ka mbështetur kandidaturën e ish-portierit të Bajernit, Oliver Kahn, për t’u bërë menaxheri i përgjithshëm i skuadrës së Shalkes. Kahn u takua me Klemens Tonis gjatë javës dhe ka mbajtur bisedimet e para dhe vetë drejtuesi i Shalkes ka pohuar se i kishte lënë mbresa takimi me ish-portierin e Bajernit të Mynihut dhe të përfaqësueses gjermane. Kurse Bekenbauer i ka thënë gazetës “Bild” këto fjalë: “Sigurisht që mund t’ia dalë mbanë. Oliver Kahn është i ri dhe inteligjent. Ai ka pasur një menaxher të shkëlqyer për 14 vjet, Uli Hënesin”.

Vesterman rinovon kontratën me Shalken
Skuadra e Shalkes mund të jetë duke kaluar një krizë të vogël aktualisht, por një lëvizje pozitive për ta ka qenë rinovimi i kontratës me Heiko Vestermanin. Lojtari 25-vjeçar ka nënshkruar një kontratë të re me kushte më të mira për të dhe do të jetë pjesë e këtij klubi deri më 30 korrik 2014. “Nuk ishte vendim i vështirë për mua”, ka thënë Vesterman për faqen zyrtare të Shalkes në internet. “Shalken e kam në zemër dhe jam krenar të mbaj këtë fanellë”, ka shtuar ai.

Hamburgu i rikthehet Bundesligës
Hamburgu do të luajë sot kundër Shalkes një ndeshje të vështirë, por skuadra që përmbysi rezultatin para disa ditësh në Stamboll shpreson të arrijë një tjetër fitore. Hamburgu fitoi 3-2 kundër Gallatasarajit në Kupën UEFA kur ishte në disavantazh 0-2, por shënoi tre gola në 33 minuta, duke u kualifikuar për në çerekfinale. “Ishte një fitore e madhe për ne”, ka thënë Marsel Jansen. “Do të na japë një shtysë të madhe për ndeshjen kundër Shalkes”, ka shtuar ai. Mbrojtësi tjetër i Hamburgut, Joris Mathijsen, ka të njëjtin mendim: “Kemi shumë besim se do ta kalojmë me sukses ndeshjen kundër Shalkes. Edhe pse kundërshtari ka disa probleme, nuk ka për
të qenë një ndeshje e lehtë”, ka thënë Mathijsen.

Pas dy dështimeve të fundit ndaj Wolfsbourgut dhe Barcelonës, kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich, duket se ka rimarrë veten duke nxjerrë nervozizmin mbi Eintracht Frankfurtin, të cilin e mposhti me rezultat 4-0 të shtunën në Allianz Arena.

Serinë e golave për bavarezët e hapi mesfushori francez Frank Riobery, i cili shënoi që në minutën e tretë të lojës, ndërsa rezultat e dyfishoi sulmuesi italian Luca Toni në minutën e 17-të. Dhjetë minuta para fundit të pjesës së parë Bayerni trefishoi rezultatin me golin e Lucios.

Për rezultatin përfundimtar të ndeshjes u përkujdes mesfushori gjerman Bastian Schweinsteiger, i cili shënoi porsa filloi pjesa e dytë (48’).

Nga ana tjetër, Wolfsburgu ka përforcuar kreun e tabelës me fitoren prej 2-1, si mysafir i Monchengladbach, duke u larguar tre pikë nga Hamburgu që të dielën e viziton Mercedes Benz Arena për t’u përballur me Stuttgartin.

Skuadra e Magatit fiton 4-0 ndaj Hofenheimit, ndërsa Bajerni mund M’gladbahun dhe mbetet tri pikë larg

Edin Dzeko ka shënuar tre gola në harkun e 12 minutave, duke e ndihmuar Volfsburgun të fitojë 4-0 ndaj Hofenheimit dhe të kryesojë Bundesligën me tri pikë avantazh, katër ndeshje nga fundi. “Shpërthimi” i sulmuesit boshnjak në pjesën e dytë, sëbashku me penalltinë e shënuar nga Grafite i japin mundësinë “ujqërve” të ngjiten në kuotën e 60 pikëve, pas 30 ndeshjeve. Braziliani Grafite është golashënuesi më i mirë i Bundesligës me 23 gola, ndërsa Dzeko ka shënuar 18 herë. Kjo është ecuria më e mirë e të gjitha kohërave për Volfsburgun, që nuk e ka fituar asnjëherë titullin. Bajerni i Mynihut është në vendin e dytë me tri pikë më pak. Bavarezët fituan 2-1 ndaj Borusias së Mynshengladbahut në ndeshjen e parë nën drejtimin e trajnerit të përkohëshëm Jup Hejkens, i cili mori vendin e të shkarkuarit Jurgen Klinsman. Gjithçka ndodhi brenda pjesës së parë. Bastian Shvajnstajger kaloi në avantazh Bajernin, ndërsa miqtë barazuan përkohësisht me 11-metërshin e Filip Dimsit. Turku Hamit Altintop realizoi golin e dytë për Bajernin. Vlen për t’u përmendur se në pjesën e dytë kampionët e Gjermanisë shpërdoruan të paktën pesë raste për shënim, kryesisht me anë të Luka Tonit, që nuk arriti të shënojë as me portën e boshatisur. Në vendin e tretë, pesë pikë larg Volfsburgut ndodhen Herta dhe Shtutgarti me pikë të barabarta. Herta do të luajë sot në fushën e Hamburgut, që ndodhet i pesti me një pikë më pak, ndërsa Shtutgarti barazoi 2-2 në Bielefeld. Skuadra e Babelit shënoi dy herë e para, por Arminia, në luftë për mbijetesë, arriti të barazojë. Ndërkohë, Dortmundi ka fituar 2-0 në Frankfurt, me dy gola në dhjetë minutat e fundit dhe mban vendin e gjashtë, vetëm dy pikë larg Hamburgut. Triumfon në transfertë edhe Leverkuseni që mposhti Shalken. Në barazim 0-0 u mbyll përballja direkte për qëndrimin në Bundesligë, ndërmjet Karlsruhes dhe Kotbusit. Të premten, Hanoveri arriti fitoren e parë jashtë fushe në këtë sezon, 2-0 në Bokum. Sot do të luhen dy ndeshjet që mbyllin javën e 30-të të Bundesligës. Hamburgu pret Hertën, Verderi shkon në Këln.

Ndeshjet e tjera te perfunduara:

[b]

Sulmuesi portugez Hugo Almeida ka shënuar dy herë për t’i dhënë fitoren e merituar Werder Bremenit në takimin e katërt brenda tre javësh përballë Hamburgut, duke iu dhënë edhe fund shpresave të këtij ekipi për të fituar titullin.[/b]Werderi, që luajti pa mesfushorin Diego dhe mbrojtësin Per Mertesacker, shënoi golin e parë pas 34 minutash lojë kur Almeida pranoi një harkim nga Markus Rosenberg. I njëjti lojtar shënoi edhe pas katër minutash, sërish nga afërsia, kësaj here pas një asistimi të Mesut Ozil.

Hamburgu, që u eliminua nga Werderi edhe në garat e Kupës UEFA dhe në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, bie në pozitën e gjashtë me 55 pikë, pesë më pak se kreu i tabelës kur kanë mbetur edhe tre ndeshje deri në fund të sezonit.

Wolfburg kryeson në Bundesliga me 60 pikë sa ka edhe Bayern Munichu në pozitën e dytë derisa Hertha ndjek me 58 pikë në pozitën e tretë.

Ndeshjet e tjera te perfunduara te Bundesliges

Klasifikimi

Wolfsburg ka mundur 5-1 Werder Bermen dhe ka fituar per here te pare ne historine e tij kampionatin gjerman.
Jeshilet kishin dy pike avantazh ndaj Bayern, i cili fitoi 2-1 ndaj Shtutgart, qe zuri vendin e trete. Gjithesesi, kampionet e “futen ne xhep” fitoren e tyre qe ne pjesen e pare te ndeshjes, me tre gola qe mbajne firmen e Misimovic, Grafite dhe Proedl.

Ne pjesen e dyte Diego ka shenuar golin e nderit per Werder, ndersa Grafite dhe Dzeko vulosen ne 5-1 rezultatin.

:(:(…