Kampionati Spanjoll 2008-2009

Fitorja e djeshme e Realit të Madridit thjesht e ka motivuar më shumë Barcelonën e Pep Guardiolës, që ka mundur pa probleme në “Kamp Nou” Sporting Gijonin. Dy herë Eto dhe një gol i Daniel Alveshit shuan çdo shpresë të miqve, që vetëm sa e shkurtuan diferencën me anë të Mateos në mesin e pjesës së dytë. Në fakt, askush nuk e kishte vënë në dyshim fioren e katalanasve, që s’dinë të humbasin as në transfertë, ndërsa në shtëpinë e tyre gjithçka e kanë më të lehtë. Me këtë fitore Barcelonë rivendos diferencën prej 12 pikësh me Realin, që po bën gjithçka për të marrë pikët maksimale në çdo takim, por po kështu po reagon edhe rivali historik i tij. Në ndeshjet e kësaj jave bie në sy edhe fitorja e Atletikos së Madridit në transfertë me Rekreativo Huelvën.

Të shtunën:

Real Madrid 1 - 0 Racing Santander

Sevilla 1 - 2 Real Betis

Të dielën:

Barcelona 3 - 1 Sporting Gijon

Getafe 1 - 1 Espanyol

Malaga 3 - 2 Almeria

Mallorca 1 - 1 Deportivo La Coruna

Recreativo Huelva 0 - 3 Atletico Madrid

Valladolid 2 - 1 Athletic Bilbao

Villarreal 2 - 1 Numancia

Osasuna 1 - 0 Valencia

08/02/2009

Burimi:Sporti Shqiptare

Kampionati spanjoll është rihapur. Sepse Barcelona e vendit të parë është mundur në fushën e saj, por në derbi me Espanjolin, me rezultatin e ngushtë 2-1. Duhet theksuar se djemtë e Pep Guardiolës kanë luajtur që nga minuta e 38-të e pjesës së parë me 10 lojtarë, për shkak të daljes me karton të kuq të mesfushorit Keita. Në portën e Barcës ka shënuar dy herë Ivan de La Pena, ndërsa diferencën e ka shkurtuar Ture, Reali i Madridit ka bërë poker në shtëpi me Betisin, duke fituar thellë 6-1. Tashmë diferenca ka shkuar në shtatë pikë, cka do të thotë se Barcelona nuk mund të jetë e qetë në ndeshjet e mbetura. Më poshtë janë të gjitha takimet e luajtura dje si dhe ndeshjet e ditës së sotme.

Dje u Luajten (21/02/2009)

Të shtunën:
Barcellona - Espanyol 1-2
Real Madrid - Real Betis 6-1
Villarreal - Sporting Gijon 2-1
Sevilia - Atletiko Madrid 1-0

Reali i Madridit ka shperthyer ne ndeshjen e Primera Divizionit ne transferte me Atletikon e Bilbaos, duke e mundur me rezultatin e thelle 2-5. Ate qe nuk kane mundur ta bejne ne Chamnpions, madrilenet e kane shprehur ne kampionatin spanjoll, ku Barcelona udheheq prej javesh e vetme. Me kete fitore Reali i afrohet me tri pike katalanasve, qe ne fakt kane nje ndeshje me pak. Madrilenet jane gjendur qe ne pjesen e pare ne avantazh me holandezin Roben, golin e te cilit e ka dyfishuar argjentinazi Hainze. Bilbao eshte ndihmuar ne fillim nga autogoli i Hainzes, pastaj ka barazuar me Lorenten. Por vetem kaq. Pas golit tebarazimit Reali ka shenuar tri here te tjera, ku promotori i fitores ka qene holandezi Huntelar. Higuain ka shenuar te pestin me 11-metersh, qe ka qene sa per statisike. Duhet theksuar se vendesit e Atletiko Bilbaos kane luajtur qe nga minuta e 33-te e takimit me 10 lojtare, pas daljes me karton te kuq te Iestes.

ATHLETIC BILBAO - REAL MADRID 2 – 5
22′ A. Robben, 34′ G. Heinze, 36′ Heinze (autogol), 45′ F. Llorente, 47′, 61’ Huntelaar,
85′ Higuain (pen.)

VALENCIA - RECREATIVO HUELVA 1-1

Fitore minimale e Barcelonës


Etoo dhe Pique festojnë golin.

Lideri i tabelës në Primera Division, Barcelona, ka shënuar fitore minimale si mysafir i Valladolidit.

Të vetmin gol në ndeshje e shënoi sulmuesi kamerunas, Samuel Eto’o, i cili në minutën e 40-të pranoi një pasim nga Xavi, për ta mposhtur portierin Asenjo.

Fitore me rezultat të njëjtë, 1-0, ka shënuar edhe Sevilla si mysafir i Recreativo Huelvas, ndërsa Villarreali është mposhtur me rezultat bindës prej 3-0, nga Almeria.

Ndeshjet e tjera te perfunduara;


Shtylla e fitores së Barcelonës, Andres Iniesta

Barcelona ka forcuar kreun e tabelës së La Ligës, pasi shënoi fitore me rezultat 2-0 në Camp Nou përballë Recreativo Huelva, përfshirë edhe një penalti të humbur nga Lionel Messi.

Andres Iniesta shënoi gol pas vetëm 42 sekondash lojë, për t’i dhënë epërsinë e hershme Barcelonës. Spanjolli shënoi pas një loje të mirë nga Thierry Henry.

Ishte sërish Iniesta protagonist edhe i golit të dytë, goditja e të cilit u devijua nga Nasief Morris dhe përfundoi në rrjetën e Recreativos (68’).

Për Barcelonën u akordua edhe një penalti, por Lionel Messi nuk ishte i saktë nga pika e bardhë (81’). Rereativo në anën tjetër shumë shpejt pas penaltisë së humbur të Messi shënoi një gol, që u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.

Tre pikët e reja e çojnë në nëntë epërsinë e Barcelonës ndaj Real Madridit në krye të tabelës së La Ligës. Reali do të mund ta ngushtojë këtë epërsi sërish në gjashtë kur nesër pret në Bernabeu ekipin e Valladolidit.

[b]

Edhe pse nuk ishte një fitore e tipit të Barcelonës me shumë gola, Blaugranët kanë regjistruar fitoren e radhës në Kampionatin spanjoll duke e mposhtur Getafen me rezultat minimal, ndërsa mesfushori Andres Iniesta e ka konsideruar këtë fitore si më të rëndësishmen e sezonit.[/b]“Në stadiumet e këtilla fitohen kampionatet. Jemi në formë të jashtëzakonshme dhe shpresoj të kemi pikë të mjaftueshme në fund për ta fituar titullin”.

“Kjo ishte një ndeshje mjaft e vështirë, prandaj e kemi bërë një hap përpara. Dëshirojmë që të vazhdojmë me fitore dhe ta mbajmë distancën ndaj Real Madridit”, ka thënë spanjolli pas ndeshjes.

Ndeshjen e radhës Barcelona e zhvillon në Camp Nou kundër Sevillas.

Perfundimet e ndeshjeve te tjera:

Renditja:

jam adhuruese e flaket e Barcelones shpresoj te fitoj Barcelona…ole ole Barca…

Atletico Madrid ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në Vicente Calderon ndaj Sporting Gijon, duke marrë vendin e gjashtë të tabelës së La Ligës.Vendasit shënuan dy herë në pjesë të parë me anë të Diego Forlan (27’) dhe Simao (41’) për të shkuar të qetë në pauzën mes pjesëve.

Pjesa e dytë filloi në mënyrë të paparashikueshme, me dy gola të shënuar për më pak se dy minuta. Sapo filloi ndeshja, sulmuesi argjentinas Sergio Aguero shënoi për të trefishuar epërsinë (46’), ndërsa një minutë më pas vendasit ngushtuan me anë të Bilic (47’).

Tre minuta para fundit të ndeshjes, Atletico mbeti me dhjetë lojtar pas përjashtimit të Simao për shkak të dy kartonëve të verdhë brenda një minute, por kjo nuk i ndihmoi mysafirët të nxjerrin ndonjë rezultat më pozitiv.

Pikët e fituara e ngrejë Atleticon në pozitën e gjashtë me 52 pikë, katër më pak se vendi i katërt, që dërgon në Ligën e Kampionëve e që mbahet nga Valencia.

Ndeshjet e tjera te perfunduara:

	 [b]6-2 në Madrid, 100 gola në kampionat dhe 7 pikë avantazh katër javë para fundit. Katalanasit bëjnë ligjin[/b]

Leksion futbolli, dëshmi superioriteti apo poshtërim sportiv? Fitorja 6-2 e Barcelonës, ndaj Realit të Madridit, në “Santiago Barnabeu”, i përmbledh të gjitha bashkë. Vlen tre pikë, që i shpien katalanasit në +7 nga rivalët, kur janë luajtur 34 ndeshje në Primera Divizion. Por vlen akoma më shumë për shuplakën që i është dhënë madrilenëve, të cilët vinin nga 17 fitore dhe një barazim. Reali nuk mundej që nga ndeshja e fazës së parë në “Kamp Nou”. Barcelona ka përcaktuar përfundimisht shkallën e forcës në Spanjë, duke i dhënë shtysën e duhur të besuarve të Guadriolës për të fituar diçka të mundshme në këtë sezon.
REAGIMI - Momenti më i vështirë i mbrëmjes së Barcelonës në Madrid ishte në minutën e 14-të. Serxhio Ramos kroson shkëlqyeshëm për Gonzalo Higuanin dhe argjentinasi nuk gabon, duke mposhtur Viktor Valdesin, me një goditje me kokë. Në atë çast, frika e përmbysjes “merenges” mund të kishte fundosur Barçën, sepse diferenca zbriti në një pikë. Por pikërisht pas golit të pësuar, Barcelona u ngjit në katedër, duke treguar se është skuadra më e fortë në Spanjë, në pritje që ta tregojë diçka të tillë edhe në Europë, ku të mërkurën e pret Çelsi në Ligën e Kampioneve. Reagimi i “bandës” së Guardiolës, solli diçka të bujshme, të destinuar të mbetet në mendjen e atyre që dashurojnë futbollin.
SUPER HENRI - Serinë e “mrekullive” e nisi Henri, që në minutën e 18-të, vendos barazpeshën duke mposhtur me qetësi Kasiljasin, pas pasimit të marrë nga Lionel Mesi. Kalojnë vetëm 100 sekonda dhe vjen parakalimi. Fabio Kanavaro shkaktoi faull ndaj Henrisë, dhe gjyqtari akordon një goditje dënimi, të cilën Ksavi e ekzekuton me mjeshtri, duke e shpënë te koka e Karles Pujolit.
Kapiteni godet fort dhe kalon në avantazh miqtë. Këtu mbyllet ndeshja dhe Reali nuk ekziston më, ndërsa rastet e Barcelonës janë të shumta, me dhjetra, dhe mbi të gjitha ia vlen të përmendet ajo që ndodhi dhjetë minuta para fundit të pjesës së parë. Ksavi “i vjedh” topin Lasana Diarras dhe pason për te Mesi, i cili e mbyll sprintin me një goditje të saktë, që nuk i jep mundësi reagimi portierit Kasiljas. Pjesa e parë mbyllet 1-3, sepse Kasiljas i mohon golin Dani Alveshit.
100 GOLA - I trullosur, Reali i Madridit rikthehet në pjesën e dytë, akoma i trembur nga Barcelona, që shpërdoron mundësinë për të mbyllur ndeshjen me anë të Mesit. Në minutën e 11-të, Serxhio Ramos shënon me kokë, gjatë një goditje dënimi të ekzekutuar nga Roben, duke futur vendasit në lojë, por vetëm për një minutë. Vetëm për 60 sekonda, pasi menjëherë Barcelona shënon golin e katërt me anë të Tierri Henrisë.
E njëjta skemë: Ksavi lëshon një top fantastik për sulmuesin francez, i cili mposht Kasiljasin dhe shënon golin e 19-të për në këtë sezon. Kjo ishte goditja përfundimtare, pasi Reali nuk reagoi më. Në këtë mënyrë, Barcelona thellon avantazhin dhe Ksavi jep asistin e “1 miliardë” të sezonit të tij fantastik, nga i cili përfiton Mesi, që shënon dygolëshin personal, 23 gjithsej në kampionat. Nuk mbaron me kaq, sepse ka vend për lavdi edhe për aktorët “jo-protagonistë”.
Qendërmbrojtësi Zherard Pike shënon golin e gjashtë, atë që është i 100-ti për Barcelonën në këtë kampionat. Nëse do të përfshihen edhe veprimtaritë e tjera, Barça ka shënuar 146 gola gjithsej në 55 ndeshje, 78 prej të cilëve nga treshja Mesi-Henri-Eto. Numra të paimagjinueshëm, numra që tregojnë për një skuadër, e cila po bëhet pjesë e legjendës, ndeshje pas ndeshjeje.

Ndeshjet e tjera te perfunduara:

Villarreal ka barazuar në çastet e fundit të ndeshjes, për të penguar Barcelonën të festojë titullin në Camp Nou, në derbin e sotëm spanjoll që përfundoi me rezultat 3-3.Nëse merrte tri pikë, Barcelona do të krijonte dhjetë pikë epërsi ndaj Real Madridit, kur deri në fund të kampionatit mbeten edhe tre ndeshje. Por, me një pikë të marrë, katalanasit janë tetë pikë mbi kampionin në fuqi dhe matematikisht nuk e kanë të fituar titullin, pasi kanë nevojë për së paku edhe një pikë.

Pjesa e parë

Blaugranët kaluan në epërsi pas 12 minutash lojë, kur goditja e Seydou Keita u devijua nga Gonzalo Rodriguez për të përfunduar në rrjetën e Diego Lopez. Pas dhjetë minutash tjera mysafirët barazuan, kur pas një gabimi të Yaya Toure, Giuseppe Rossi asistoi për Joseba Llorente.

Megjithatë vendasit shënuan edhe dy herë në pjesë të parë, për të shkuar në pauzë me dy gola epërsi. Së pari Samuel Eto’o shënoi nga afërsia pas një asistimi të Andres Iniesta, ndërsa në çastet e fundit të pjesës së parë Daniel Alves shënoi nga gjuajtja e lirë për t’i dhënë 3-1 epërsinë Barcelonës.

Pjesa e dytë

Të zgjedhurit e trajnerit Pep Guardiola zhvilluan lojë sulmuese edhe në pjesën e dytë, por nuk gjetën golin. Pas gjashtë minuta në pjesë të dytë, Alves harkoi për të gjetur Keitan, goditjen e të cilit e mbrojti portieri Lopez, por jo edhe atë të Xavi. Megjithatë goli u anulua padrejtësisht, për shkak të pozicionit jashtë loje.

Momenti rikthyes në ndeshje ishte largimi me karton të kuq i Eric Abidal (për të dytën ndeshje radhazi), pas ndërhyrjes ndaj Llorente, që i fali edhe një penalti. Nga pika e bardhë nuk huqi zëvendësuesi Mati Fernandez, që ngushtoi rezultatin në 3-2.

Kur tifozët ishin të gatshëm për festë, ndodhi edhe befasia më e madhe, me Llorente që shënoi në minutën e dytë të kohës shtesë, pas një konfuzioni në mbrojtjen e Barcelonës.

Titulli për Barcelonën mbetet të fitohet në ndeshjen e ardhshme të ligës, që zhvillohet më 17 maj ndaj Mallorcas. Ndërkohë, katalanasit të mërkurën do të kërkojnë një titull tjetër, atë të Kupës së Mbretit, ku në finale takohen me Atletic Bilbao.

Rezultatet e ndeshjeve te tjera te Premiera Division

Klasifikimi

[b]

Real Madridi më nuk është kampion i Spanjës, pasi ka pësuar edhe një herë, kësaj here nga Villarreali me rezultat 3-2, duke i lejuar Barcelonës të shpallet kampion i ri me edhe dy ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit.[/b]

Villarreali javën e kaluar prishi planet e Barcelonës, duke ia pamundësuar të fitojë titullin në Camp Nou, por kësaj here i bëri një nder tjetër duke mposhtur Real Madridin dhe duke ua ‘dhuruar’ më herët titullin katalanasve.

Vendasit kaluan në epërsi që në pjesën e parë të ndeshjes me anë të një goli me kokë të shënuar nga sulmuesi francez Robert Pirez, që ishte edhe goli i vetëm i pjesës së parë.

Reali u rikthye mbarë pas pauzës, duke barazuar që në minutën e dytë të pjesës së dytë me anë të golit të parë këtë sezon të Rafael Van der Vaart.

Vendasit rimorën epërsinë pas edhe 15 minutash tjera me anë të Cani (62’), para se mbretërit të barazojnë edhe një herë, dy minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes kësaj here me anë të Gonzalo Higuain (88’).

Por, si në ndeshjen e kaluar ndaj Barcelonës, Villarreali shënoi në minutat e fundit të ndeshjes, kësaj here për të marrë tri pikë të plota nga derbi i javës me anë të golit të Joan Capdevilla.

Me këtë fitore Villarreali mban gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve, pasi ngjitet në pozitën e pestë, me 59 pikë, sa ka edhe Valencia në pozitën e katërt, e që nesër udhëton tek Atletico Madrid.

Reali mbetet në pozitën e dytë me 78 pikë, pa asnjë gjasë për të arritur Barcelonën, që ka 86 pikë në krye të tabelës, e që nesër do të fitojë titullin në fushë të Mallorcas, pavarësisht rezultatit.

[b]

Barcelona ka festuar me humbje titullin e kampionit të Spanjës, pasi ka pësuar për të dytën herë radhazi pasi siguroi titullin, kësaj here me ekipin rezervë që pësoi me rezultat minimal ndaj Osasunas në Camp Nou.[/b]

Pep Guardiola vendosi të pushojë të gjithë ekipin e parë të tij në prag të ndeshjes më të rëndësishme të sezonit, finales së Ligës së Kampionëve, që zhvillohet të mërkurën në Romë, ku Barcelona do të ketë përballë Manchester United.

Të vetmit që u përfshinë nga formacioni bazë ishin sulmuesi kryesor, Samuel Eto’o, i cili mbajti edhe shiritin e kapitenit, por u bllokua shumë mirë nga mbrojtja e Osasunas, dhe mbrojtësi i majtë Erik Abidal, i cili do të mungojë në finalen e Romës.

Por ekipi rezervë i blaugranëve, që megjithatë përbëhej edhe nga yje si Bojan Krkic, Alieksandr Hleb e Eidur Gudjohnsen, dështoi të japë shkëlqimin dhe emocionin që sjell zakonisht Barcelona.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Walter Pandiani, i cili mposhti portierin e dytë të Barcelonës, Jose Manuel Pinto, në minutën e 25-të të lojës.

Dhjetët minutat e fundit të ndeshjes vendasit e luajtën pa Marc Muniesa, i cili u përjashtua me karton të kuq (81’).

Por mbrëmja i takoi Barcelonës, që pas ndeshjes ngriti trofeun e kampionatit spanjoll, i pari që nga viti 2006. Dy sezonet e fundit La Liga i takoi Real Madridit.

Osasuna në anën tjetër me tri pikët e fituara ruan shpresat për të mbijetuar në ligën e parë spanjolle.

[b]

Barcelona ka shënuar fitore me rezultat prej 5-2, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën mbrëma në Camp Nou kundër Atletico Madridit, duke vazhduar kështu seritë pozitive të viteve të fundit kundrejt skuadrës së dytë nga kryeqyteti spanjoll.
[/b]Me të filluar ndeshja (2’), Zlatan Ibrahimovic i kaloi katalunasit në epërsi. Pas këtij goli Blaugranët nuk u ndalën duke arritur të shënojnë edhe tri herë vetëm në pjesën e parë.

Lionel Messi (16’) dyfishoi rezultatin, ndërsa Dani Alves (30’) dhe Seydou Keita (42’) e ngritën epërsinë në 4-0.

Sergio Aguero (45’) dhe Diego Forlan (84’) ngushtuan avantazhin e vendasve në 4-2, mirëpo në fund të takimit Leo Messi shënoi edhe golin e pestë për vendasit duke turpëruar sërish Atleticon