Kampionati Spanjoll 2009-2010

Barca shijon humbjen

Kryendeshja e javës së 22-të në La Liga, e zhvilluar të dielën mbrëma në Vincente Calderon, ndërmjet Atletico Madridit dhe Barcelonës, ka përfunduar me fitoren e vendasve, me rezultat 2-1.

Kryeqytetasit krijuan epërsi të hershme (9’), kur Reyes pasoi te sulmuesi Diego Forlan, i cili e mposhti portierin Valdes.

Goli i dytë i vendasve erdhi nga një gjuajtje e lirë, dhe ishte një supergol i realizuar nga Sabrosa Simao (23’), i cili dyfishoi epërsinë.

Pas një goditje nga këndi, Zlatan Ibrahimovic u gjet mirë para portës vendase dhe ngushtoi rezultatin në 2-1 (27’).

Përkundër lojës së bukur të treguar nga të dyja skuadrat, deri në fund të ndeshjes nuk u shënua gol tjetër, dhe është Atletico që e mposht për herë të parë Barcelonën këtë sezon.

Pas kësaj humbjeje të Blaugranëve, diferenca me Real Madridin është vetëm dy pikë.

Rezultatet e ndeshjeve te tjera te Primera Division:

Jose Antonio Reyes bëri një paraqitje të jashtëzakonshme për Atletico Madrid në fitoren befasuese ndaj Barcelonës dhe është i ngazëllyer me rezultatin.
“Sot nuk dalluam të ftohtin ose diçka tjetër, të gjithë ishim të lumtur që luajtëm dhe fituam, nuk mund të kërkonim më shumë. E dinim se duhej të ishim shumë të mirë taktikisht, pasi Barcelona mund të shënojë gol në çdo kohë dhe e kemi parë këtë më herët”.
“Në ndeshjet e fundit kam qenë në gjendje të ndryshoj gjërat për veten. Është kënaqësi të ndjesh përkrahjen e tifozëve”, ka thënë Reyez.

[b]

Kampioni në fuqi i Spanjës, Barcelona, ka shënuar fitore me rezultat 4-0 në ndeshjen e kampionatit spanjoll ndaj Racing Santander, ndeshje kjo e zhvilluar në Nou Camp.[/b]

Blaugranët nuk lejuan të befasohen edhe një herë pas humbjes së vikendit ndaj Atletico Madrid. Madje djelmoshat e trajnerit Pep Guardiola nuk u kursyen edhe në gola, duke shënuar katër të tilla, për ta shpërblyer trajnerin në ndeshjen e 100-të të tij në detyrë.
Serinë e golave për vendasit e hapi Andres Iniesta shtatë minuta nga fillimi i ndeshjes, ndërsa atë e dyfishoi Thierry Henry pas gati gjysmë ore lojë (29’). Rafael Marquez shënoi edhe golin e tretë të Barcelonës që në pjesën e parë (34’).
Pjesa e dytë solli vetëm edhe një gol tjetër për kampion, që ishte i veçantë për faktin se u shënua nga një i ri tjetër që po del nga ekipi spanjoll, mesfushori brazilian Thiago, që shënoi gjashtë minuta para fundit të ndeshjes.
Fitorja e mban Barcelonën pesë pikë mbi Real Madridin, që nesër mund ta ngushtojë atë përsëri në dy pikë, kur pret në fushë të vet një kundërshtar të vështirë, Villarrealin

[b]

Kaka u pergjigjet me gola kritikave, ndersa Real i pergjigjet me nje falange te vertete Barcelones qe mundi 4-0 skuadren e Racing Santander. [/b]
“Furtune merengues” ne “Bernabeu” ku Reali i Madridit mundi me rezultatin e thelle 6-2 skuadren e Villareal. 70 mije spektatoret ne stadium jane emocionuar nga show i orkestruar prej dyshes Kaka-Cristiano Ronaldo.

Per madrilenet kane shenuar edhe Higuain e Xabi Alonso. Me kete fitore, Reali rikthehet 2 pike me pak se Barcelona e vendit te pare. Sot do luhet ndeshja e fundit e kesaj jave Valencia-Getafe.

Ndeshjet e Tjera te Perfunduara:

[b]

Barcelona ka kthyer avantazhin prej dy pikësh në krye të La Ligas pasi që me golin e vonë të Lionel Messi fitoi ndaj Malagas 2-1.
[/b]Barça ishte nën presion pasi që sulmuesi në formë të mirë i Real Madridit Gonzalo Higuain shënoi dy herë për të fituar 5-1 ndaj klubit të Tenerifes më herët.
Ekipi i Malagas u vë nën presion prej fillimit të ndeshjes në Nou Camp, pasi që Messi e Zlatan Ibrahimovic kishin dy raste të mira shënimi.
Pedro, i cili u paraqit në formacionin e parë në vend të Thierry Henrys, më në fund zhbllokoi kur në minutën e 68-të shënoi, por Valdo la pa tekst nikoqirët kur barazoi në minutën e 81.
Mesfushori spanjoll Xavi ndau në mbrojtjen e Malagas me një pasim të matur mirë për Daniel Alves i cili ia shërbej Messit për të përcaktuar fituesin e kësaj ndeshje dhe të konfirmuar kreun e La Ligas për Barcelonën.

Real Madridi ka shënuar fitore 5-1 në ndeshjen në udhëtim ndaj Tenerifes për të marrë kreun e tabelës së La Liga, së paku përkohësisht me Barcelonën që më vonë pret në fushë të vet Malagan.
Sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain ka shënuar dy gola në pjesë të parë të ndeshjes (29’ dhe 42’) për të çuar mbretërit të qetë në pauzën mes pjesëve.
Me të filluar pjesa e dytë vendasit ngushtuan disavantazhin me anë të Ayoze (46’), por nuk zgjati shumë dhe pas dy minutash tjera Kaka shënoi golin e tretë për Real Madridin (48’).
Të zgjedhurit e trajnerit Manuel Pellegrini nuk u dorëzuan me kaq dhe shënuan edhe dy gola të tjerë. Në listën e shënuesve nuk mungoi Cristinao Ronaldo i cili ishte i saktë nga pika e bardhë (80’), ndërsa në minutat e fundit të ndeshjes, rezultatin e vulosi zëvendësuesi Raul (90’).
Me tre pikët e reja Reali merr kreun e tabelës së La Liga me një pikë më shumë se Barcelona, që më vonë ka shansin ta rikthejë atë nëse shënon fitore ndaj Malagas.

Santiago Bernabeu ishte nikoqir i kryendeshjes së javës së 25-të në La Liga, ku u takuan Real Madridi dhe Sevilla.

Superndeshja me plot raste, emocione dhe gola, përfundoi me fitoren e Mbretërve nga Madridi me rezultat 3-2.

Mysafirët e filluan furishëm takimin dhe vetëm në minutën e 9-të arritën deri te goli i avantazhit, kur një krosim të Diego Capel e plasoi në portën vendase mesfushori Realit, Xabi Alonso.

Pas golit të pësuar e deri në fund të pjesë së parë, Mbretërit ishin skuadër dominuese me rastet të shumta, mirëpo iu mungoi konkretizimi.

Ashtu si në pjesën e parë, edhe në fillimin e pjesës së dytë (52’), andaluzianët shënuan në portën e Realit, ndërsa realizues ishte Ivica Dragutinovic, i cili nga një distancë prej 30 metrash befasoi portierin Iker Casillas.

Pas golit të pësuar, edhe në fraksionin e dytë të lojës u kthye skena nga pjesa e parë me një dominim të plotë të vendasve, të cilët këtë herë ishin më konkretë.

Fillimisht, Cristiano Ronaldo ngushtoi epërsinë (60’) pas një krosimi të ulët të Marcelos, ndërsa Sergio Ramos barazoi rezultatin pas një goditjeje nga këndi (64’).

Në vazhdim Los Blancos sulmuan vazhdimisht, goditën disa herë shtyllën, por fati nuk ishte në anën e tyre.

Megjithatë, pas rasteve të shumta dhe mohimit të fatit, Los Merengues arritën deri te goli i fitores, të cilin e realizoi Rafael Van der Vaart në minutat shtesë të takimit (90’+2).

Pas kësaj fitoreje, Reali Madridi barazohet me pikë me Barcelonën në krye të tabelës.

//youtu.be/VXt2FnZM86Y

Kampioni në fuqi i La Ligës, Barcelona, nuk ka nxjerrë më shumë se një barazim 2-2 në takimin në udhëtim te Almeria, duke rrezikuar kështu të humbë avantazhin që ka ndaj Real Madridit.

Vendasi kaluan në epërsi pas vetëm 12 minutash lojë me anë të një goli të shënuar me kokë nga Domingo Cisma, por kampionët barazuan tre minuta para fundit të pjesës së parë me anë të një gjuajtje të lirë nga Lionel Messi.
Pjesa e dytë po ashtu filloi jo mbarë për Barcelonën. Së pari kapiteni Carles Puyol dërgoi topin në rrjetën e gabuar pas një harkimi të Guilherme në minutën 57-të, ndërsa tre minuta më pas Zlatan Ibrahimovic u përjashtua nga ndeshja me karton të kuq për shkak se faulloi Cisma pa top në afërsi.

Edhe pse me dhjetë lojtarë në fushë blaugranët ishin në gjendje të shënojnë edhe një gol, i dyti në ndeshje nga Messi (66’), që i solli një pikë Barcelonës.
Ekipi i Pep Guardiolës tash mbledh 62 pikë në maje të tabelës, me Real Madridin që mund të barazojë pikët nëse shënon fitore ndaj Sevillas në takimin që përfundon në mesnatën e sotme.