Kanuni i Leke Dukagjinit dje dhe sot

KANUNI I LEKË DUKAGJINIT, VLERAT E TIJË DHE KEQPËRDORIMI I ATYRE VLERAVE SOT, NË SHQIPERI, NGA INDIVID TË VEÇANTË, DHE NGA POLITIKA SHQIPËTARE, KEQPERDORIM I QELLIMSHEM!

Në periudhën më të vështirë për kombin dhe popullin Shqipëtarë, atëherë kur Shqipëria po pushtohej nga perandoria Osmane, ku po vihej në rrezik ekzistenca e kombit shqipëtare… Nën kujdesin e drejtpërdrejte të burrit të madh të kombit Shqipëtarë Lekë Dukagjinit, prijës i Dukagjinit, u mblodhën krerët më të shquar të burrërise dhe intelegjencës Shqipëtare të asajë kohe, ku bashkuan mendimet përfundimtare të tradites dhe zakoneve Shqipëtare në të gjitha fushat e jetesës, duke përpiluar atë dokument, ligj, per shtetin e kombin qe u quajt: ”KANUNI”.

Lekë Dukagjini e mori atë inisiative në atë moment delikat për fatet e Kombit dhe të popullit shqipëtarë, në një kohë kur shumë vënde të ballkanit dhe më gjërë, nuk kishin, jo vetem një Kanun ligjor të ngjashëm, por as norma zakonore të njohura gjërsisht në të gjithë kombin e tyre, e aq më pak në arenën Ballkanike, apo deri në dyert e perandorisë Osmane e me gjere.

Pra në atë periullë, kur ballkanit po i kërcnohej jo vetëm një barbari 500 vjeçare e sapo filluar, por po i kërcnohej edhe një asimilim dhe zhdukje totale e zakoneve, kulturave, traditave dhe e çdo gjëje të trashiguar gjatë shekujve nga ato vënde… Në atë pikë kulmore për historinë e Kombit Shqipëtare e shohim Prijësin e Dukagjinasve Lekë Dukagjinin, jo thjeshtë si një prijës i një krahine me tradita e zakone të hershme Pellazgjike-Ilire-Shqipëtare.

Por, si një njeri që vihet në krye të atijë misioni historik, humanitar, njerzor shqipëtarë, për të shpëtuar jo vetem kulturën, traditat, zakonet e popullit shqipëtarë, por për ti vënë gjoksin dhe ligjin zakonor tradicional kombëtarë shqipëtarë, përballë, armikut pushtues e shkatrrimtarë. Dhe per ti thënë se ne jemi shtet, komb më vehte, me zakonet dhe traditat tona që nuk guxon askush të na i shklasë. Në të njëjtën kohe duke mos pranuar dhe mos njohur asnjë llojë ligji as pushtimi prej perandorisë Osmane. Ligje të një pushtuesi që tentonte të zhdukte zakonet, traditat, kulturën e Kombit Shqipëtarë, për të vendosur ato të vetat…

Në atë periudhe delikate dhe mjaft të rrezikshme për popullin dhe kombin shqipëtare, Lekë Dukagjini me inisiativen e tije, bashkoj burrat më të mençur të trevave veriore shqipëtare. Bashkim në një kuvënd, në të cilin u shtruan në një diskutim të gjërë, traditat, zakonet, shekullore të popullit të thjeshtë, dhe nga ato mendime e vlersime u zgjodhën më të mirat dhe më të drejtat për ti bashkuar në një të vetëm e mbarë kombëtare, që do të quhej “Kanuni”.
Emri Kanun, sic e ka spjeguar dhe At Gjergj Fishta, do të thote: “Prerje e drejte”, pra vëndosje drejte për çdo njeri, si për atë që është i pasur apo i varfer, si për atë që është i njohur dhe i rrespektuar, ashtu edhe për atë që është njeri i thjeshtë dhe pa ndonjë prezencë në shoqëri. Pra Kanuni do ti gjykonte njësoj fajtorët dhe do tu jepte njësoj pafajsinë të drejtëve, të pafajshëmve… Pas atyre kuvendeve të gjata, të kryepleqve të malsinave, Dukagjinit, e krahinave të tjera, Lekë Dukagjini pas mbledhjes se mëndimeve të të gjithe kryepleqësisë Shqipëtare anë e mbanë.

Duke i bashkuar dhe seleksionuar në një të vetëm, nxorri të perfunduar “Kanunin”, ku vete kryepleqesia Shqipetare e asaje kohe i dha titullin: “Kanuni i Lekë Dukagjinit”. Për vetë meritën që pati ai burrë i madh i kombit në organizimin dhe bashkimin e perpunimin e atyre ligjeve e zakoneve shqipetare… Kanuni mori udhen e pa kthyeshme të historisë Shqipëtare. Ai ishte “Kushtetuta” e parë kombëtare, ku i thotë botës dhe njerzimit, se populli Shqipëtarë është i kompletuar me ligjet e veta, bazuar në zakonet tradicionale shekullore Shqipëtare si dhe në themel të vet ka dhjetë urdhënimet e tënzot sipas biblës së shënjtë… Kanuni ishte për atë kohë një deklarim botrisht; se Kombi Shqipëtare është komb katolik, që i falet dhe i lutet Zotit, që njeh biblën e shënjtë dhe njeh “Benë” sipas biblës e zakonit shqipëtare. Pra është një vënd Europian, që po deklarohej kundër nderhyrjeve ushtarake osmane në Shqipëri, në ballkan e më gjërë…

Që prej atijë momenti të daljes së Kanunit të Lekë Dukagjinit, pushtimi osman nuk do të ballafaqohej vetëm me qëndresën e armatosur të popullit Shqipëtarë, por dhe me fuqinë morale që u dha mbarë shqipëtarve vetë Kanuni me kodet e veta. Pra u dha atë mbështetje shpirtërore, unitet bashkimi e vllazërimi, pastërti e besë ndërmjet njëri tjetrit, shuarje të grindjeve e ngatrresave midis vllezërve Shqipëtare. U dha pra, një përsosmëri në motivimin e vetë jetës në të gjitha pikpamjet, u shtoj kujdesin dhe ndjeshmërinë ndaj të kqijave e padrejtsive.

Vlerat e Kanunit nëpër kohra.

Vlerat që kishte për atë kohë dhe për shekuj me radhë janë të shumta, sa që nuk mund të përfshihen me një shkrim të thjeshtë… Shqipëtarit i mbrohej nderi, vlera, virtyti, e drejta, prona, familja, gjaku, fisi, katundi, bajraku, krahina e deri kombi, jo vetem me atë beslidhjen e thirrjen e thjeshtë të kushtrimeve e zërave shpat me shpat, por edhe me një Kod ligjor shqipëtare me rreth 1500 nene. Nene të përpiluara jo vetëm me një llogjikë e mençuri të rradhë, por me një drejtësi të veçantë dhe të pa shoqe në botë… Kanuni dënon ashpër llafazanët, hajdutët, shpifësit, intriguesit, përdhunuesit, plaçkitsit, spiunët, tradhtaret apo çdo shkak tjeter që i çonte njerzit deri në vrasje…

Pra çdo veprim të pa ndershëm e nxjerr para gjykimit të burrave të mënçur dhe e ndëshkon që nga gjoba e deri me izolim të atijë individi apo grupi, duke e përjashtuar nga shoqëria e shëndoshë përgjithmonë. Jo rradhë herë sipas shkallës së veprës së keqe, keqbërsit i digjej shtëpia, duke e detyruar vetë dorasin që ti vinte me dorën e vet flakën shtepisë së tijë për fajin, krimin që kishte kryer ndaj tjetrit me të pa drejtë, dhe dëbohej nga fshati apo krahina përgjithmonë.

Kanuni thotë qartë, se për fjalë gojë nuk vritet njeriu!
Ajo gjë do të thote: As për të shame e as për të shpifura nuk vritet njeriu, nuk i merret jeta askujt, ai që vret për fjalë goje, ai është fajtor dhe bjen në gjak, sepse e vrau njeriun për fjale… Ndërsa, kur është i detyruar njeru të vrasë, në rastet kur i dhunohet gruaja, fëmija, i vriten apo i rrëmbehën me dhunë pjestarët e familjes kryesisht femrat, atëherë në mbrojtje të jetës së njerzve dhe të nderit të familjes, kur nuk gjëndet mundësi tjetër per ti shpëtuar, njeriu vret kriminelin dhe për atë lloje krimineli, vrasësit gjithsesi i është kërkuar llogari nga pleqësia dhe i është matur shkalla e fajit, ndoshta dhe e pafajsisë, pse krimineli, i vrari, konsiderohej fajtor i vrarë në tentativë për të kryer krimin apo duke e kryer…

Në Kanun ka qenë e qartë se për përdhunimin e një gruaje, krimineli binte dy herë në borxh, një herë burrit të gruas apo fisit të tijë, dhe së dyti prindërve të asajë gruaje apo fisit të sajë, ashtu edhe në se e vriste gruan dikush, krimineli do të lante dy pare gjaqe… Ndërsa për vrasjen e një burri, krimineli kishte një gjak borxh… Sikur të zbatohej Kanuni, nuk do të ndodhnin kurrë ato miera vrasje siç po ndodhin sot në Shqipëri, vetëm për grindje fjalësh, për thashethëme e për shpifje…

Ashtu sikur plaçkitsve, hajdutve, përdhunuesve, grabitësve të grave e vajzave, jo vetëm që do të u digjej shtëpia, por do të mos lejoheshin të hynin më kurrë në qytetin apo fshatin e tyre, pse ata kanë kryer ato veprime kriminale me gjakftohtësi e vetëdije. Pra nuk do të ndodhte më në Shqiperi asnjë rast i siper përmëndur. Vetem 4 ose 5 persona të asajë kategorie, sikur të ndëshkoheshin prej kryepleqësisë së burrave të zgjedhur të qytetit, fshatit apo krahinës, kurrë me të tjerë nuk do të ndermerrnin veprime të ngjashme kriminale…

Kanuni ka shumë pika të rendësishme dhe vlera të veçanta në tërsinë e vet. Vlera të cilat janë njohur e vlersuar thellësisht dhe me një disiplinë përkushtimore për gati pesë shekuj me radhë, që nga njerëzit më të thjeshtë dhe deri tek vetë kryepleqësitë e atyre kohrave, apo principatat shqipëtare. Para Kanunit të Lekë Dukagjinit është përule me respekt duke e njohur dhe kërkuar nga të gjithe njerëzit që të respektohet, vetë Gjergj Kastrioti, Skenderbeu. Kanuni ka qënë një beslidhje, e një simbol bashkimi e bashkpunimi midis princave shqipëtare dhe të gjithë popullit ndermjet vedi, për të organizuar qëndresën kundër pushtuesit osman.

Fjalët “Besa-Besë” simbol i bazës së Kanunit.

Baza e Kanunit kanë qënë fjalët hyjnore: “Besa-Besë”! Fjalë që nuk janë thyer kurrë, kur ajo besë është dhënë, edhe prej njerëzve më të thjeshtë. Vetë dyert e perandorisë Osmane janë detyruar ta njohin Kanunin dhe të mos ja shklasin në asnjë pikë popullsisë Shqipëtare, sidomos asajë pjesë, që nuk kishte ra nën sundimin osman, por edhe pjesës qytetase që kërkonte të rrespektonte ato kode kanunore për mënyren e zgjidhjes së problemeve shoqërore, tradicionale e zakonore të jetesës së vet. Për herë të parë në historinë e njerëzimit, pas biblës, ligjeërohet me anë të Kanunit të Lekë Dukagjinit, “FALJA”. Pra, të njihet ai që kërkon falje dhe ti falet faji para njerëzve dhe para të viktimizuarve…

Një vepër fisnike me një madhështi të veçantë që ka vetë FALJA, ka gjetë mbështetje dhe zbatim tek populli Shqipëtarë si në asnjë vënd tjetër të botës. Shumë kritik anti shqiptarë, e sidomos ata pro shovinizmave greko-sllave, janë përpjekur që ta komentojnë mbrapsht dhe të nxisin fushata kundër Kanunit nëpër shekuj e dekada. Por fantazitë e tyre kanë dështuar. Një ndër kulçedrat antikanunore ashtu siç qe edhe anti Shqipëtare, ka qënë diktatura komuniste e cila me kalemxhinjtë e vet servilë, holli baltë për 50 vjet me radhë mbi Kanunin, mbi vlerat, madhështinë e fisnikrinë e tijë, mbi simbolin e burrërisë e krenarisë shqipëtare.

Pika për të cilën është sulmuar Kanuni.

Në të shumtën e rasteve, janë gjetur shtigje për ta dhunuar Kanunin, tek pjesët ku shkruhet për të drejtat e grave dhe vajzave. Ku Kanuni duke ua kufizuar disa te drejta grave dhe vajzave, ua ka hequr të drejten për të shikuar vetë per martesë…, jo vetëm vajzave por edhe djemve. Në kushtet e luftës, pushtimit total të një armiku barbarë që po zhdukte kultura e popuj, një arsyetim i Kanunit për martesën e femrave, ka qënë me vënd. Për faktin se martesa me dashuri e lidhë femrën me çdo llojë njeriu, të çdo lloje rrace e kombi, pra dashuria nuk merr parasysh në se i dashuri i një vajze është ushtar pushtues apo oficer i Sulltanit apo sllavit, vëndasi apo të huaji, pushtuesi apo rrugëtari.

Ashtu që Kombi Shqipëtarë kishte pësuar aq shpesh e aq shumë. Sidomos në periudhat e dyndjeve sllave në veri të vëndeve Ilire, me anë të martesave dhe të lidhjeve dashurore sipas traditave antike, ishin asimiluar jo vetëm miera Ilirë-Shqipetarë, por edhe territore të tëra, deri atje ku vëndet sot quhen Bosnje apo Kroaci.

Po të lexojmë legjendat e Mujit e të Halilit, na flasin shumë qartë për rreziqet dhe luftrat që kanë shkaktuar martesat e ndërsjellta me të huajt në ato kohra… Në kohën kur Kanuni i ka kufizuar deri në ndalim të drejtën femrës që të mos e zgjedhë martesën e vet vetë, por vetëm prindërit dhe të afërmit… Qellimi ka qënë, jo për të shtypur femrën shqipëtare, por për të shpëtuar kombin nga asimilimi. Pasi dihet se Femrat janë NANAT e Kombit. Shumë femra Shqipëtare nëpër qytete të Shqipërisë në kohën e perandorisë osmane, u martuan me ushtar turq, me detyrim të dhunshëm, apo me raste dashurie, u detyruan të humbasin gjuhën, zakonet, kulturën dhe u larguan nga Shqipëria nën detyrimin e burrave Turq. Fëmijët e tyre kurrë nuk folën më Shqip, ashtu shuheshin shumë dyer e familje në atë kohë.

Shëmbuj të ngjashëm kemi sot martesat e vajzave Shqipëtare me të huajt nëpër botë, në emër të një pseudodashurie, por më shumë janë martesa për letra, martesa që po deshtojne në përqindjen më të madhe… Raste që ngjajnë kur femrat veprojnë pa pyetur asnjë njeri të familjes.
Pushtuesit e çdo lloji, si në kohët e lashta, të mesjetës, apo ato moderne, në situata lufte, kanë perdorur dhe perdorin vazhdimisht një taktike poshtruese dhe ç’kombtarizuese ndaj popullit vëndas, metodën e perdhunimit të femrave, martesave të dhunshme etj… Ajo është bërë me qellim për ta shkatrruar moralisht popullin vëndas, dhe për ti vrarë të ardhmën.

Le të kujtojmë ndodhitë fatkeqe në luftën e Kosovës, ndodhi të cilat, po thuajse, në përqindjën me të madhe po i përballojnë ato vuajtje e tmerre, vetëm, ato gra e vajza fisnike, të cilat nuk ja çfaqin askujtë se çfarë kanë hequr nën dhunën e ushtarakve pushtues barbarë serbo-sllav.
Vërtet gruaja Shqipëtare në kohën e daljes së Kanunit dhe për 5 shekuj me radhë ka pasë disa të drejta të kufizuara, por në anën tjetër ajo ka pasë nderimin: Zojë shtëpie! Dhe ka pasë autoritet e mbrojtjen e veçantë, si nga njerëzit e vet dhe nga burri me të afërmit e tijë, për çdo rast padrejtësie. Gruan nuk ka guxuar kush ta vrasë për grindje as për gjakmarrje.

Gruan nuk ka guxuar askush që ta izolojë në raste vrasjesh apo grindjesh e ngatrresash, siç po e izolojnë sot në Shqipëri në emer të gjoja gjakmarrjes. Gruas nuk guxonte kush ti vëjë prite e as ta ndalojë në prita. As gruan as fëmijët nuk guxon kush ti prekë e as ti ndjekë për gjak. Vetëm barbarët sllavo-grekë i kane vrarë gratë e femijët Shqipëtarë; tjetër kush nuk ka guxuar, të pakten, para viteve 1944. Për vrasjen e një gruaje janë marrë dy palë gjaqe, njërin duhej ta merrte burri, tjetrin vllezrit apo fisi i gruas. Gruaja ka qënë e pa prekshme në rrugë, në pazarë e kudo.

Gruaja ka pasë të drejtën edhe të hyjë ndermjetës në raste ngatrresash e vrasjesh, pra ka ndale vrasjen, është fut në mes burrave me fjalën e sajë thirrse për paqe… Dhe palët kanë qënë të detyruara të ndalojnë fjalët dhe armët e të terhiqen per ta zgjidhur sherrin pleqërisht… Gratë në pjesën më të madhe të vëndit kanë drejtuar ekonominë e shtepisë duke i kerkuar vazhdimisht burrit sigurimin e bazës së jetesës në ushqime, veshje etj. E Zoja e Shtëpisë ka zotruar të drejtën e drejtimit të organizimit të jetës në rregullin e brëndshem familiar, ku burrat nuk kanë guxuar të ndërhyjnë…Gratë në çdo shtëpi kanë pasë dhomën e tyre të veçantë, ku janë mbledhur në raste të kurdohershme për të biseduar e ndenjur me njëra tjetrën.

Gra të veçanta kanë marrë pjesë edhe në kuvënde, edhe në lufte me arme në dorë… Kanë dhënë mëndime ku u është dëgjuar fjala dhe janë dalluar për vepra trimërie e heroizmi, vlersim të cilin e kanë njohur dhe ruajtur me rrespekt të veçantë, kreret e vëndit dhe gjithë populli Shqipëtare… Gruas i është besuar dhe lenë në dorë rritja, edukimi dhe mësimi i gjuhës amëtare tek fëmijët… E gjithë ajo, ka qënë nderim, rrespekt, vlerësim dhe besim për gratë Shqipëtare. Kufizimet qe i janë bërë, kanë pasë vetëm qellimin e ruajtjes së nderit të femrës dhe të ardhmërisë së Kombit. Unë do të u drejtohesha sot kritikëve të Kanunit dhe do ti pyesnja se çfarë të drejtash kanë gratë sot në Shqiperi dhe kush i mbron ato?? Këtu veçoj gratë politikane dhe të pasura, gratë e atyre që ruhën me bodigardë e polic.

Ato nuk është, se kanë të drejta, por janë nën hijen e rrethit të pushtetarve, nen hijen e atyre qe janë të gatshem të ushtrojnë dhunë policore për ti mbrojtur… E megjithatë, edhe ato nuk mund të levizin lirshëm nëpër Shqipëri, pa disa njerëz të armatosur me vehte… Në kohët e Kanunit gruaja ka ecur vetëm me qindra kilometra ose grup grash nëpër male e fusha dhe askush nuk ka guxuar ti prekë, as në rrugë e as në pazarë… Sot grabitet gruaja apo vajza në shtëpi të vet, prej mafjozve, kriminelve.

Për shkeljen e të drejtave të grave sot në Shqipëri,
vallë a mos është fajtor Kanuni?

Gartë dhe vajzat nëpër fshatrat e Shqipërisë nuk ngopën me buk, ato dalin të lypin një sahan miell për të përballuar urinë e familjes, nuk kanë kushtet minimale për jetesë, për ti shërbyer higjenës vetijake.
Nëpër qytete gjëndën të pa puna dhe pa përkrahje, shpesh në mëshirë të çastit dhe të të papriturave… Në vëndet e Europës, që nga Greqia e deri në Suedi, apo Angli dergjën në duar të mafjes prostitucionaliste mbi 100 mije gra e vajza Shqipëtare… Si janë grabitur ato në Shqipëri? Kush i ka mashtruar, gjoja në emër të martesave moderne me njerëz të pasur, apo të një pseudo-pune? Ata mafjoz e mashtrues, deri në të cilin rang në Shqipëri kanë hypur? Sikur të respektohej Kanuni, a do të guxonin ata kriminelë të grabitnin apo të mashtronin femra Shqipëtare e ti shisnin nëpër botë për seks? Ata nuk do të guxonin kurrë që të kryenin vepra të tilla krimiminale sikur Kanuni të rrespektohej apo të zbatohej pikë për pikë.

Ata do të kishin gjaqe pa fund për të larë, për atë dhunim të moralit e të nderit të familjes Shqipëtare… Mirpo për fat “të zi”, të atyre kriminelve-mafjozë, populli Shqipëtarë ka dekada që beson tek qeveritë e vëndit dhe Kanunin e ruan si një rrelike në shpirt, por edhe në gadishmeri per ta zbatuar atëherë kur pushtuesit e huaj të sulmojne vendin, apo atëherë kur qeveritë nuk funksionojnë më, ashtu siç ka ndodhur dekadën e fundit… Në kohën e sotme shkeljet mbi nderin e shpirtin e Shqipëtarve në Shqipëri janë bërë gati të perditshme dhe të pa zgjidhshme… Ashtu që vetgjygjësia e disa njerëzve po tregon qartë se qeveritë nuk po funksionojne në shërbim të jetes e të stabilitetit të qytetarve, sidomos pas vitit 1997 e në vazhdim.

A ekziston ndonjë fije burrëri sot, si në kohet e burrërisë Shqiptare
kur çdo marveshje përmbyllej me fjalën e vetme “Besa-Besë”! ?
Dhe pse sot`për çdo gjë të keqe që ndodh i veshet Kanunit?

Mos qoftë e thënë që Kanuni të vihet në zbatim dhe të përdoret sot nga masa e popullit, me atë disiplinë e rrespekt që është zbatuar para viteve 1944. Po të ndodhë ajo, do të vriteshin miera kriminele, mafjozë, që kanë grabitur vajza, vrarë pa shkak, e të pa fajshëm. Kriminelve që mbrohen nga zinxhiri mafjoz deri lart, do të u kërkohej “gjaku”. Së pari urdhërdhënsve pushtetarë që kanë vrarë njerzit e thjeshte që në 1945 e deri me sot… Njëkohësisht do të përjashtoheshin të gjithë hajdutët, kriminelët, mashtruesit, llafazanat (puntorët e kqinjë), siç shkruhet në Kanun, do të largoheshin nga politika Shqipëtare dhe do të nxirreshin më një anë si njerzit më të pa denjë të shoqërisë Shqipëtare.
Do të largoheshin prej kryepleqësisë burrërore shqipëtare, gjithnjë sikur të zbatohej Kanuni dhe të ekzistonin sot ato kryepleqësi me atë burrëri e vlera që kanë patur burrat Shqipëtarë të atyre kohrave. Burrëri që sot mjerisht nuk ekziston, pasi pushtimet e huaja gjatë shekujve, si dhe diktatura barbare e transformoj atë burrëri me dhunë, në nje shtresë të varfërish, deri për një pale rroba… Por populli është i durueshëm tej mase, dhe shpesh herë beson verbërisht mashtrimeve të të korruptuarve mafjozë e pranon qeverisjen prej tyre…

Faje qe i kushtojnë shtrenjtë, por korigjohen pas një psimi të madh… Kanuni jo vetëm që nuk zbatohet në asnjë pikë, as ‘nen’ të tijë, por, po sulmohet në mënyrë të qellimshme nga të dy krahët, si nga kriminelët e keqbërsit, ashtu edhe nga pushtetarët. Pala e inkriminuar thotë se po zbaton Kanunin kur vret, vjell, perdhunon nderin e familjën e tjetrit, ndërsa qeveritarët për vrasjet mafjoze e politike dhe të çdo rangu i cilsojnë si vrasje kanunore.
Palët kriminale që kanë gjetur hapsirë për të vepruar në Shqipëri si rezultat i korruptimit të politikanve me krimin, e përdorin emrin e Kanunit si mbulesë për të justifikuar krimet që bëjnë dhe për të krijuar një kaos në masën e popullit, duke i bërë grindjet e krimet masive deri tek njerzit e thjeshtë.

Dëgjohen raste se u vra (x) person nga (y)-ni, sepse ai e shau… Dhe direkt atë mbrëmje Televizori Shqipëtare jep lajmin se u krye një vrasje Kanunore…
Natyrisht që punonjësit e informacionit dhe drejtuesit e TVSH nuk kanë njohuritë e nevojshme historike, as mbi traditat as kulturën e hershme Shqipëtare, e aq më pak të njohin Kanunin në përmbajtjen e tijë.
Por ashtu, siç u vjen urdhri, që ta japin atë lajm, dhe të ja veshin Kanunit vrasjen, për të ja larguar qeverisë, si shkaktarë i parë, ashtu e transmetojnë ata gazetarë… Them shkaktarë i parë është qeveria: Sepse, krizat ekonomike, mjerimi, vuajtaja, mafja, krimi i hajdutëve, veprimtaria e pa përgjegjëshme e pushtetarve i bën, deri edhe njerzit e thjeshtë, të vriten me njëri tjetrin, për fjalë goje, pa përfillur asnjë shënjë burrërie e njerëzie, apo zakoni Shqipëtare. Njerëzit e thjeshtë po psojnë kriza psiqike kur dikush u rremben fëmijën dhe ata reagojnë në menyra agresive duke vrarë edhe vehtën, shpesh, nga pamundësia për të gjetë dorasin, apo shkakun.

Kthehemi tek vrasja për një të shame, apo për një fjalë gojet…
Po në cilen pike të Kanunit shkruhet, që pse të shan tjetri duhet ti marrësh jetën?

Në asnjë fjalë, as rrjesht, nuk ekziston!
Kanuni i Lekë Dukagjinit ka pushuar së funksionuari që në ditët kur Shqipëria ka filluar të qeveriset nga Shqipëtarët. Perpjekjet për ta përdorur atë Kanun, për të justifikuar apo gjykuar vepra të shtrëmbra apo të drejta ka qënë dhe janë spontane. Vetëm në rastet kur nuk ka funksionuar shteti apo pushteti. Kanuni bashkë me vlerat e veta historike e kombëtare e ka vëndin vetëm në histori, si një rrelike e kombit dhe aspak për tu vënë në zbatim apo veprim sot. Ai e ka pase vlerën e vet atëherë kur nuk ka qënë Shqipëria e qeverisur nga Shqipëtaret, kur vëndi ka qënë nën sundime të një pas njëshme, atëherë kur pushtetet pushtuese përpiqeshin të zhduknin kulturën, zakonet, traditat, gjuhën, pra të na çfarosnin si komb. Kanuni e ka kryer misionin e vet historik për gati 5 shekuj, më së miri.

Formimi i shteteve juridike, dalja e ligjeve, kane bërë që kanunet, apo zakonet e vjetra të çdo populli e kombi, të mbesin si rrelike muzeale, në historit e atyre vendeve e kombeve që i kanë patur.
Që prej kohës kur Shqipëria është shpallur shtet i pamvarur dhe qeveritë e një pas njëshme Shqipëtare, kanë krijuar ligje themelore, ku janë njohur doket, zakonet, gjuha, kultura Shqipëtare, ligje të cilat tashmë janë në përsosje çdo ditë, Kanuni është dashur dhe duhet që të vëndoset si një Visar i çmuar i Kombit në histori dhe të sherbeje si një ndër bazat e drejtësise ligjore Shqipëtare. Ti jepet një vlersim, të pakten aq sa ja kanë dhënë e po ja japin studiuesit e huaj dhe figurat e mëdha të politikës botrore… Në vitet e diktaturës ka pasë mangësi të qëllimshme për të denigruar traditën, zakonet, veshjet etj, në masën e gjërë të popullit Shqipëtarë, mirpo sot ato mangësi nuk ekzistojnë më.

Ekziston rreziku i dëmtimit të historisë dhe traditës zakonore Shqipëtare në qoftë se njerëzit, kur vrasin në momentin e çmendurisë së tyre, të krizave psiqike, justifikohen tek Kanuni, edhe pse ata nuk e kanë lexuar as një rrjesht dhe nuk e kuptojnë asnjë fjalë të Kanunit!

Ashtu si dhe politikanet, te cilet në momentet kur nuk janë në gjëndje të qeverisin, apo nuk e zbatojnë dot ligjin, pse kriminelët janë miqt, shokët, korrupsionistët që kanë lillje me ta, justifikojnë të çmëndurit, mafjozët, kriminelët, përdhunuesit për veprat e tyre kriminale. Duke ia ngjeshur Kanunit, pra sikur ata vritkan e vidhkan e grabitkan gra, se (simbas tyre) thoka Kanuni, (sipas tyre)… Marrëzi dhe hipokrizi politikanësh për të justifikuar vehtën e tyre në perzierje me kriminelë ordinierë që i bëjnë ato masakra ndaj njerëzve, moralit e kulturës Shqipëtare, vetëm për të grumbulluar para!

Mjerisht që prej vitit 1997, me këto 7-8 qeveri të hypura e të zbrituara, jane vrare qindra policë, dhe disa njerëz të politikës Shqipëtare, gjë që tregon se një dorë e zezë mafjoze vepron kundër ligjit por edhe kunder kulturës njerëzore e tradites Shqipëtare, e aq më fort kundër Kanunit.
Them më fort kundër Kanunit, sepse sipas Kanunit, pa i pas borxh, nuk të vret askush e aq më pak tinzisht, e duke u fshehur…
Ka pasë shumë raste kur vetë policët e shtetit kanë vrarë me dhunë duke i rrahur njerëzit, deri edhe intelektual. Rrahje e dhune pa asnjë shkak apo arsye, në kundërshtim me çdo ligj njerëzor e aq më fort me Kanunin, në të cilin thuhet se burri nuk rrahet, as nuk dhunohet fizikisht…!

Të rrahësh burrin, apo çdo njeri, është poshtrimi më ç’njerzorë që mund ti bëhet tjetrit e aq më tepër Shqipëtarit.
Ç’njerzime të tilla kanë bërë barbaritë sllavo-greke, kundër Shqipëtarve, dhe diktatura komuniste…

Mjerisht bëjnë edhe policët e shefat e ushqyer me brumin diktatorial komunist nëper Shqipëri, ata që i sherbejnë qeverisë pro komuniste dhe jo rendit, sigurisë e qetësisë së popullit Shqipëtare. Sikur të respektohej Kanuni, ata, dhe askush nuk do të guxonin të perdornin dhunën fizike ndaj njerëzve e të mbysin njerëz duke i rrahur. Ashtu siç nuk do të guxonin, sikur liritë dhe të drejtat e njeriut të rrespektoheshin, ashtu siç janë të shkruara në ato ligje ndërkombëtare…

Për të frenuar fenomenet e vrasjeve, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me Kanunin, duhet menjëherë të nderhyjë ligji i shtetit dhe të denojë vrasësit në maksimum, pa pranuar nderhyrje politikanësh, deputetësh, për të zbutur apo lakuar ligjin. Të ndëshkohën dhe të mos u jepet mundësia kriminelëve të lirohen nga burgjet pa kryer denimin… Atëhere do të ndalet fenomeni i vrasjeve në Shqipëri. Fenomen i cili është në të gjitha vëndët e botës por i kufizuar dhe nën ndëshkimin e ligjit. Vrasjet nuk motivohen as Kanunore e as zakonore në vendet perendimore, por kriminale dhe kriminelët e bashkpuntoret e tyre shkojnë në burg për gjithë jetën e tyre… Në Shqipëri duhej të kalonin plot 5 vjet që të dënoheshin me burg kriminelët që vranë politikanin më popullorë, demokratin Azem Hajdari, vrasje e cila u cilsua prej politikanve qeveritarë, si Kanunore, edhe pse kriminelët njiheshin hapur se kush ishin, dhe deri ku shtrihej rrjeta e tyre.

Qeveritarët mendojnë se shfajsohen kur i cilsojnë vrasjet në Shqipëri sikur bëhën për gjakmarrje…

Jo! Vrasjet në Shqipëri nuk janë për gjakmarrje, por vijnë si rezultat i qeverive të korruptuara që prej viteve 1997 e deri më tani. Vijnë si rezultat sepse në shumë raste qeveritarët i kane ndihmuar kriminelët të marrin pafajsi, apo kanë bashkpunuar me ta… Sot duhet që vetë masat e popullit të kerkojnë me kembngulje, që çdo njeri, që bën vrasje, të dënohet nga ligji dhe të mos lehet i lirë në asnjë çast. Në se vrasësi del i lirë, pse ka një mbeshtetje nga ndërhyrjet e politikanve, populli duhet të kerkoje llogari qeverise, deri me heqjën e votëbesimit për atë qeveri, gjithnjë me mjete demokratike… Ndersa vrasjet qe janë bërë dhe bëhen për gjaqe të vjetra, ato po i pajtojnë vetë nderhyrjet e burrave qe e njohin zakonin e Kanunin dhe po falën në masë të madhe.

Pra sot në kohët moderne në Shqiperi, Kanuni ështe dhe duhet ë jete, vetem një rrelike muzeale, për vetë faktin se: Ligjet për liritë e të drejtat e njeriut, që janë një fuqi botrore, që rrëzojne çdo Kanun apo normë të përdorur në mesjetë, nuk lënë hapsirë boshë ku mund të mungojë diçka për të drejtat e çdo qytetari kudo në botë.

Shteti shqipëtar ka sot institucionet Kombëtare, Shtetrore me të gjitha ligjet dhe organet drejtuese, që janë për të organizuar jetën shoqërore, zhvillimin njerëzor në të gjitha fushat. Mirpo ndershmëria dhe përkushtimi, apo aftësia e nevojshme e atyre punonjësve që punojnë në ato organe qeverisëse, duhen kontrolluar me kujdes nëpërmjet votës se lirë, të njerëzve të lire, në zgjedhje të lira e demokratike… Sikur ato institucione, të funksiononin nën drejtimin e një qeverie demokratike të pa korruptuar dhe të pa përzierë me mafjen apo krimin, nuk do të kishte guxim asnjë njeri që të bënte vrasje, as për “fjalë goje” e as pse më “shikove shtrembt, apo pse drejt…”

Mirpo fatkeqësisht në Shqipëri edhe pse ekzistojnë ligjet dhe të gjitha strukturat shtetrore për të zbatuar ligjin, nuk është përkushtimi i nevojshëm i njerëzve që janë vëndosur për ti shërbyer ligjit dhe qytetarve. Pra, për të bërë atë detyrë, per të cilën taksapaguesit Shqipëtarë u japin rrogat që nga presidenti e deri tek polici më i thjeshtë… Populli nuk duhet të vuajë zinë e krimit, vrasjen në njerzit e shtëpisë, grabitjën e femrave dhe shitjen për prostitucion nga kriminelët.

Të mos heshtë e të u nënshtrohet atyre grupeve apo individve që e lajne me gjak në emër të Kanunit, në emër të asajë historie të lavdishme Shqipëtare të kohës së Gjergj Kastriotit të madh dhe Lekë Dukagjinit. Me ato përpjekje ata mafjozë, hajdutë, kriminelë përpiqen të shfajsohen, duke u fshehur dhe duke u mbrojtur njëkohësisht, pas Kanunit. Por Kanuni thotë: Hajdutët, kriminelët, dhunuesit, plackitësit te veçohen e të ndeshkohen rrebt… Ata nuk e kanë vëndin as në jetën e lirë të shoqërisë Shqipëtare e jo më nëpër hallkat e institucioneve të shtetit, si politikanë, shefa etj…

Kanuni thot: Fëmijët dhe të sëmurët psiqik nuk armatosën kurre…!

Sot në Shqipëri janë armatosur edhe fëmijët… Gjithsesi le të shpresojmë se gjërat do të shkojnë në vëndin e vet… Kanuni me vlerat e tije historike e kombëtare të vendosët në muzeumet shqipëtare si një rrelikë e radhë e Kombit Shqipëtare, duke i nderuar në faqet e historisë ato vlera, e jo duke i injoruar. Kanuni duhet të jetë një mbështetje studimore për drejtësinë, por duhet kuptuar saktë dhe jo mbrapsht… Mafjozet e kriminelët bashkë me ata që i përkrahin, të denohen sa më parë nga drejtësia demokratike. Dhe populli të çlirohet për të marrë frymë lirisht në jeten normale pa krime, pa vuajtje dhe frigë, por me një qetësi e normalitet të zhvillojë jetën e lirë si gjithë popujt e vendevë të qytetruara.

Le të besojmë dhe të shpresojmë se krerët e shtetit do ta kuptojnë se nuk është fajtor Kanuni për asnjë veprim kriminal e mafjoz që kryhet në Shqipëri, por fajtor janë të korruptuarit politikanë, të komprementuarit ligjëvënës e ligjëzbatues, miqësitë e dallaveret në të gjitha shkallët e pushtetit.

Ashtu siç është fajtor në të njëjtën kohë, një dehje marramëndse, një trullosje prej një euforie të tepruar të masës së atyre njerzve që hiqen sikur e njohin dhe dijnë të rrespektojnë Kanunin apo zakonet e tjera Shqipëtare, ndërsa në anën tjetër perdorin emrin e Kanunit për të bërë krime, apo veprime të tjera ç’njerzore ndaj shoqi-shoqit apo deri në fis e familje… Askush nuk ka të drejtë të bëjë vrasje, pse sipas tijë e thoka Kanuni!

Në asnjë fjalë të Kanunit nuk është thënë kurrë që ti merret jeta njeriut për asnjë arsye! Në asnjë fjalë të Kanunit nuk është thënë kurrë që të izolohen gratë e fëmijët dhe të vriten apo të tentohet ndaj tyre për ti vrarë për gjak!

Kanuni thekson qartë në kuptimin dhe zbërthimin e tijë se: Vrasja është rrezik, fatkeqsi, vrasësi bjen në gjak, por gjaku lahet me ‘falje’ para njeriut, para Zotit e burrave të Dheut Shqipëtarë, e jo para ‘mistrecave’ që nuk njohin faljen, si shprehja më e lartë e pendimit të fatkeqit që ngriti dorën në çastin e çmendurisë së tijë kur vrau njeriun…

Gjithsesi` theksoj se: Kanuni nuk është e as nuk bëhet kurrë shkaku i grindjeve e vrasjeve në Shqipëri, por ka qenë gjithmonë dhe ashtu duhet të mbesë si simbol i besës, i burrërisë, i urtësisë, i rregullit të jetesës, i pajtimit dhe qetësimit të mosmarrveshjeve midis njerzve.

Më peshë ka një fjalë e thjeshtë e një burri të vjetër në malet e Malësisë së Dukagjinit, Vermoshit, Skraparit, Kurvëleshit apo Korabit, se sa dhjetra fjalime të pseudo-politikanve që shahen me njëri tjetrin si fëmijët e rrugve…

Le të shpresojmë se vetë qytetarët do të kuptojnë më mire, se kush është shkaku i krimeve të fshehta, i grabitjes së fëmijëve, fëmrave, i varfërise, i vjelljeve, i pa sigurisë… Pra do ta kuptojnë njerëzit se kush është shkaku i largimit gjithnjë e më shumë nga Shqipëria i njerëzve të thjeshte por edhe intelektualve…

Ndoshta kur të gjitha të kuptohen qartë nga të gjithë, atëherë nuk do të ja falin më besimin e votës as të korruptuarit, as ish diktatorve, as kriminelve… Por do të dijne të zgjedhin ata që drejtojnë popullin e shtetin drejt sigurisë, qetësisë, zhvillimit, drejt një jete normale pa vrasje, pa tmerre rrembimesh e dhunimesh, apo tregti femrash per prostitucion…

Vetem atëherë nuk do të hidhet baltë mbi Kanunin ashtu siç hidhte perandoria osmane për 500 vjet me radhë, apo shovinizmi sllav dhe diktatura komuniste… Nuk duhet të mbretërojë çmenduria e çastit që vret në emër të Kanunit, vjell e bën aq vepra të liga dhe tenton të fshihet pas atijë ‘Gjeniu’ të historisë dhe Kulturës tonë Shqipëtare. Kam bindjen se edhe kjo përpjekje e fundit e sllavo-komunistve të deshtuar, për të hedhur baltë mbi zakonet e kulturën tonë të lashtë, do të dështojnë. Pasi populli, pjesa më e madhe që i nderon realisht vlerat tona Kombëtare, një ndër të cilat është dhe Kanuni, do të dijë të dalë edhe prej kësajë situatë ngatrresqare që e krijuan qeveritë e pa përgjegjshme…

Asnjë arsye nuk ekziston mbi Dhe, që të u krijohet vuajtje, apo tu shkaktohet vdekja fëmijëve të mitur, si dhe të u nxihet jeta, duke i ndarë nga prindërit për shkaqe vrasje, dhunimi, lufte, etj…
Vetëm barbarët që nuk kanë ndjenja njerzore i lënë fëmijë jetimë, pa prindër, duke ua vrarë babanë, apo duke u rrëmbyer nënën!
Vetëm politikanët hajdut që jetojnë duke u ushqyer me gjakun e djersën e të tjerve, i lënë fëmijët e mitur të vdesin urie, të ftohti, apo prej sëmundjeve! Kujtojmë këtu miera fëmijë të izoluar për shkaqe vrasjesh, prej njerzve psiqikisht të smurë, që nuk njohin as vlera kombëtare, as njerzore e as familiare, e Kanunore aq më pak… Kujtojmë miera fëmijë të cilët bredhin rrugve të Shqipërisë duke bërë punë të zeza për të mbajtur familjet, si dhe rrugve të botës për të lypur punë apo të mashtruar e të shitur nga mafja shtetrore, për prostitucion, apo për tu vjedhë organet e trupave të tyre të njomë, për të ua transplantuar fëmijëve të milionerve, të mafjozve nëpër botë.

Kujtojme shumë të tjerë që vdesin cdo stinë e muaj, urie e të ftohti nëpër fshatrat e Shqipërisë… Po vdesin për një operacion të thjeshtë apendisiti pa pasur aspak kujdesin as ndihmën e qeverisë, e cila e ka për detyrë që shtetasve të vet tu sigurojë jetën dhe mjekimin e nevojshëm, ushqimin dhe çdo gjë tjetër jetike. Pra asnjë prej atyre fatkeqësive që po vuan populli shqiptar sot nuk i vjen prej Kanunit, e aq më pak fëmijëve. Por ato vijnë si shkak i mungesës së kujdesit të qeverisë për të gjithë qytetarët e aq më pak për fëmijët e pafajshëm.

New York times Faqe te pare historine e nje familje shkodrane te burgous brenda mureve te shtepise se saj.

Prisoners of a deadly tradition
ne Herald Tribune The Global Edition of New York Times

Foto ne plan te pare te Zotit, Sherif Kurtaj, qe 10 vitet e fundit i ka kaluar brenda 4 mureve bashke me dajalin e tij 17 vjecar.

“Blood must be paid with blood” theksohet ne artikull

Pak nga artikulli i skanuar: