Kanuni i Lekë Dukagjinit

Kanuni i Lekë Dukagjinit ose kanuni i malësisë është përmbledhja e ligjeve, rregullave, zakoneve shqiptare të Shqipërisë së Veriut në një libër, në rrjedhën e disa qindvjeçarëve, para dhe pas jetës së Lekë Dukagjinit.

Thelbi i Kanunit të Lekë Dukagjinit janë fjalët e urta të dala nga goja e tij, që u ruajtën (dhe u pasuruan) brez pas brezi për gati gjashtë shekuj.

Ata janë përçuar gojarisht nga brezi në brez. Ligjet e “Kanunit” kane shërbyer për më shumë se pesë qindvjeçarë si mënyra e themeltë e sjelljes shoqërore dhe vetëqeverisjes për klanet e Shqipërisë së Veriut, edhe atëherë kur rajoni sundohej nga Perandoria Osmane. Rëndësia e Kanunit në historinë e popullit shqiptar mund të mbivlerësohet pak, por rregullat dhe normat e tij vazhdojnë ende të ushtrojnë një ndikim të ndjeshëm ndër shqiptarët që jetojnë në Shqipëri dhe Kosovë, si edhe në vendet tjera në të cilat kanë shtegtuar shqiptarët.

Forma e parë e tij e shkruar i referohet Lekë Dukagjinit edhe pse ka ekzistuar që më përpara. Libri i Kanunit të Lekë Dukagjinit u mblodh dhe u pajis nga At Shtjefën Gjeçovi gjate viteve 1910-1925.

Kanuni i Lekë Dukagjinit u përkthye fillimisht në gjuhën italiane, pastaj serbisht, frëngjisht, rusisht, anglisht dhe në ndonjë gjuhë tjetër.

Gjithsej janë gjashtë kanune “Kanun’i vjetër”, “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, “Kanuni i Çermenikës”, “Kanuni i Papa Zhulit”, “Kanuni i Labërisë” dhe “Kanuni i Skënderbeut” ose ndryshe “Kanuni i Arbërisë”.

Kodi i Leke Dukagjinit është i përbërë nga 12 libra dhe rreth 1200 nene.

Katër shtyllat e Kanunit janë :

[ul]
[li]Nderi
[/li][li]Mikpritja
[/li][li]Sjellja
[/li][li]Fisi
[/li][/ul]

(Burimi: Wikipedia)

Ata qe kane deshire ta lexojne, mund ta shkarkojne ne formatin.pdf (hapet me Adobe Reader ose me Google Chrome)

[b]Shkarko[/b]

kam qene perher kurioz ta lexoja njeher kanunin e lek dukagjinit…shum flm iceman…:slight_smile:

Sa inat e kam Kanunin

edhe une kam qene gjithmone e interesuar ta lexoja,por nuk e dija qe ishte perkthyer edhe ne gjuhe te tjera…shtyllat e kanunit jane shtyllat qe nje njeri duhet ti kete ne jete,por pavaresisht se ne shqiperi cdonjeri e modifikon si te doje edhe ne fund thote…"""“keshtu e ka kanuni”""…

ka edhe shume e shume gjera qe jo te praktikohen po as te lexohen sepse nuk jon kerkah me te drejtat e njeriut :frowning:

Faleminderit! Jam shum kurioz ti lexoj nje here keto ligje!

Edhe un ReniX, nje dite do ta shkarkoj dhe ta lexoj deri ne fund me vemendje ! Por e kam lene jo sot jo neser … :S