Kartat e identitetit dhe Pasaportat biometrike

Jame jashte shqiperie dhe do me pelqente qe te kisha informacione mbi kartat e identiteti dhe pasaportat biometrike.

Pajisja e qytetareve me karta identiteti eshte nje objektiv qe
qeveria pritet ta realizoje gjate ketij viti. Ndonese eshte ende heret
per te percaktuar nje afat per fazen kur keto karta do te kalojne ne
duart e qytetareve, parashikimet paraprake jane optimiste se brenda
ketij gjashtemujori do te filloje prodhimi i kartave te identitetit.
Zevendesministri i Brendshem, Ferdinand Poni, u shpreh dje per gazeten
“Albania” se aktualisht eshte duke vazhduar procesi me
tenderimin.”Eshte ende heret per te dhene nje afat te sakte per
procesin, por aktualisht po pergatiten procedurat e tenderit dhe ne
fundin e muajit shkurt besojme se do te hapen ofertat e kompanive”, -
tha Poni. Procesi po ecen ne baze te parashikimeve dhe mbyllja e
tenderit ne kohe do t’i hapte rruge te plote instalimit te pajisjeve te
kompanise per te nisur prodhimin me kapacitet te plote te kartave te
identitetit. Sipas te dhenave paraprake mendohet se sistemi qendror i
perpunimit te te dhenave dhe i personalizimit te kartes do te kete nje
kapacitet minimal perpunues prej me shume se 15 mije karta ne dite. Kjo
do te thote qe do te mjaftojne dy muaj kohe mbas fillimit te punes se
kompanise qe kartat te jene gati per shperndarje.
Procesi

Pajisja e qytetareve me karta identiteti eshte nje proces i
komplikuar pasi synon te çrrenjose sistemin e vjeteruar te identitetit
te qytetareve dhe te vendose nje sistem modern qe do te garantoje
standardet e kerkuara ne kete drejtim. Megjithese e gjithe vemendja
eshte perqendruar te prodhimi dhe shperndarja e kartave te reja te
identitetit, ne te vertete ky proces permban edhe ngritjen e nje rrjeti
te tere stacionesh ku do te kontrollohen keto karta identiteti.
Kryeministri Sali Berisha e ka cilesuar momentin e hapjes se tenderit
si mjaft te rendesishem, pasi i hap rruge nje procesi kaq jetik per
shqiptaret. “Do te vendosim per koncesionin ne hapjen e tenderit
nderkombetar per kartat e identitetit. Pas nje pune shume te gjate dhe
te detajuar, ky proces do t’i jepet me koncesion kompanise qe do te
ofroje kushte me te leverdisshme se te tjerat", - eshte shprehur
kryeministri Berisha gjate nje mbledhjeje qeverie.
Modeli i kartes

Karta e identitetit do te jete e tipit Smart Card dhe do te kete
nje çip mbeshtjelles qe do te ruaje te gjithe informacionin e njejte qe
ekspozohet ne siperfaqen e kartes, si dhe informacionin shtese ne
lidhje me identitetin e mbajtesit te kartes. Ketu perfshihet
informacioni biometrik dhe kriptografik ku hyjne dhe shenjat e
gishterinjve qe do perdoren per rritjen e sigurise se ketij dokumenti.
Te dhenat per identitetin do te ruhen dhe sigurohen ne çipin e Smart
Card, duke perdorur metodat e pershkruara ne pasaportat standarde te BE
dhe Organizata Nderkombetare e Aviacionit Civil, te cilat pershtaten
ngushte me kerkesat e qeverise shqiptare dhe mund te zgjerohen deri ne
ruajtjen e informacionit shtese. Avantazhi kryesor i perdorimit te
kartes multiaplikuese eshte se lejon me shume opsione per zgjerimin e
kartes ne te ardhmen. Kjo i lejon kartes te lejoje ndryshimin ne
perputhje me kerkesat qeveritare per perdorim qe mund te hyjne ne fuqi
pasi karta te jete leshuar. Karta mund te zgjerohet per te mbartur te
dhena dhe aplikime shtese qe mund te perdoren ne mbeshtetje te tipave
te tjere te kartave si EMV karte paguese apo Kartat Standarde
Europiane.

Debati politik

Qeveria shqiptare ka premtuar pajisjen e te gjithe qytetareve me
karta identiteti, premtim ky qe siç ka theksuar vete qeveria do te
realizohet vitin e ardhshem. Kjo çeshtje ka qene qender e debatit mes
dy blloqeve politike ne Kuvend. Nga njera ane opozita akuzon qeverine
per paaftesi per realizimin e detyrimeve te saj, nga ana tjeter
mazhoranca deklaron se ekzekutivi ka shpallur tenderin per berjen e
ketyre kartave te identitetit. Pajisja e qytetareve me karta identiteti
si dhe krijimi i regjistrit te qytetareve jo vetem lehteson levizjen e
lire te njerezve, por edhe te punes se organeve te ndryshme te
qeverise, e cila me nje database te dhenash eshte me koherente per
levizjen e qytetareve te saj. Pajisja e shtetasve shqiptare me karta
identiteti mbi te gjitha i jep fund edhe debateve politike persa i
perket besueshmerise se forcave politike ne proceset zgjedhore.

Detajet teknike

•Karte me aplikim te shumefishte

•Nderfaqe te dyfishte me kontakt, pa kontakt

•Kombinim midis kriptografise asimetrike/simetrike

•Kombinim i tipareve te sigurise qe lejojne vlefshmerine e kartes, mbajtesit te

kartes, kapaciteteve te kartes, aksesit logjik, parandalimit te
fshirjes se te dhenave, pergjimi i pjeses se aksesueshme pa kontakt

•Minimumi 64 KB memoria EEPROM

Modeli i kartes se identitetit

Materiali i Kartes: MELENEX

Shtresa mbrojtese: PET

Chip-i i kartes

Nderfaqja: me kontakt & pa kontakt

Madhesia e memories: 64kB

Sistemi operativ: JAVA

Ruajtja e fotografise ne Chip: JPEG

Ruajtja e imazheve te shenjave te dy gishtave ne Chip

Numri serial i kartes i ruajtur ne Chip: i koduar

Te dhenat demografike ne Chip: Po

Sa e sigurt do te jete karta e identitetit nga falsifikimi

Projekti i ri per hartimin e kartave te identitetit pengon
mundesine e abuzimeve dhe falsifikimeve me te. Nje karte qe pritet te
ndertohet mbi bazen e nje sere elementesh sigurie te jep pershtypjen e
nje dokumenti te sofistikuar qe ia kalon pasaportave persa i perket
imunitetit qe ka ndaj nderhyrjeve te paligjshme. Ne projektin e
Ministrise se Brendshme te miratuar kohe me pare nga qeveria thuhet se
“elementet e sigurise te vendosura ne karte kane per qellim te
kufizojne ne maksimum vjedhjen, falsifikimin dhe modifikimin e saj
nepermjet menyrave te tilla si fotokopjimi, fotografimi, skanimi ose
riperpunimi i te dhenave ne te”. Kompania qe do te prodhoje keto
dokumente identifikimi do te kete parasysh qe te perdore elemente qe
parandalojne fotokopjimin dhe qe ne nje rast te tille e nxjerrin me
mangesi te theksuara kopjen. Po keshtu paraqitja grafike e kartes do te
ndertohet ne menyre te tille qe te jete mjaft e veshtire riprodhimi i
saj ne çfaredo menyre. Ekspertet qe kane asistuar qeverine shqiptare ne
pergatitjen e ketij projekti kane sugjeruar zbatimin e dy standardeve
kryesore ne kartat e reja. Se pari eshte standardi i “ICAO-s
(Organizata nderkombetare e Aviacionit Civil)”, ku percaktohet formati
i kartes, i cili duhet te jete “ID1” me permasa, gjatesia 53.92/54.03
milimetra, gjeresia 85.47/85.73 milimetra. Ndersa persa i perket
standardit te dyte, qe duhet respektuar gjate konceptimit dhe prodhimit
te kartave, ai ka te beje me standardin europian te pasaportave
elektronike ( e-passports).

Pasaportat biometrike, paralelisht me kartat e identitetit

Bashke me procesin e prodhimit dhe te shperndarjes se kartave te
identitetit do te kryhet edhe pajisja e qytetareve me pasaporta
biometrike. Prodhimi i pasaportave biometrike eshte nje proces qe eshte
parashikuar te ece paralelisht me ate te kartave te identitetit, pasi
ne kete menyre eshte menduar te reduktohen edhe kostot e larta.
Pasaportat e reja do te jene te standardeve europiane dhe do te
permbajne nje sere elementesh sigurie, duke filluar qe nga shenjat e
gishterinjve e deri te nje çip, i cili do te jete i vendosur ne
pasaporte dhe do te permbaje te gjitha te dhenat e personit qe disponon
ate. Prodhimi i ketyre pasaportave elektronike do te beje te mundur
plotesimin e nje prej kushteve me te rendesishme te Bashkimit Europian
per liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare. Nderkohe sipas te
dhenave te nxjerra nga ekspertet, ne fazen fillestare do te duhet te
prodhohen nje numer prej 2.5 milione katra identiteti dhe afro 3
milione pasaporta biometrike. Opozita pati kritikuar pak dite me pare
ritmin e Ministrise se Brendshme per pajisjen e qytetareve me karta
identiteti dhe pasaporta te reja.

Nga Gazeta Albania


Berisha: Kartat, jo sanksione për ata që kanë pasaporta

Shtetasit që kanë pasaportë nuk
janë të detyruar të marrin kartën
e identitetit. Këtë vendim e bëri
të ditur Kryeministri Sali Berisha,
në mbledhjen e radhës së qeverisë. Sipas
kreut të qeverisë, Sali Berisha është
rënë dakord që personat e pajisur me
pasaportë të mos shtrëngohen për t‘u
pajisur me kartë identiteti. Në këtë
mënyrë, Kryeministri Berisha i ka dhënë
të drejtë opozitës për një tjetër kërkesë
të saj, që lidhet me procesin e pajisjes së
shtetasve shqiptarë me kartat e identitetit.
Kryeministri Berisha paralajmëroi
në mbledhjen e qeverisë heqjen e shtrëngesave
kohore për të gjithë personat
e pajisur me pasaportë. Të gjithë ata
që kanë një pasaportë të vlefshme
mund të kryejnë në çdo moment aplikimin,
pa pasur frikën se më 15 shkurt,
apo më 31 mars, do të penalizohen, duke
mos marrë rrogën, pensionin, apo ndonjë
shërbim tjetër publik. “Për ata që kanë
pasaporta jam dakord për të bërë një
raund të dytë diskutimesh”, u shpreh
Berisha. Kryeministri Berisha mbështeti
kështu propozimet e opozitës për
heqjen e masave shtrënguese në pajisjen
me letërnjoftim për qytetarët që
kanë pasaporta. “Lidhur me propozimet
e opozitës, që kërkon heqjen e shtrëngimeve
për ata që kanë pasaporta për
pajisjen me letërnjoftim, unë jam plotësisht
dakord të shqyrtohen dhe i presim
me shkrim propozimet”, theksoi Berisha.
Nga ana tjetër, kreu i qeverisë nuk la pa
përmendur as buxhetin e bashkisë më
të madhe të vendit. Lidhur me mosmiratimin
nga Këshilli Bashkiak i projektbuxhetit
për Tiranën, Kryeministri Berisha
u shpreh se kryetari i bashkisë duhet
ta diskutojë atë me këshilltarët
bashkiakë, si përfaqësues të zgjedhur.
“Natyrisht, konstatoj se rrëzimi i buxhetit
ka krijuar probleme madhore, ligjore
e morale te kryetari me korrespondencë
i Bashkisë së Tiranës, por, sërish,
uroj që buxhetin ta diskutojë me
këshilltarët, si përfaqësues të zgjedhur.
Buxhetin mund t‘ua shpjegojë edhe atyre,
por nuk e zgjidh dot me ta, sepse votat
i kanë këshilltarët”, tha Berisha.

             Shqip

Shtetasit pa pasaportë, aplikimi brenda 15 prillit

Ministria e Brendshme ndryshon urdhrin. Të parët do pajisen shtetasit pa pasaportë. Ata me pasaportë, aplikimi më 1 prill

Sanksione të reja. Individët pa pasaportë, kush nuk aplikon brenda datës 10 shkurt, nuk merr pasaportë për jashtë shtetit

Pa mbushur mirë tre javë nga miratimi i ligjit, Ministria e Brendshme thyen sërish, sikurse ka bërë rëndom ditët e fundit, ligjin për pajisjen e qytetarëve me letërnjoftime të reja.

Dje, zëdhënësi i këtij dikasteri njoftoi, nëpërmjet një komunikate për shtyp, se të gjithë qytetarët që nuk kanë pasaportë dhe që mbushin 18 vjeç brenda datës 28 qershor 2009, datë kjo kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare në vend, duhet të kenë përfunduar aplikimin për pajisjen me karta identiteti, brenda datës 15 prill 2009.

Ky vendim është marrë nga dikasteri i punëve vendore, pas kërkesës së fundit të opozitës, e cila ka kërkuar që t’u jepet përparësi, qytetarëve që nuk kanë pasaporta, në mënyrë që këta të fundit të jenë votues në zgjedhjet që do mbahen në muajin qershor.

Aplikimi për personat e tjerë, që në këtë rast kanë pasaportë, do të fillojë më datë 1 prill dhe do të mbyllet në bazë të ligjit më datë 30 prill. Të vetmit që bëjnë përjashtim nga ky rregull, janë shtetasit që kanë aplikuar përpara datës 31 janar 2009, për të cilët pajisja me letërnjoftim do të vazhdojë rregullisht.

Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se u ka dërguar të gjitha zyrave të aplikimit për letërnjoftime elektronike listën e personave që nuk zotërojnë pasaportë. Të gjithë individët që nuk kanë pasaportë dhe nuk aplikojnë në datën e përcaktuar në urdhrin e fundit, pra brenda datës 15 prill, do të ndëshkohen, duke mos përfituar shërbime nga administrata qendrore dhe vendore

Dikasteri që mbulon punët vendore në vend, ka parë më me interes të publikojë edhe njëherë nga e para sanksionet ligjore, që pësojnë mbi kurriz qytetarët, në rast të mos aplikimit në kohë për pajisjen me karta, se sa të japë hollësi për ndryshimet e shpeshta të urdhrave që po çorodisin qytetarët, që nga dita kur ka filluar aplikimi për marrjen e letërnjoftimeve.

Të gjithë ata qytetarë, që nuk kanë pasaportë, të cilët nuk i binden në kohë urdhrit, do të ndëshkohen, duke mos përfituar një sërë shërbimesh të nevojshme, që lidhen me jetën e tyre sociale dhe ekonomike.

Lista e të ndëshkuarve nis me personat fizikë të punësuar në administratën dhe institucionet publike, si edhe ata të punësuar në shoqëri, agjenci dhe ente shtetërore, qendrore apo vendore, të cilët në rast të mosaplikimit në kohë, nuk do të marrin pagesën ose shpërblimet.

I njëjti sanksion vlen edhe për pensionistët, si edhe për personat që marrin pagesë për ndihmë, përkrahje sociale, apo çdo lloj ndihme tjetër, të ofruar nga institucionet publike, si në nivel qendror, ashtu edhe në atë vendor. Në listën e individëve që nuk do marrin shërbime janë të rreshtuar edhe studentët apo nxënësit që mbushin moshën 18 vjeç brenda datës 28 qershor 2009.

Në rast të mosaplikimit brenda datës 15 prill, nxënësit dhe studentët që nuk i binden urdhrit, nuk do të pranohen të marrin pjesë në provimet e fundvitit, si edhe nuk do të lejohen të regjistrohen në vitin shkollor ose akademik pasardhës.

Po kështu, nxënësit që mbushin moshën për të marrë kartën e identitetit, më rastin më të keq, nuk do të marrin pjesë në konkurse dhe gara të ndryshme të organizuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencave, sanksione këto, të cilat nuk ndryshojnë nga ligji i miratuar me vendim qeverie.

Nëse shtetasit që nuk kanë pasaportë, nuk do të aplikojnë për të marrë kartat e identitetit brenda datës 10 shkurt 2009, atëherë këta të fundit nuk do të pajisen me pasaporta për jashtë shtetit. Ky është një nga sanksionet që ka vendosur Ministria e Brendshme në urdhrin e saj të fundit, për individët që nuk kanë pasaportë.

Po kështu, asnjë person që nuk ka pasaportë dhe që nuk aplikon brenda afatit të mësipërm, nuk do të marrë asnjë shërbim nga Posta Shqiptare. Për të njëjtën kategori individësh, është vendosur gjithashtu që, nëse nuk aplikojnë brenda 15 prillit 2009, nuk do të përfitojnë shërbimin në zyrat e gjendjes civile, me përjashtim të regjistrimit të akteve të lindjes dhe të vdekjes, si dhe pajisjes me certifikatë me fotografi, për qëllim aplikimin për letërnjoftim, sipas këtij vendimi; lëshimin ose rinovimin e lejeve, autorizimeve, licencave nga organet e pushtetit qendror/vendor ndaj personave fizikë dhe përfaqësuesve ligjorë të personave juridikë;

Aplikimin dhe pajisjen me certifikatë pronësie nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme; Aplikimin dhe lëshimin e dokumentit, leje drejtimi automjeti dhe kolaudimin e tyre; Lëshimin e vërtetimeve dhe të dokumenteve të tjera, të ngjashme me to, nga administrata gjyqësore; shërbimet noteriale, si edhe shpërndarjen e karburantit pa akcizë për fermerët

Saga e kartave të identitetit, që po ndjek qytetarët në këto ditë janari, por merr nga dita në ditë nuanca qesharake. Në fillim qeveria kërkoi nga qytetarët të nisnin aplikimin para datës 31 mars, në të kundërt do të ndëshkoheshin, duke mos marrë shërbimet e ofruara nga administrata qendrore dhe ajo vendore.

Kaq u desh, dhe dhjetëra pensionistë dhe qytetarë në Tiranë, që kërkonin të largoheshin jashtë atdheut, për t’u shpëtuar sanksioneve, u dyndën në radhë si qëmoti, në një kaos të pashoq.

Dje, qeveria e ndryshoi sërish programin. Po kështu e hoqi sanksionin për qytetarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Ky është vetëm një detaj nga çoroditja që qeveria ka shkaktuar te qytetarët gjatë dy javëve të fundit. Kush e mban deklaratën e kryeministrit Berisha, ditën e inaugurimit të procesit, do të kujtojë fjalën e tij dhe premtimin se procesi do të vijojë normalisht, pa më të voglin problem.

Fjala e burrit nuk zgjati më shumë se një ditë. Në ditën e parë të fillimit të punës, nuk ka kuponë. Qytetarët i përgjigjen thirrjes kryeministrore, por i gjejnë sportelet bosh, pa u ngrohur mirë mëngjesi. Për dy ditë me radhë, nuk ka kuponë. Ministria e Brendshme ngarkon me faj firmën “Sagem”, kurse kjo e fundit dikasterin e punëve vendore. Nuk mbaron me kaq.

Në lojë futet edhe opozita, e cila e konsideron procesin të dështuar dhe jep alarmin se pajisja e qytetarëve me karta identiteti, nuk është e mundur të kryhet brenda afatit të përcaktuar nga qeveria, gjë që mund të rrezikojë edhe procesin e zgjedhjeve të lira.

Opozita, gjithashtu, kërkoi heqjen e sanksioneve për disa nga kategoritë e përcaktuara në ligj, si edhe uljen e çmimit të kuponit, për disa nga shtresat në nevojë të shoqërisë. Kërkesa e opozitës solli edhe vendimin e dytë të qeverisë, e cila pranon dhe ul çmimin e kuponëve për disa kategori të popullatës. Nuk mbyllet këtu historia e kartave të identitetit.

Tri ditë më parë, Ferdinand Poni, zv/ministër i Punëve të Brendshme, për pak sa nuk shkakton një incident të rëndë me Komunitetin Mysliman, më i madhi në vend. Në një deklaratë për shtyp, Poni jep urdhër që të gjitha gratë myslimane të heqin shamitë gjatë aplikimit. Vetëm një ditë më pas, po vetë Poni, kafshon gjuhën dhe lejon besimtaret myslimane të pozojnë me shami, duke e kthyer procesin në më se qesharak.

Partia Socialiste i ka kërkuar qeverisë nëpërmjet nënsekretarit të saj për çështjet ligjore, Damian Gjiknuri, të nisë menjëherë sensibilizimin për pajisjen e shtetasve pa pasaportë me karta identiteti. Selia rozë, ndërsa ndjek me vëmendje procesin e aplikimit, shpreh shqetësimin se procesin është zhytur në kaos dhe, fatkeqësisht, deri më tani ka filluar vetëm në qytetin e Tiranës.

Partia më e madhe opozitare u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që nuk disponojnë pasaportë të fillojnë aplikimin për karta identiteti, pasi janë vetëm ata që kanë të drejtë të pajisen me një dokument të tillë në këtë periudhë.

Gjithashtu, kërkon mirëkuptimin e qytetarëve të tjerë që ta shtyjnë procesin në një kohë të dytë, në mënyrë që t’u mundësojnë këtyre shtetasve të ushtrojnë të drejtën e zgjedhjes, me kartë identiteti. Gjiknuri ka bërë të ditur se Partia Socialiste do të ofrojë asistencë dhe këshillim për këtë proces, në të gjitha zyrat e saj elektorale dhe degët e saj lokale në vend, ku qytetarët mund të drejtohen në çdo kohë për ndihmë.

Po kështu, Partia Socialiste do të monitorojmë me hollësi mbarëvajtjen e procesit, duke u bërë thirrje qytetarëve të drejtohen në zyrat e kësaj partie për çdo problem të hasur.
Letërnjoftimet, “Sagem” nuk ka vendosur akoma makineritë
Firma “Sagem”, e kontraktuar nga qeveria shqiptare për pajisjen e qytetarëve me letërnjoftimet e reja, nuk ka asgjë gati.

Sot mbushen 2 javë nga nisja e procesit të aplikimit, dhe, sipas vendimit të qeverisë, duhet të nisë edhe tërheqja e kartave të para të identitetit nëpër sportelet e njësive bashkiake. Por, tërheqja e kartave është e pamundur, pasi firma jo vetëm që nuk ka filluar punën për prodhimin e kartave, por nuk ka gati as ambientet ku do të prodhojë letërnjoftimet. Për më keq, “Sagem”, nuk ka vendosur as makineritë, ndërkohë që koha ecën dhe nuk pret.

Kartat, Berisha kërcënon buxhetorët

Urdhri i prerë: Askujt të mos i jepet rroga, nëse nuk ka aplikuar deri më 31 janar

Administrata “Berisha” ka përveshur mëngët dhe bën bilancin e nëpunësve të cilët kanë marrë kuponin për t‘u pajisur me kartat e identitetit. Sipas një vendimi të Kryeministrit Berisha të firmosur në mesin e muajit janar, çdo institucion buxhetor dhe njësi e qeverisjes vendore do të raportojë përkatësisht, në ministritë dhe institucionin qendror nga i cili varet dhe në Ministrinë e Brendshme listëpagesën e përfituesve të kompensimit të paguar për muajin së bashku me fotokopjet e mandateve të përfituesve. Afati për ministritë dhe institucionet e tjera është data 31 janar. Ministritë dhe institucionet bazuar në këto raporte bëjnë një kërkesë përmbledhëse për rimbursimin e fondeve të shpenzuara, në Ministrinë e Financave, e cila bën çeljen e menjëhershme të fondeve për ministritë dhe institucionet qendrore. Në rast se nëpunësit nuk kanë marrë kuponin brenda muajit janar, atëherë rroga e tyre mujore do të bllokohet. Dita e djeshme ishte afati i fundit që kishin në dispozicion ministrat për të mbyllur bilancin e listëpagesave që janë bërë dhe ata nëpunës të cilët rezultojnë pa kuponin e letërnjoftimit rrezikojnë rrogën e muajit shkurt.

Kompensimi

Pagesa e kompensimit bëhet në mënyrë të menjëhershme, pasi personi përfitues paraqet në zyrat ku merr pagën apo pensionin

fotokopjen e dokumentit të dhënë nga zyrat e gjendjes civile pas aplikimit për pajisjen me letërnjoftim, të shoqëruar me mandatin e pagesës të bërë nga përfituesi. Kompensimet do jepen në zyrat ku bëhet pagesa për pagat dhe pensionet. Kuponi i letërnjoftimit do të blihet nga të gjithë aplikuesit në vlerën 1200 lekë, ndërsa më pas kompensimi do të bëhet nga zyrat ku aplikuesit marrin pagën ose pensionin. Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta do të përcaktojnë mënyrën e pagesës së kompensimit. Pensionistët dhe buxhetorët do të marrin kompensimin në zyrat ku marrin të ardhurat mujore, por ngërçi i madh është për studentët, për të cilët qeveria ende nuk ka një ide fikse për mënyrën e kompensimit të tyre. Një kartë identiteti për studentët do të kushtojë 500 lekë, për pensionistët 800 lekë dhe për punonjësit buxhetorë me të ardhura nën 35 mijë lekë do të kushtojë 1000 lekë.

Problemet

Kartat e identitetit ende nuk kanë filluar të shpërndahen, megjithëse një pjesë e mirë e qytetarëve kanë tërhequr kuponin. Megjithëse afati i premtuar nga autoritetet ka kaluar, askush nuk kthen një përgjigje se kur qytetarët që kanë aplikuar do t‘i marrin ato për t‘i përdorur edhe si një mjet identifikimi në zgjedhjet e qershorit. Nga ana tjetër, autoritetet e kompanisë prodhuese të kartave nuk kanë pranuar të flasin për të dhënë shpjegime në lidhje me vonesat. Procesi i kartave të identitetit nisi më 12 janar vetëm në Tiranë, ndërkohë që në rrethe do të nisë javën e ardhshme.

Kartat do te shperndahen brenda 15 shkurtit ne te gjitha prefekturat e shqiperise,e brenda fundit te muajit shkurt deri ne komunen me te larget.

ministri i brendeshem
bujar nishani

me duket pak rremuje me keto pasaportat biometrike…thone qe mund te besh kerkesen per ti marre por ne fier skane arritur akoma…

cudi, se thane thane dhe asgje sbene, akoma zyrat e gjendieve civile nuk kane mar urdhera se car duhet te bejne, dhe jo me qytetari i thjeshte.