Kastro Zizo do të realizojë film aksion

Këngëtari kontrovers Kastro Zizo ka vendosur të realizojë një film artistik, në të cilin do t’i kryejë vetë të gjitha punët e rëndësishme.
Klevis Bega (emri i vërtetë i Kastro Zizos) ka provuar rolin e aktorit në filmin “Farmakon”, ku luajti krahas Olta Gixharit, ndërsa tani dëshiron që të jetë vetë autor i skenarit dhe regjisë në filmin, xhirimet e të cilit pritet të fillojnë në janar dhe do të realizohen në Vojvodinë.

Shtojca Panorama Plus njofton se bëhet fjalë për një film aksion, për të cilin Kastro Zizo aktualisht është duke përzgjedhur trupën e aktorëve.

Ndërkohë, disa javë më parë, ai ishte në Çeki për filmin serbo-maqedono-çek me titull “Pilivesa”, ku kishte rolin e një vrasësi serik.