Kate dëshiron fëmijë me Alex

Aktorja e filmit “Bride Wars”, Kate Hudson, është e paepur për ta zgjeruar familjen e saj dhe dëshiron të ketë një ‘foshnjë të bukur’ me Alex Rodriguez.
“Kate sapo ka mbushur 30 vjet dhe ajo është e gatshme të ketë fëmijën e saj të dytë. Ajo dëshiron që Ryder të ketë një motër/vëlla, andaj ia ka përcjellë idenë Alex dhe i ka thënë se ata do të bënin një foshnjë të bukur së bashku, dhe se ajo do t’i mbulojë të gjitha përgjegjësitë financiare”, ka thënë burimi.

Bukuroshja e Hollywoodit, ka djalin pesëvjeçar Ryder, nga martesa me rokerin e bendit “Black Crowes”, Chris Robinson, derisa Alex ka dy vajza, Natasha, katërvjeçare, dhe 16-muajshen Ella, me ish-gruan e tij Cynthia.