Katër gjëra që duhet t’i dini para se të zgjidhni se çfarë dhe ku të studioni

1. Çfarë bëni me qejf

Para zgjedhjes së karrierës (fushës së studimit) filloni duke shqyrtuar gjërat që bëni mirë dhe krahasoni ato me lëndët që keni mësuar gjatë shkollës së mesme. Çka keni mësuar më me qejf e çka keni konsideruar si të vështirë për ta mësuar. Ju mund të habiteni kur gjeni se disa nga gjërat që ju pëlqen të bëni çdo ditë mund të jenë në fakt faktor kyç të një karriere të suksesshme.

2. Vlerësoni shkathtësitë tuaja

Gjithkush ka talent të veçantë që mund të materializohet në një drejtim të një caktuar. Për shumë njerëz, talenti ka qenë i pranishëm që nga fëmijëria; Për të tjerët talenti/shkathtësia mësohen me kalimin e kohës. Filloni duke shikuar aftësitë që mund të përdoren në punë ose shikoni në shtigjet e karrierës që përputhin aftësitë dhe talentet tuaja aktuale.

3. Sa keni mundësi të fitoni bursa nga universiteti që zgjedhin për vazhdim të shkollimit?

Vizitoni web-faqet dhe rrjetet sociale (Facebook, Instagram) të universitetit që mendoni të zgjidhni se a ka ndonjë postim (foto) të studentëve që kanë fituar bursa studimi jashtë vendit. Zakonisht universitetet private që kanë marrëveshje për bursat Erasmus ofrojnë bursat dhe mundësitë më të mira për vazhdimin e studimeve apo shkëmbime për një semestër në vendet dhe universitetet më të mira evropiane dhe botërore.

4. Ne Universitetin qe ju zgjidhni sa student qe përfundojnë shkollimin punësohen

Nëse e njihni dikë qe e ka përfunduar universitetin ne te njëjtin fakultet (kolegj) që ju po mendoni të studioni mos hezitoni ti pyesni se sa vështirë e kanë pasur të gjejnë një vend pune. Gjithsesi edhe për këtë fakt referohuni në web-site ose rrjete sociale të kolegjeve. Nëse kolegji I caktuar promovon punsueshmërinë e studentëve atëherë pa hezituar shkoni caktoni takim dhe pyesni direkt personat përgjegjës për numrin e studentëve që punësohen pas përfundimit të studimeve. Kolegjet që nuk e promovojnë punësueshmërinë kanë problem serioze dhe si të tilla ju duhet ti eliminoni nga zgjedhja juaj.

Per mua keshilla e pare eshte me e rendesishmja. Ne qoftese ke nje profesion te cilin nuk e ben me qef do kesh nje jete stresuese e cila do ndikoje ne cdo pjese te jetes.