Katy identifikohet gabimisht

Katy Perry është ndier e ofenduar kur një grup fansash kishin menduar se ajo është aktorja Zooey Deschanel.
Hitbërësja e këngës “I Kissed A Girl” ka mbetur e habitur kur një grup fansash në Los Angeles i ishin afruar te vetura e saj duke bërtitur emrin e aktores së filmit “500 Days of Summer”.

Zhgënjimin e saj këngëtarja e ka shprehur me një postim në faqen Twiter.com, ku është shprehur mjaft e nevrikosur për mosnjohjen nga fansat amerikanë.