Këngë për treg jo Shqiptar

Këngëtari Alban Skënderaj, i cili në këto ditë vere ka qenë i zënë me projektin e një kënge të re, duket se ka arritur në fund të tij. Pritet data 31 korrik, datë në të cilën Albani do të paraqesë singlin e tij të ri në një treg joshqiptar.

Detajet lidhur me këtë i ka dhënë e fejuara e Albanit, Miriam Cani, në faqen e saj në Facebook ku ka përcaktuar se kënga më e fundit do të lançohet në datë 31 korrik në tre shtete, Gjermani, Austri dhe Zvicër. E titulluar “This is your day” (Kjo është dita jote) kënga duket se do të jetë në anglisht edhe nga vetë titulli. Duket që ky është një plan ambicioz i këngëtarit Skënderaj, i cili po mundohet që të çajë në tregun joshqiptar.

Në faqen e tij zyrtare, ai bën të ditur që është duke u marrë me projekte të reja në Gjermani, të cilat nuk i ka përcaktuar se cilat janë por me shumë mundësi kjo këngë e realizuar jashtë Shqipërisë duket se është një prej tyre. Së bashku çifti Cani-Skënderaj kanë organizuar një sërë performancash bashkë dhe duket se kanë fituar simpatinë e publikut. Këtë e themi nga një sërë afishesh që Miriam ka në faqen e saj. Përmes internetit, duket se ajo tani po bën edhe rolin e “marrëdhënieve me publikun” për njeriun e saj të zemrës, duke dhënë detaje lidhur me këngën më të fundit të Albanit.

Mendoj qe e meriton dicka te tille.
Eshte nder te paktet kengetare shqiptare te momentit qe arrin te beje vertet muzike.

Te mira i ka te gjitha kenget ky Albani, mua me pelqejne shume