Kengetaret 'larg' te nxehtit pervelues

Kengetaret ‘larg’ te nxehtit pervelues

Temperaturat e larta kane mberthyer edhe Kosoven. Mungesa e nje deti pamundeson freskimin e qytetareve nderkohe qe pishinat e shumta nuk shihen si alternative edhe aq e mire.

E derisa ata qe kane nje orar strikt te punes detyrohen te durojne te nxehtin pervelues, nga nje sfide e tille shpetojne pjesetaret e estrades kosovare. Shumica syresh kendojne naten, kush ne dasma e ahengje, kush ne mbremje te ndryshme muzikore, per ta lene diten te lire. Nderkaq kur e kane te pashmangshme te perballen me temperaturat e larta jashte ambienteve te tyre komfore, ata reagojne ne menyra te ndryshme…

Shkelzen Jetishi- Xeni: Perveq nxehtesise edhe duhani po e bene te veten

Si nje mundesi per t’i sfiduar sadopak temperaturat e larta qe kane perfshire mesditen e se enjtes, por edhe per te pushuar nga angazhimet e shumta, dhe mbremjeve muzikore, kengetari Shkelzen Jetishi ka preferuar nje ambient shoqeror. I rrethuar nga miq, ne shoqeri te pijeve freskuese dhe duhanit, ata kane zhvilluar biseda te ndryshme, e qe doemos teme mjaft e perfolur nga ta ka qene edhe te nxehtit e madh qe ka kapluar vendin. ‘‘Tash jam ne shoqeri te miqve dhe temperaturat e larta na kane kapluar shume. Perveq nxehtesise edhe duhani po e bene te veten, por sadopak me pije e muhabet, po mundohemi te freskohemi’‘, thekson Xeni. Per dallim nga kjo dite, ai nje mundesi tjeter per te mos iu ekspozuar diellit, ka gjetur edhe qendrimin ne shtepi. Kohen kur nuk ka ndonje obligim, qendron ne shtepi me familjen, dhe aty gjen flladin e deshiruar dhe ngrohtesine familjare.

Ai tashme i ka perfunduar pushimet bregdetare, te cilat do t’i deshironte secili ne keto dite, dhe mundesi e vetme per te shijuar flladin veror eshte shtepia, daljet ne ndonje ambient te fresket dhe mbremjet muzikore qe e presin.

Shemsi Krasniqi: Nen hije dhe me uje te ftohte

Vala e madhe e nxehtesise qe ka kapluar vendin nuk eshte lehte e perballueshme, aq me teper kur perveq vapes duhet perballur edhe me veshtiresi shendetesore qe vijne e behen barra kryesore. ‘‘Veren po e perballojme disi, ku me uje te ftohte e ku me fshehje skutave te fresketa’‘, keshtu shprehet Shemi, vokalisti i grupit ‘‘Iliret’‘. Pishinat nuk jane vendi i preferuar per Shemin, keshtu qe ai nuk i sheh ato si alternative freskimi. ‘‘Nuk u bej vizita pishinave ose liqeneve ne vend, ato po ia le me shume djalit t’i shfrytezoje’‘, pohon kengetari. Ai e gjen edhe me te veshtire perballimin e temperaturave te larta per shkak te shendetit te brishte. I gjendur perballe veshtiresive qe ka me zemren, atij i duhet qe t’u shmanget rrezeve, sidomos gjate pikut. ‘‘E kam veturen me klime se ne te kunderten nuk e di se si do t’ia beja. Gjate pikut mundohem qe t’i shmangem diellit por kur kam ndonje pune per te perfunduar, mundohem qe kete ta bej sa me shpejt’‘, tregon Shemi. Per te ikur paksa nga vapa percelluese qe ka kapluar qytetin, i ka vene ne agjende vetes disa dite pushim. Ka planifikuar qe te ike drejt bregdetit shqiptar, por nuk planifikon qe te qendroje per shume dite atje.

Yllka Kuqi: Duke shijuar ne maksimum temperaturat e larta

Ndryshe nga te tjeret, per Yllka Kuqin duket se po mbreteron nje mot i shkelqyer. Rrezet depertuese te diellit per te nuk jane pengese qe edhe gjate dites te kryeje obligimet qe ka jashte. ‘‘Nuk po me pengojne aspak temperaturat sepse veres i ka hije keshtu. Nje here luteshim qe te ikte moti me shi, e tash nuk i ka hije te ankohemi per diellin. Po e durojme edhe kete te nxehte sepse kete edhe e kemi kerkuar’‘, shprehet ajo me te qeshura. Oret e pikut nga Yllka perballohen me lehte nese i shfrytezon duke u freskuar ne ndonjeren nga pishinat. ‘‘Zakonisht shkoj ne pishina gjate fundjavave, dy ose tri ore. Ndersa gjate diteve te javes me shume qendroj brenda duke lexuar diqka ose duke u marre me ndonje pune tjeter, sepse po t’i referohemi shendetit keshtu e do puna’‘, shprehet kengetarja. Punet qe i duhet te kryeje jashte, ajo nuk perton qe t’i perfundoje edhe pa veture. ‘‘Dal edhe ne kembe nuk pertoj se nuk me duket se eshte shume nxehte, nuk jemi ne Afrike. Edhe ashtu jam tip qe merdhij shume, keshtu qe keto temperatura po me pershtaten’‘, qeshet Yllka. Per t’i falur vetes pak pushim dhe freski, ajo ka vendosur qe te eksploroje me mire bregdetin shqiptar duke qene se nuk ka vizituar asnjehere deri me tash.

I shpeton vapes se dites, por jo edhe angazhimit gjate nates

Derisa nje pjese e estrades po has ne veshtiresi per te bere balle temperaturat, nje pjese tjeter e ka disi me lehte. Por i tere 24 oreshi nuk kalon pa ndier pak ndikimin e vapes, sepse atyre u duhet qe te djersijne gjate nates. Keshtu pasi i ka dhene fund nje nate duke kenduar, Nystret Muqiqi ia ka dhene gjumit. I kontaktuar nga ‘‘Infopress’‘, kengetari i pergjumur ka thene se veshtiresine e perballimit te temperaturave gjate dites, i duhet ta kaloje naten. ‘‘Duhet te punojme gjate nates dhe sidomos gjate sezonit jemi shume te angazhuar. Keshtu qe gjumin e humbur gjate nates, duhet ta kompensojme gjate dites. Keshtu eshte edhe me i lehte perballimi i vapes’‘, perfundon ai.

Arta Bajrami: Dal vetem atehere kur e kam te domosdoshme

Si duket kengetarja Arta Bajrami deri me tash nuk i ka ndiere temperaturat e larta qe po sfidojne secilin. Si nje fat per te kane qene angazhimet e shumta qe kengetarja ka pasur rreth pergatitjeve te albumit si dhe xhirimet e klipit. ‘‘Deri tash temperaturat nuk kane ndikuar aq shume ne mua, e arsyeja ka qene se kam pasur shume angazhime ne pergatitjen e albumit, dhe nuk i kam ndiere aq shume’‘, shprehet Arta, duke cituar se nje mundesi tjeter per t’i ikur nxehtesise eshte edhe qendrimi ne shtepi. ‘‘Dal vetem atehere kur e kam te domosdoshme. Mundohem te qendroj ne shtepi, dhe keshtu e kam me lehte. Por jane edhe angazhimet e shumta ne mbremjet muzikore e keshtu pas lodhjes se madhe pushoj gjate dites’‘, thekson ajo. Ndryshe, Arta si mundesi tjeter per t’u freskuar gjate ketij sezoni, sikur edhe shume qytetare tjere, ka gjetur edhe pushimet bregdetare, porse per t’i perjetuar ato, mbetet vetem deri kah fundi i muajit pasues.