Kengetaret qe do ta gdhijne ne lokale Shen Valentinin

Hape zemrën ditën e Shën Valentinit. Kjo është një nga ftesat që lokalet dhe klubet e natës u kanë bërë klientëve për të festuar bashkë me ta. Oferta që u bëjnë janë këngëtarët të njohur. Ja ku do të këndojnë disa prej tyre; Orinda Huta, Eneda Tarifa, Valon Shehu, Kamela, Rezarta Shkurta, Poni, Eli Fara…

ENEDA ME BANDËN E SAJ
Eneda Tarifa do të këndojë në ambientet e Qendrës Argëtuese Blur, bashkë me bandën e saj në mbrëmjen më të veçantë të dashu- risë. Eneda e mësuar me muzikën live, do të këndojë shumë këngë të repertorit të saj, ndërsa momentet e çlodhjes do t’i kompensojë Dj i mbrëmjes. Nuk dihet nëse i fejuari i saj Erion Zaloshnja do ta shoqërojë në këtë natë, edhe pse dihet që ai kujdeset për soundin e koncerteve të saj. Ndërkohë Eneda Tarifa është gati të mbyllë albumin e saj, ku një nga këngët surprizuese të albumit është krijimi i Elton Dedës. Deda, i cili jeton prej vitesh në Amerikë, ka punuar disa muaj për kompozimin e kësaj kënge, që do të jetë një nga krijimet e tij më të bukura. Le të shohim si do të pritet.

ORINDA HUTA NUK KA HUMBUR
Pas klipit “As fejesa, as martesa”m me Nrg Band, Orinda Huta nuk është ndier më. Ka qenë mesa duket Orindës, nuk I pëlqen më të jetë qendra e vëmnedjes, dhe ka vendosur të mungojë edhe pak. Por ka vendosur që ta festojë Shën Valentin duke kënduar, dhe në asnjë nga lokalet e Tiranës. Ajo do të këndojë në Durrës në nga ora 22:00 deri në orën 07:00 të mëngjesit. Natyrisht që nuk ka për të kënduar non stop, por aty këtu me kënëgt e saj më të njohura, që pothuaj të gjitha I ka me fabul dashurie. Orinda tashmë ndjek studimet në Universitetin “Kristal”, dhe ka pohuar se më shumë i intereson të këndojë në koncerte, sesa në festivale. Pas miqësisë që krijoi me djemtë e grupit “Produkt 29”, ajo u kujdes që të lançohet më shumë në Kosovë, së bashku me miken e saj të ngushtë, Rezarta Shkurtën.

VALON SHEHU: “LE TË QAJMË SË BASHKU”
Këngëtari 19-vjeçar nga Kosova, Valon Shehu, do të këndojë “live” për Shën Valentinin në lokalin “Rock Wood”, por jo për ata që i kanë ata që duan afër, por për të gjithë ata që do festojnë vetëm. Çdo njeri “single” do të jetë në këtë lokal, ku ai thotë le të qajmë dhe të pimë së bashku, dhe nga fundi shohim dhe bëjmë. Djali simpatik i lançuar nga “Star Academy 1” me çmimin e këngëtarit më të mirë, ashtu si këngëtarë të tjerë nga Kosova, Vedat Ademi, Dorina Xërxa, Alban Imani, ka vendosur të shijojë në Tiranë suksesin si këngëtar. Ai ka konkurruar në festivalin e muzikës moderne “Top fest 4” në Top Channel, ku ka bashkëpunuar me kompozitorin Alban Malaj. Valoni ka bërë përshtypje për lookun e tij. Në nga këngët e tij më të njohura është “Sa do të doja”. Pavarësisht veshjeve serioze apo jo, ai gjithmonë luan me flokët, që shpesh i mban lëshuar.

KAMELA DHE MERLANDI, E SHTUNA E ÇMENDUR PARA “E DIELL”
Këngëtarët e njohur gjatë emisionit “Top Show”, Kamela Islami dhe Merland Kademi, do të jenë të shoqëruar dhe nga një vajzë e re, Orgesa Zaimi, do të këndojnë live pas orës 10:55, në Imagine Club. Nuk dihet se si do të mund të këndojnë gjatë spektaklit e “E diell” këngëtarët, të cilët do ta gdhijnë të shunën natën e të dashuruarve. Repertor i zgjedhur me muzikë të zhanreve të ndryshme dhe mbi të gjitha në këtë natë do të këndojnë baladat më të bukura për dashurinë. Bashkë me ta do të jenë dhe banda e përbërë nga kitaristi Arjan Gjici, në bateri Land Fusha, Tat Laro në bass. Por dihet që janë mësuar, pasi koncerte të tilla u janë bërë rutinë, aq më tepër kur mendon se nuk ndryshon shumë repertori i këngëve që këndojnë në spektaklet e “Top Channel”, apo lokalet e natës.