Kerkesa per Tutoriale dhe Shpjegime?

Keni Probleme me kompjuterin??!

Nuk dini te instaloni nje program??!

Doni te dini si funksionet e nje pogrami?!!

Kerkoni VideoTutorialin apo nje shpjetim mbi nje tematike rreth problemeve qe te rrethojne ne boten e informatikes. Dhe gjithçka per ju do te jete gati ne nje periudh te shkurter kohe pa asnje detyrime.

Mos hezitoni, Ju presim!

Pergezime! Kjo eshte me te vertete nje teme qe mund tu hyje ne pune shume perdoruesve te kompjuterit!

Une vete kisha nje kerkese! Gjithmone nese e shte e mundur!
Ne nje teme tjeter kerkova qe te me shpjegonit menyren per te pare IP e antareve! Megjithe shpjegimet tuaja, nuk e mora guximin qe te beja dicka se kisha frike se mos katranosja ndonje gje! Por me nje video tutoriale mendoj se do e kuptoja me qarte!

Faleminderit per gjithshka!

[b]Pershendetje Daku.

Nuk e di se kush e shpjegoi nje gje te tille, dhe ne cilen teme, por kjo gje nuk eshte e lejueshme, dhe nuk e kuptoj arsyen pse duhet dikush te mesoje IP e anetareve. Dhe mendoj se anetaret nuk do e deshironin nje gje te tille.

Kete te drejte e ka vetem Administratori.

Pa keqkuptim, mendoj se u bera e qarte.[/b]

Respekt :wink:

Bashkohem me mendimin e Emaus. Asnje informacion i tille sduhet te jepet. :slight_smile:

Se shpejti nje Video tutorial qe po behet me kamera:

Si te instalojme Linux?

Sapo te mbaroje procedura e filmimit do te postohet :slight_smile:

Duke nisur nga Zero, deri te konfigurimi Final.

:twisted:

[quote=ReniX";p="15581]Se shpejti nje Video tutorial qe po behet me kamera:

Si te instalojme Linux?

Sapo te mbaroje procedura e filmimit do te postohet :slight_smile:

Duke nisur nga Zero, deri te konfigurimi Final.

:twisted:[/quote]

Me thene te drejten pune do te na bente…

Un jam kundra, ska asgje te keqe :wink:

dua te riformoj pc por me ka humbur cd e windows xp. n.q.s. ka ndonje menyre qe ta bej format ma thoni ne qoftese ka mundesi

Nqs doni ta formatoni nuk duhet CD e windows, por problemi eshte nqs doni ta instaloni prap windows-in ju duhet CD e instalimit.

Para formatimit te Windows mund te perdorni kete program per gjetjen e çelesit (product key):https://tinyurl.com/gjej-serialin-windows dheme pas mund te shkarkoni nje kopje çfaredo te windowsit per instalim.

sic me thate ju e ula ate programin ,gjeta celsin dhe serialin windows,por problemi eshte qe si do e bej format pc pa cd windows

Tani keni keto mundesi.

1- Duke mos e formatuar por perdorni “System Restore” per te kaluar ne nje gjendje te meparshme. Mund te zgjithni me te shkuaren e mundur.

2- Na tregoni shkakun e formatimit dhe te mundohemi bashke te zgjidhim problemin pa e formatuar.

3- Merreni CD e instalimit nga ndonje shoku juaj dhe perdor serialin qe gjete siper.
4- Shkarkoje dhe nje here CD e instalimi dhe perdor serialin tuaj.

:slight_smile:

shkaku riformatimit eshte ky: para 3-4 muajsh eshte bere nje veprim i gabuar dhe qe atehere nuk kam ze ne disa lloje programesh, p.sh. ne you tube. nuk e gjej dot gabimin, pastaj nuk jam dhe shume i zoti ne pc qe ta rregulloje. me respekt

Besoj se keni problem me codecs ne kompjuterin tuaj.
Shkoni tek: free-codecs.com shkarko (basic) dhe instaloni codecs dhe shkoni ne ne Start - Programs - K-Lite Codec Pack - Configuration -Codec Tweak Tool : Fix non-working system sound

c’do gje ne rregull,bera formatimin dhe instalova perseri xp.faleminderit per ndihmen.

Ju lutem dua te instaloj microsoft office word exel powerpoint etj te 2007. Ku mund ti gjej dhe si ti instaloj?
Me ndihmoni ju lutem flm

Te lutem mos riposto te njejten pytje ja ku e ke Microsoft office 2007 mund ta shkarkosh.Ke dhe linke tjara kerko ne forum tek hapesire shkarkimesh- programe per shkarkimse se do te gjesh.

https://www.lirenti.com/showthread.php?t=759

me ndihmon dot njeri si te rregulloj tastieren se me ngaterron z me y dhe a ose et per tek adresat

Ndryshimi i Z dhe Y ne tastierat zakonisht ndodh kur barra e gjuhes kalon ne gjuhen gjeramane. Siguro ta ktheni ne ate anglisht apo tjeter. nga barra e gjuhes.

Kerkese!

Kerkoj nga dikush qe te me ndihmoj ne menyre te ilustruar ( me foto, ose me video) se si behet heqja dhe vendosja e nje Ram Memorie ne shtepizen e komp. sepse e kom marr nje ram 1 giga dhe po du me e heq te vjetrin.

flm paraprakisht.

Eshte shume e thjesht mjafton te hapesh kasen e kompjutri dhe te shohesh ku eshte Rami i instaluar hiq ate qe ke nese don te heqesh dhe vendose te riun,per me shume shiko:

Ne fillim hap kasen e kompjutrit: pastaj vepro si ne foto:

Foto(1

Foto(2

Foto(3

Foto(4

Shiko-Install & Remove Ram

https://www.youtube.com/watch?v=PoF1aK2Q7hg