Kështu e parafytyronin vitin 2000 njerëzit para 100 vjetësh [foto]

Nga seria e pasqyrimeve futuriste nga vitet 1899, 1900, 1901 dhe 19010 mund të shihet se si artisti Jean-Marc Cote dhe kolegët e tij e parafytyronin të ardhmen e largët.

Seria e grafikeve “Franca më 2000” fillimisht u botua në formë letrash të vendosura në pakot e cigareve, e pastaj nisën të shiten në formë kartëpostalesh, transmeton Koha.net shkrimin e Publicdomainreview.

Por, ashtu siç ndodh rendomë me parashikimet, artisti nuk ka mundur të parashohë me siguri qind për qind, por është interesant se disa nga zgjidhjet janë jashtëzakonisht të afërta me të sotmen.

Janë së paku 87 pjesë të ngjashme që artistët parisienë i kanë përgatitur për Ekspozitën Botërore në Paris, më 1900.

Fatkeqësisht, një numër i madh veprash të Cotes panë dritën vetëm më 1986, kur ato ranë në dorë të shkrimtarit Isaac Asimov, i cili vendos t’i botojë.

[b]Shiko te gjitha fotot[/b]