Këto janë dhjetë reklamat më të mira të vitit 2015 (Video)

Kurrë nuk ka qenë e lehtë, të injorohet një reklamë. Me shtimin e televizioneve kabllore, me rritjen shumë të madhe të reklamave në blloqe dhe me përpjekjet e mundimshme për t’u lidhur me shërbimet mobile, nuk është më e sigurt nëse përdoruesit shikojnë atë se çfarë përmban reklama.

Dikur njerëzit i shijonin reklamat nga dhoma e ndejës përmes televizionit, por format moderne të mediave kanë bërë që njerëzit të ndryshojnë mënyrën si e shohin televizorin, se si i lexojnë lajmet, apo shikojnë në internet.

Kjo ka bërë që shumë agjenci të ndjehen në rrezik dhe të marrin guximin të shtyjnë limitet për të bërë diçka të veçantë, në mënyrë që të dallohen nga të tjerët.

Telegrafi ju sjell më poshtë reklamat më kreative të këtij viti që kanë qenë larg përditshmërisë dhe të zakonshmes.

SHTETET E BASHKUARA, KUNDËR DHUNËS SË ARMATOSUR – “SHITORJA E ARMËVE”

//youtu.be/1nAfWfF4TjM

Agjencia e marketingut Grey ka sjell nga afër pamjet se si duket një shitoreje armësh, që është hapur së fundmi në Manhattan. Secili model i armëve është i shënuar kinse është përdorur si qitës në masë, në aksident shtëpiak, vrasje apo vetëvrasje.

HYUNDAY – “NJË MESAZH PËR NË HAPËSIRË”

//youtu.be/3EOAXrTrsOE

Cila është mënyra më e mirë që një 13-vjeçare të komunikojë me babin e saj, i cili për një kohë ishte në Qendrën Ndërkombëtare të Hapësirës? Natyrisht, të radhitni një numër të veturave luksoze dhe t’i vozisni nëpër rërën e shkretëtirës, duke bërë shkronja kilometrike të cilat shihen nga stratosfera. Mirë, kjo metodë nuk bën në praktikë, por megjithatë duket si një shfaqje të mrekullueshme. Hyunday ka fituar shumë përmes kësaj reklame që ka zgjuar vëmendje e madje dhe ka thyer edhe një rekord Ginisi.

AD COUNCIL – “DASHURIA NUK KA SHENJA”

//youtu.be/PnDgZuGIhHs

Bukuria është thellë brenda trupit, ndërsa po del se nuk ka mënyrë më të lehtë për t’ju treguar njerëzve këtë në mënyrën më të thjeshtë. Në një reklamë të bërë për Shën Valentin, shihen skelete të ndryshme, që vallëzojnë prapa një ekrani me rreze X. Me të dalë nga aty, shihet se shumë çifte janë homoseksualë, të racave dhe religjioneve të ndryshme. Mesazhi i fshehur është: Hiqeni paragjykimin që keni për grupe të ndryshme dhe trajtojini të gjithë në mënyrë njerëzore.

GEICO – “E PASHMANGSHME”

//youtu.be/pvcj9xptNOQ

Hulumtuesit kanë bërë të ditur se vetëm një numër i vogël njerëzish i shikojnë reklamat deri në fund, duke ndaluar menjëherë sapo del opsioni “kalo”. Por, Geico ka gjetur një mundësi të tërheq vëmendje, në sekondat e para të transmetimit. Reklama “E pashmangshme” është krijuar nga Martin Agency, e ku tërë ngjarja ndodhë në pesë sekondat e para. Më pas aktorët ngrihen, derisa gjithçka rreth tyre shembet.

ATLANTIC GROUP – “37 DITËT”

//youtu.be/Yv-of6kBe78

Kompania evropiane për ngrohje, Atlantic Group, e ka futur produktin e tyre në atë që duket të jetë testimi më ekstrem i një ngrohësi elektrik. Në një mal në British Columbia, që është mbi 8,000 metra lartë nivelit të detit, është vendosur një kub xhami me dy ngrohës elektrikë. Në temperatura -30 gradë Celsius, pajisja arrin të krijojë një kopsht të gjelbëruar për 37 ditë.

COMCAST XFINITY – “EMILY’S OZ”

//youtu.be/ZU7NU_fsaSU

Versioni i vajzës së verbër shtatëvjeçare, për Oz-in, është kthyer në një reklamë të mahnitshme me ndihmën e animatorëve, dizajnerëve dhe artistëve të grimit. Kompania e ka pyetur vajzën Emily, se si do të dukej vendi që ndodhet diku prapa ylberit. Ekipi ka krijuar secilën fjalë. Kjo reklamë është bërë me qëllim të ndihmojë njerëzit me nevoja të veçanta.

TALWAR BINDI – “PIKA QË SHPËTON JETËN”

//youtu.be/Sclg_AfGzcE

Mungesa e jodit, një gjendje që ndikon në shumë sëmundje tjera, është problem shumë i madh për miliona gra, në pjesë rurale të Indisë. Me këtë rast, shoqata filantropike Grey Singapore, së bashku me Talwar Bindi, kanë krijuar diçka që do të ndihmonte këto gra në baza ditore. Si rezultat ishte “Pikë që shpëton jetën”.

VOLVO – “NGJYRA E JETËS”

//youtu.be/CfWzeGlaFvI

Prodhuesi i veturave ka vënë vëmendjen tek rastet e shumta të aksidenteve që u ndodhin çiklistëve gjatë natës. Ata e kanë krijuar një sprej i cili ndriçon natën, në mënyrë që të shihen këta dhe të shmanget përplasja.

MTV – “EKIPI I BARDHË”

//youtu.be/U6JrJFJs0GA

“A është ngjyra e lëkurës suaj ajo që ju bën të mbeteni prapa? A jeni të lodhur nga sistemi paragjykues në baza ditore?”! Kjo reklamë është satirike, ku një mashkull i bardhë tregon se si sillen të bardhët me të tjerët. Reagimet për kompaninë nuk kanë qetë të gjitha pozitive: disa e kanë akuzuar se po hedh dritë mbi çështje me rëndësi, por MTV e ka prekur një pik të cilën agjencitë tjera të marketingut nuk e kanë arritur.

CHEVY – REKLAMA PËR SUPER BOWL

Mirë, kjo është një mënyrë e mirë për të tërhequr vëmendjen e shikuesit të televizorit. Kompania e prodhimit të veturave Chevy, i ka mashtruar miliona shikues të Super Bowl-it, me anë të kësaj reklame 30-sekondëshe, duke menduar se kanë probleme me rrjetin kabllor. Qëllimi i kësaj reklame ishte të ilustrojë efektet e Wi-Fi-së, si dhe për të promovuar rrjetin e internetit brenda veturave Chevy. /Telegrafi/

Shume te veçanta te gjitha!