Këto janë fjalëkalimet që nuk duhet përdorur!

Fjalëkalimi konsiderohet ende nga shumica, më shumë si një pengesë në hyrjen e menjëhershme në një shërbim në internet sesa si një sistem për të mbrojtur të dhënat e çmuara e të ndjeshme.

Ndodh kështu që përdorues të shumtë të rrjetit përdorin fjalëkalime të lehta për t’u gjetur, duke vënë në rrezik privatësinë e tyre informatike.

SplashData, ndërmarrja që punon në sektorin e sigurisë shifrore, ka hartuar listën e 25 fjalëkalimeve më të përdorshme e kështu më të lehta për t’u zbuluar nga ana e hackerave.

E ka bërë duke u bazuar në mbi 3 milionë fjalë çelës “të vjedhura” në 2014.

Epo mirë, mbreti i pasfiduar nga fjalëkalimet e padobishme është “123456”. Në dhjetë vendet e para të klasifikimit të fjalëve kyç më të përdorura gjejmë variante të tjera, si “12345”, “12345678” e “1234”.

Si konkluzion, duke marrë parasysh përdorimin e tyre masiv, këto fjalëkalime numerike janë të parat që provohen nga hackerat për të dhunuar hyrjen. Fjala e dytë çelës më e përdorur është përkundrazi alfabetike: “Fjalëkalim”; midis të parave është edhe “qwerty” (e formuar nga gjashtë shkronja variacion në sekuenca horizontale mbi tastierë).

Shumë të hasura janë edhe fjalëkalimet që rimarrin terma të lidhura me personin (dita e lindjes, emra të fëmijëve…).

Për të patur një ndihmë në krijimin e fjalëve kyçe, mund të jenë të dobishme faqe interneti si www.makemeapassword.com, ose www.safepassword.com. Në rrjet gjenden edhe shërbime që provojnë nivelin e sigurisë (për shembull, www.passwordmeter.com). /bota.al/