Kidman aksidentohet gjatë xhirimeve

Një lajm i pazakontë është bërë i ditur nga mediat së fundi në lidhje me jetën e aktores së mirënjohur australiane. Ylli i Hollivudit, aktorja Nikol Kidman është lënduar gjatë xhirimeve të filmit të saj më të fundit. Bëhet falë pikërisht për xhirimet në terren të një filmi në Los Anxhelos.

Incidenti ka ndodhur kur makina e saj është përplasur dhunshëm me panelet e xhirimit. Aktorja është dërguar menjëherë në spital, ku i është dhënë ndihma e nevojshme për disa plagë të lehta. Burime pranë saj bënë të ditur se nuk kishte asgjë për tu shqetësuar dhe aktorja ishte jashtë rrezikut, por kishte marrë disa lëndime të vogla në një përplasje të papritur. Ajo është duke xhiruar filmin e saj të ri “Pushtimi” me Daniel Kraig.