Kitaristi i Madonna dhe Michael Jackson vdes i harruar

Ish kitarristi i yjeve vdes i harruar

Diva e muzikes pop, Madonna por edhe emra te tjere te medhenj te muzikes, jane vene ne qender te kritikave per shkak te nje skandali qe ka lidhje me vdekjen e ish kitarristit te tyre, David Williams.

Muzikanti nuk ishte ne gjendje te paguante sigurimet shendetesore, duke nderruar jete pasi vuajti disa dite nga problemet me tensionin e larte. Familjaret e tij kane reaguar menjehere, duke sulmuar yjet ne krah te te cileve Williams ka luajtur ne skenat e botes per vite me radhe.

Ne kete rrjete bie edhe Madonna, e cila ka pasur nje bashkepunim shume te ngushte me ish kitarristin 58 vjecar. Ajo e pati Williams perkrah ne turneun e vitit 1987, por ai ka punuar ne turne edhe me Michael Jackson, Chaka Khan e Lionel Richie.

Asnje prej emrave te siperpermendur nuk eshte kujtuar per ish bashkepunetorin, te cilit i mungonin parate per t’u kuruar. Per disa jave rresht, Williams jetoi ne gjendje koma ne spitalin e Hamtonit por mjeket nuk munden ta ndihmonin pasi ai nuk kishte paguar asnje siguracion dhe fundi erdhi shpejt.

Te punosh gjithe jeten tende dhe te mos kesh asgje.Ky eshte nje fakt duhet te mendosh per jeten tende vet se askush nuk mendon per ty.

Kjo është Amerika. Në spitale ligjin e bën financieri dhe jo mjeku. Humanizmi është i shkallës zero.

ns

Po pak njerez e besojne kete qe ti ke shkruar, te gjithe besojne se Amerika eshte nje vend qe mund te jetosh ne menyre te shkelqyer se dine qe Amerika eshte vendi ku njerezit i mbyt inshurenca per mjekun;eshte me vend ajo shprehja qe themi ne andej mos u befsh per mjek po hapja vetes gropen. :wink:

Per Michael Jackson ska pse qahet eshte duke kerkuar pare per vete, po per Madonnen skam çfare te them!

Nuk eshte rasti pare qe talentet kane kete fund tragjik.