Klubet i kërkojnë FSHF-së: Superliga me 16 skuadra!

12 klubet e kategorisë superiore të kampionatit që u mbyll, katër prej të cilave, në përfundim të tij, zbritën një kategori më poshtë, kanë unifikuar qëndrimin e tyre, sa i takon strukturës së kampionatit pauses. Përmes një kërkese zyrtare, të firmosur nga drejtuesit e të gjitha skuadrave në fjalë, i kërkohet Komitetit Ekzekutiv të FSHF‑së, si organi i vetëm adapt për këtë punë, që të ndryshojë struktura dhe numri i pjesëmarrësve në kampionatin e 71‑të kombëtar të futbollit, kategoria superiore.
Më konkretisht, kërkohet në mënyrë unanime që superliga, edicionin e ri 2009-2010, me nga 12 skuadra që ishte deri tani, me tri faza, të bëhet me 16 pjesëmarrës, me dy faza, me ndeshje vajtje‑ardhje. Pra, kjo strukturë nënkupton mbetjen në superligë të katër skyadrave elitare që ranë një kategori më poshtë, në fund të kampionatit që u mbyll (Partizani, Bylis, Elbasani dhe Lushnja), shtoju këtyre edhe katër të tjerat, që u ngjitën nga kategoria e parë e edicionit të shkuar (Laçi, Skënderbeu, Gramozi dhe Kastrioti). Më poshtë do të japim të plotë tekstin e kërkesës së 12 drejtuesve të klubeve, drejtuar presidentit të FSHF‑së, Armand Duka, dhe Komitetit Ekzekutiv. Njëherazi, kujtojmë se rregullorja e aktivitetit, edhe për këtë problem, saktëson se struktura e kampionatit ndryshon një edicion më parë, që do të thotë se skema me 16 skuadra, e propozuar në kërkesën në fjalë, në bazë të rregullores, mund të hyjë në fuqi jo kampionatin e 71‑të kombëtar, që fillon në fund të gushtit të këtij viti, por në tjetrin, atë pasues, të 72-in, që fillon gushtin e vitit 2010. Megjithatë, mbetet për t’u parë si do të receptohet kjo kërkesë e të gjitha klubeve në unison, e qasur me rregulloren përkatëse. Gjithashtu, mbetet për t’u parë edhe reagimi i klubeve që kanë firmosur, nëse federata refuzon kërkesën e tyre, duke qenë se janë ato, aktorët realë të garës.

Ja teksti i plotë i kërkesës:

Të nderuar Zotërinj, anëtarë të komitetit Ekzekutiv të FSHF‑së! Me anë të kësaj kërkese i kërkojmë FSHF‑së që superliga shqiptare, në edicionin 2009‑2010, me nga 12 skuadra pjesëmarrëse, që është parashikuar, të përbëhet nga 16 të tilla. Skema që ne propozojmë për të bërë këtë ndryshim është si më poshtë: Në përfundim të kampionatit të 70‑të kombëtar të futbollit, asnjëra nga skuadrat e tij pjesëmarrëse të mos zbresin automatikisht një kategori më poshtë, por të shtohen edhe katër skuadrat e kategorisë së parë, të renditura në vendin e 1‑rë, të 2‑të, të 3‑të dhe të 4‑t, në kampionatin e fundit.

Në vijim po ju paraqesim edhe arsyet kryesore pse e kërkojmë këtë ndryshim:

  1. Kampionati i superiores do ta ndiente shumë mungesën e skuadrave të tilla si Partizani, Elbasani e Lushnja, nëse në edicionin 2009‑2010 do të luanin në kategorinë e parë.

  2. Me përmirësimin e infrastrukturës, në sajë të punës së FSHF‑së, nuk ka sens që qytetarë të qyteteve të tilla si Elbasani, Lushnja etj., të privohen për të parë elitën e futbollit shqiptar në stadiumet e tyre.

  3. Skema me dy ndeshje, vajtje‑ardhje, krijon më shumë barazi mes skuadrave, se sa aktualja, me 3 ndeshje, ku fati i renditjes pas fazës së dytë luan një rol të rëndësishëm.

Në faksimilen shoqëruese më poshtë shikohen edhe personat dhe klubet që përfaqësojnë, që kanë kërkuar ndryshimin e struktuës së superligës në edicionin 2009-2010.

Ide e mir…

Struktura e ardhshme e Superliges Shqiptare do te vendoset vetem pas bisedave me ekipet e Superliges, ato te Kategorise se Pare dhe udhezimeve te UEFA-s.

Pas kerkesave per futjen ne Superlige edhe te 4 skuadrave te tjera qe e con numrin ne 16, Komiteti Ekzekutiv i Federates Shqiptare te Futbollit ka ngritur nje grup pune per t’i shqyrtuar ne menyre zyrtare kerkesat e klubeve te cilat deshirojne nje gje te tille, nderkohe qe padyshim do te merret edhe mendimi i drejtuesve te organizmit te futbollit europian UEFA-s.
Nderkohe ne mbledhjen e se merkures, Komiteti Ekzekutiv prane Federates Shqiptare te Futbollit ka vendosur qe duke filluar nga ky sezon do te startoje dhe futbolli i femrave. Federata Shqiptare do te financoje kampionatin e pare kombetar per femrat qe pritet te startoje ne tetor.

Interesant do jete futbolli i femrave :slight_smile: