Kolonja promovon albumin e ri

Këngëtari nga Maqedonia, Selami Kolonja, ka shtuar edhe një album të ri në krijimtarinë e tij muzikore.
Të shtunën mbrëma, Kolonja ka promovuar albumin e tij “Natë pa hënë”, me ç’rast ka bërë edhe promovimin e videoklipeve të tij.

Kolonja konsiderohet si njëri nga këngëtarët që i ka qëndruar besnik muzikës së mirëfilltë shqipe, ndërsa albumi i tij i ri është vetëm një vazhdë e krijimtarisë së tij mjaft të pëlqyer nga të gjitha gjeneratat.