Kompjuteri i "parë" i Apple shitet në ankand për 213,600 dollarë

Më herët gjatë k[b]ëtij muaji padyshim që keni të dëgjuar se një kompjuter Apple-1 do të vendos në ankand për një vlerë fillestare prej 150,000 dollarë.

Ky ankand tan[/b]i ka marrë fund dhe kompjuteri që ka debutuar në vitin 1976, për një çmim prej 666,66 dollarë, dhe i ndërtuar nga Steven P. Jobs dhe Steve Wozniak, bashkë themelues të Apple, është shitur për 213,600 dollarë.

Kjo mund të quhet Bilisht një kthim shumë i mirë i investimit, në veçanti nëse vihet në konsiderim se shumica e teknologjive humbin në vlerë gjersa ato bëhen më të vjetra.

Sasia, që ka përfshirë kompjuterin Apple 1, një kasetë Apple me kartelën e ndërfaqes, një letër të shkruar dhe të nënshkruar nga “Steve Jobs” dhe një bollëk i të mirave tjera, është paraqitur për shitje gjatë ditës së martë.

Kush ishte ofertuesi më i lartë? Sipas Affaritaliani.it, një gazetë italiane online, Marco Boglione, një biznesmen Italian që pëlqen të koleksionojë gjëra të lidhur me teknologji, ka qenë ofertuesi më i lartë.

Të qenit në pronësi të një Apple-1 është padyshim diçka që mund të quhet “qershi në maje të tor”ës" për çfarëdo koleksioni historik kompjuterik. Në treg për shitje kanë qenë të ndërtuara më pak se 200 njësi, para se Apple të bënte kalimin në Apple-II. Apple-1 gjithashtu konsiderohet si një prej gjeneratave të para të kompjuterëve që kanë udhëhequr gjenezën e revolucionit të kompjuterit të shtëpisë.

Ankandi i Apple-1 ishte pjesë e një serie të ankandeve të teknologjisë së lartë që është mbajtur të martën përmes Christie. Një makinë shfrimi Engima, që ishte përdorur për të enkriptuar mesazhe sekrete gjatë Luftës së Parë Botërore ishte vendosur gjithashtu në ankand, dhe kishte arritur të shitej për 107,000 dollarë. /pcworld.al

Instalohet Photoshop aty valle :slight_smile:

Do te me pelqente dhe mua ta kisha! por jo ta paguaja aq!

Me ate cmim aq te kripur nuk me shkon ndermend

Qenka viti qe po dalin ne aste kompjuterat e vjeter!

//youtu.be/w9NTpiC2N-E

Sapo pashe ne eBay qe dhe ky kompjuteri Apple Lisa 1, nje nder kompjuterat e pare te Apple eshte vene ne aste. Asemblimi eshte kryer vete nga Steve Wozniak, partneri i Steve Jobs.

Me ate duket sikur po pergjojme “Ufot”