Koncept motoskafi nga Mercedes (Foto)

Mercedes-AMG dhe Cigarette Racing Team kanë prezantuar konceptin e parë të motoskafit, i cili do të quhet Cigarette Racing 50 Marauder GT S.

Inspirimi për këtë motoskaf është marrë nga modeli Mercedes-AMG GT S dhe posedon një eksterier me ngjyrë të zezë mat dhe me elemente të verdha SolarBeam, ndërsa enterieri është i kombinuar me ngjyrë të verdhë dhe zi. Po ashtu, ky model posedon etiketat AMG, Bluetooth, katër ekrane me rezolucion të lartë, sistemin e navigimit Garmin.
Përderisa vetura rrugore Mercedes-AMG GT S posedon motor 4.0 l Twin-Turbo me kapacitet prej 510 KF, ky motoskaf posedon dy motorë Mercury, të cilit i mundësojnë shpejtësinë maksimale deri në 135 milje në orë apo 217 kilometra në orë.
Koncepti Mercedes-AMG Cigarette Racing 50 Marauder GT S është i gjatë 15 metra dhe 2.4 m i gjerë, ndërsa është i ndërtuar nga një material me peshë shumë të lehtë, gjë që e cila e bënë këtë motoskaf të peshojë rreth 450 kilogramë më pak sesa që është pesha standarde e homologimit.
Edhe pse zyrtarisht është një koncept, kompania Mercedes në deklaratë ka thënë se Cigarette Racing 50 Marauder GT S do të kushtojë 1.2 milion dollarë. /Koha/Telegrafi/

Nuk kushton fare dhe sidomos per shpejtesi qenka cop cop :smiley: por ama design e paska fantastik :stuck_out_tongue: