Koncepti futurist i veturës së re nga BMW (Video)

Në festimin e 100-vjetorit të prodhimit të veturës së parë, BMW e ka prezantuar konceptin për modelin e ri të quajtur ‘Vision Vehicle’.

Për dallim nga konceptet tjera, që janë shumë futuristike dhe të pamundshme, ky version nuk dallon shumë nga veturat që sot lëvizin nëpër rrugë, porse ka disa finesa shumë delikate.

//youtu.be/zdPulrRhvS4

Rrotat e kësaj veture janë të mbështjella dhe nuk shihen teksa ryejnë lëvizjet e nevojshme.

Në pjesën e brendshme, forma rrethore e timonit është zëvendësuar me një drejtues me dy doreza.

Në videon e publikuar, shihet se si vetura vozitet vet, ndërsa asistohet nga shoferi, i cili merr njoftime të ndryshme nga xhami që ka përpara.

//youtu.be/mQZgxr7AiU4