Koncerti i veçantë i Lady Gagas

Lady Gaga është shprehur e entuziazmuar kur ka dëgjuar se dy meshkuj kanë bërë seks në koncertin e saj.
Këngëtarja e hitit “Poker Face” thotë se koncerti më i dashur për të deri më tani ka qenë ai i New Yorkut, ku kishte qenë e pranishme edhe Mbretëresha e muzikës pop, Madonna, derisa në të njëjtin koncert dy meshkuj kishin pasur marrëdhënie seksuale.

“Motra ime më shkroi mesazh: ‘Madonna është katër metra e gjysmë larg meje dhe më andej janë dy meshkuj duke bërë seks. E mbaj mend të kem menduar: ‘Kjo është pikërisht ajo që kam dashur. Ka ardhur Madonna dhe ka seks homoseksualësh”, ka shpjeguar këngëtarja.