Konkursi Fotografik - 100 Vjet Pavaresi

100 Vjet Pavarësi - Konkursi Fotografik

Me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë, Lirenti.com organizon konkursin me temë Kuq e Zi 2012!

Fotot duhet te jene te shkrepura nga ju dhe te kene si teme Shqiperine/Pavasine, çdo relik tjeter qe eshte e lidhur me kete fest!

Vendi i pare do të marri si dhuratë një Bluze me Foton e Fituese.

Rregullojra e konkursit:

  1. Konkursi është i hapur për të gjithe anetaret e forumit me te pakten 5 postime.

  2. Foto për të marrë pjesë në konkurs duhet të dërgohet në adresën: live @ lirenti.com e bashkangjitur ose një link ku keni vendos foton.

  3. Në email duhet të shkruani një titull për foton.

  4. Në email duhet të specifikoni emrin që keni në forum.

  5. Dimesionet e fotos duhet të jene të paktën 1024x768.

  6. Foto duhet të jete në formatin JPG ose PNG dhe në maksimumin e cilesisë.

  7. Foto duhet të jetë e shkrepur nga ju dhe nuk duhet të përmbajë imazhe me të drejta autori.

  8. Mund të dërgoni vetëm 1 foto për të marrë pjesë në konkurs dhe ajo nuk mund te ndërrohet më pas.

  9. Foto që do të dërgoni, nuk duhet të bëhet publike nëpër faqe të tjera si dhe në Lirenti.com derisa të shpallet fituesi.

  10. Foto nuk duhet të jetë 100% Photoshop por mund të bëni modifikime.

  11. Konkursi do të vlejë vetëm nëse arrihet një kuote e caktuar pjesëmarrësish.

  12. Ju mund të dërgoni foton tuaj dëri më 31 Tetor 2012.

Suksese të gjithë pjesëmarrësëve dhe fitoft më i miri!

Stafi i Lirenti.com

Suksese te gjith pjesemarresve dhe uroj qe te dali dicka FANTASTIKE!! :slight_smile: :slight_smile:

Respekt!

ishalla esht e bukur ajo bluzja :roll:

…kam ca pyetje
kemi te drejt te cojm vetem 1 foto ?
the qe kjo foto duhet te jet e shkrepur nga vet ne…
na jep ndonje ide?..

Fotot duhet te jene te shkrepura nga ju dhe te kene si teme Shqiperine/Pavasine, çdo relik tjeter qe eshte e lidhur me kete fest!

Po ne konkurs, çdo anetar ka te drejt te dergoj 1 foto te vetme dhe ajo smund te ndryshohet po u dergua ne email.

Stafi

kuptova…

un e kam 1 bluze me Shqiponje dhe Kuq e Zi eshte kuptohet :slight_smile: por nuk ka dicka ne lidhje me 100 vjetorin e pavarsise ne te… :S

tha qe lejohet cik photoshop … kshu qe rregulloje , shtoji ndonje gje bluzes :winki:

un kam dicka ne mendje , po se them se me vjedhin iden :roll: … :stuck_out_tongue:

ahah photoshop… e humbas rrugen ne oborr te shpise un aty :smiley: lol :stuck_out_tongue:

haha, jo mos e 3go :stuck_out_tongue: :stuck_out_tongue:

Shume ide e bukur. Suksese te gjithe pjesmarresve! :slight_smile: