Kosovari që veshi Lionel Mesin

Lojtari më i mirë në botë tre herë rresht në vitet e fundit, Lionel Messi është veshur nga një shqiptar i Kosovës. Muhamet Hasani, ose Muki, siç njihet ndryshe, është rrobaqepës dhe punon në firmën italiane “Ermenegild Zehna”.

Ai jeton në Barcelonë prej vitit 2000, kurse gjysma e jetës i ka shkuar në kurbet. Kosovën e ka lëshuar në vitin 1989. “Në këtë firmë punoj nga viti 1995, shtatë vjet kam punuar në Angli, kurse nga viti 2000 në Barcelonë. Rrobaqepës kam punuar edhe në Prishtinë”, tha Hasani për gazetën Sport.

Ky 45-vjeçar gjatë punës së tij ka pasur shumë myshterinj, por klienti më i veçantë ka qenë argjentinasi, të cilin e udhëzoi si të vishet për ceremoninë e marrjes së çmimit “Topi i Artë 2010”.

“Para se të shkonte në Zurich për ta pranuar “Topin e Artë” 2010, ai ishte në firmën tonë, së bashku me babanë, vëllezërit dhe shoqërues të tjerë. Erdhi për të zgjedhur rrobat që do t’i vishte në ceremoni. Fillimisht më kërkoi që t’ia bëja një propozim. I thashë të veshte këmishën e bardhë, katin e zi, kurse kravatën e kaltër, pasi kjo e fundi do t’i shkonte me ngjyrat e shtetit të tij, Argjentinës. Ai pranoi me kënaqësi. Ato rroba ia dërguam në Zvicër dhe më pas i veshi në ceremoni”, tregon Muki.

Burimi: Kopjo.com

jan perhap shqiptaret