Kosovën dhe Evropën i pret " dimri i shekullit"

Ndryshe do të jetë ky dimër për kontinentin e Evropës, vlerësojnë eksprestët. Sipas Domink Jung, ekspert nga Gjermania, dimri që po vjen tani, do të jetë tejet i ftohtë. Si arsye për parashikimet e tilla Jung ka përmendur rrymat e Arktikut që depërtojnë deri tek Evropa, ashtu si edhe aktiviteti i ulët diellor. Radiostacioni rus, “Zëri Rusisë”, ka raportuar se Evropën e pret dimri i shekullit, raporton e përditshmja vjenezë, “Ostereich”, transmetin INA. Sipas ekspertëve ka mundësi që Evropa të përballet me dimrin më të ftohtë të 100 vjetëve të kaluar.