Krijuesi i Vine e prezanton aplikacionin e ri, Peach

Dom Hofmann, themeluesi i Vine këtë javë zbuloi një aplikacion të ri social, të cilin e ka quajtur Peach.
Aplikacioni është projektuar për të siguruar shumë argëtim dhe një mënyrë të thjeshtë për t’i mbajtur në kontakt miqtë tuaj por njëkohësisht duke ju lejuar të “jeni vetëvetja” , thotë Hofmann.

Aplikacioni i ri Peach është tani në dispozicion për tu shkarkuar falas nga App Store dhe ndan përditësimet e vogla ditore me miqtë tuaj, ndërsa postimi në aplikacion është aq i lehtë sa dërgimi i një mesazhi, thotë Hofmann.