Krishtlindjet dhe Viti i Ri, pese rregullat anti-stres per ciftin


Festa me e dashur dhe pritja e vitit mund te jete shume stresuese per ciftin. Secili prej nesh impenjohet mesatarisht trembedhjete dite ne vit ne pregatitjen e Krishtlindjeve permes pazarit, paketimit te dhuratave, dekorimin dhe pergatitjen e pemes se Krishtlindjeve, kuzhines dhe pastrimit te shtepise.Me pak fjale, nje uragan i vertete i angazhimeve qe shpesh ndikojne ne mirqenien dhe harmonine e ciftit. Ja disa rregulla per te perballur festat me shpirtin e duhur dhe te evitoni te transformoni motivin ne zenka dhe tension

.Rregulli 1: Komunikimi Si gjithmone eshte dialogu celesi thelbesor per te zgjidhur problemet. Perpiquni te flisni per pritshmerite tuaja, per gjerat qe nuk shkojne mire, perballuni me problemet para se te behen te thella. Eshte mire te sqarohen qe ne fillim cilat jane enderrat tuaja dhe pritjet tuaja per Krishtlindje: te vendosni me ke doni t’i kaloni festat, nese i jepni vetes nje udhetim te vogel, se si te shpenzoni kohen ne cift dhe ne familje.

Rregulli 2: Bashkepunimi
Pastrimi i shtepise, ftesat e te afermve, organizimi i drekave dhe darkave, zgjedhja e dhuratave, shfaqjet e femijeve, impenjimet jane kaq shume saqe kerkojne nje ndarje te rrepte dhe te drejte te punes. Organizoni familjen duke ndare detyrat e ndryshme, ne menyre qe te gjithe te bashkepunojne dhe te bejne pjesen e tyre.

Rregulli 3: Pauze, relaksim
E pamundur per te vajtur deri ne fund pa probleme, nese nuk ndaloni here pas here dhe nuk merrni pak hapsire per veten.
Per nje dush gjallerues, mbushni vasken me uje te ngrohte duke i shtuar aromatizues dhe esence qetesuese. Dedikojini te pakten nje ore vetes, dhjete minuta per te pregatitur ambjentin, dhjete minuta per qendrimin ne vaske dhe 10 minuta te tjera per te thare me kujdes lekuren, dhe ta lyeni me nje krem zbutes. Edhe Ai, duhet te kete nje hapsire ku t’i dedikohet pasiononeve te veta ose thjesht te relaksohet.

Rregulli 4: Vendosni pak piper
Edhe ana sensuale e raportit nuk duhet te neglizhohet, blini disa dhurata romantike, surprizo partnerin tuaj me ndonje ide seksi, organizo nje mbremje vetem per ju te dy, me nje finale “pikante”.

Rregulli 5: Ana argetuese e Krishtlindjeve
Krishtlindjet duhet te jene para se gjithash nje feste, mos mendoni shume per mendimet e te tjereve qe gjithcka duhet te jete absolutisht perfekte. Pak humor dhe shkujdesje do t’ju ndihmojne te gjeni shpirtin e vertete te Krishtlindjeve, prandaj mos u shqetesoni dhe perpiquni te jeni te lumtur.

Internesante keto

Dhe ne festa paska stres!! :expressionless: