Kristi Spahiu - Shkrimtari i Verber

Pershkrimi:
Romani “Shkrimtari i Verbër” i autorit Kristi Spahiu rrëfen jetën e një shkrimtari duke eleminuar disa elemente që shumë prej nesh i konsiderojnë bazike për një libër, roman pa fabul, pa kohë dhe vend. Një shkrimtar që njeh uljet dhe ngritjet e jetës së tij nëpërmjet personazheve të tjerë duke e prekur rrallë herë vetveten.
Shkrimtari i verbër udhëton nga libri në libër nga historia në histori duke lënë gjurmët e veta tek çdo personazh, por pa e shpalosur veten, për atë që është. Duke e shijuar suksesin e tij si një shkrimtar shumë i adhuruar jashtë kamerave duke iu përgjigjur lexuesëve në heshtje e duke ndërthur jetën e tij me dëshirat dhe pritshmëritë e të tjerëve ai shëndërrohet në çdonjërin prej nesh merr fytyrën tonë, jetën tonë dhe jeton me të. Një libër që ia vlen të lexohet për frymën e re në letërsinë shqiptare mbi të gjitha për guximin që secili prej nesh duhet të gjejë për të pranuar veten për atë çfarë është.

Intervista e shkrimtarit:
Kristi Spahiu - Duke goditur këmbanat e letërsisë shqipe - Flogerta Krypi Writings - Gerda Deutschland https://flogertakrypi.weebly.com/interviews--meetings-with-writers/kristi-spahiu-duke-goditur-kembanat-e-letersise-shqipe